NATYRALIZIMET - DHOMAT E PARLAMENTIT ZVICERAN ENDE KANË MOSMARRËVESHJE
E Hënë, 03.10.2014, 05:48pm (GMT+1)
VOAL - Këshilli i Shteteve ende është në favor të një qëndrimi prej 8 vitesh, ndërsa Këshilli Kombëtar është shprehur për një periudhë 10 vitesh, si kusht për shtetësinë zvicerane. Të dyja palët pajtohen që patjetër duhet të kesh lejen C për të kërkuar që të jesh qytetar helvetik.
Me 22 vota kundrejt 19, Këshilli i Shteteve ka miratuar qëndrimin e tij të hënën (sot) për një qëndrim 8 vjet në Zvicër, ndërsa shumica e Këshillit Kombëtar ka votuar për një periudhë së paku 10 vjet për të filluar procedurën e kërkimit të shtetësisë zvicerane.
Dhoma e Kantoneve ka hedhur poshtë idenë se qëndrimi në kantonin kompetent duhet të jetë 3 deri në 5 vite për kërkimin e qytetarisë helvetike. Shumica e dy dhomave është se 3 vjet janë të mjaftueshme. SDA/ATS
www.voal-online.ch
|