VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Fotoreportazh nga manifestimi i 24 vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në ZvicërDONIKA GËRVALLA - 'KOSOVA GJENDET NË NJË UDHËKRYQ TË MADH'

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 08:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Fotoreportazh nga manifestimi i 24 vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Zvicër
DONIKA GËRVALLA - 'KOSOVA GJENDET NË NJË UDHËKRYQ TË MADH'

E Hënë, 05.05.2014, 10:52am (GMT+1)



Të gjithë në këmbë për Hymnin e Dardanisë.

Me rastin e 24 vjetorit të themelimit të degës së LDK-së për Zvicër, me 3.05.2014 (e shtune) në Grenchen të Solothurnit, u mbajt një manifestim festiv, ku me këtë rast, nga Prishtina, kishin ardhur, Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës i shoqëruar nga nënkryetari, Ismet Beqiri dhe Agim Veliu, njëherit kryetar i komunës së Podujevës.

isa mustafa te musaaaaa
Me këtë rast, delegacioni në fjalë, para fillimit të kësaj ngjarjeje të shënuar, vizituan selinë e Shtëpisë Filmike VSE dhe të Shoqatës Kulturore Shqiptare «Faruk Begolli» në Grenchen të Solothurnit, ku me këtë rast, i mirëpritën, presidenti i kësaj shoqate z.Ajet Avdyli, Musa Limani nënkryetar e producent i filmit «Lot Mërgimi», Musa Sylejmani sekretar, Emin Musliu anëtar, si dhe Silver Kordiqi anëtar. Z.Avdyli, falënderoi kryetarin e LDK-së dhe stafin e tij dhe të pranishëm të tjerë, që kanë gjetur mundësi, për të vizituar këtë shoqatë kulturore dhe e njoftoi për punën, që ka bërë dhe, që po bënë, si dhe për planet për një të ardhme të shpejt.

Gjatë këtij takimi, z.Mustafa, u njoftua edhe me vështirësit e mëdha, që ishin për të realizuar pjesën e parë të projektit filmik «Lot Mërgimi», që është një serial me gjashtë pjesë, por, që deri më tash është kryer vetëm pjesa e parë dhe enkas për këtë delegacion edhe producenti i filmit, z.Musa Limani, falënderoi z.Mustafa dhe musafirët e tjerë në emrin e tij, të regjisorit Enis Limani dhe gjithë stafit të filmit e sponzorëve, si dhe shfaqi filmin, e që në fund, u ndanë të kënaqur me punën dhe temën e tij. Z.Avdyli, foli edhe për filmin në fjalë, për gjitha vështirësit, që i kanë pasur, por më në fund është realizuar, si është më së miri.

10173618_730283636993087_6797120736029651418_n

Ai ndër të tjera tha se, kishte bërë një kërkesë tek shteti zviceran, për t`i ndihmuar, që të kemi, si komunitet edhe kanalin tonë televiziv në gjuhën shqipe. E për këtë projekt siç tha ai, është punuar nga një ekip profesionistësh dhe me gjithçka është gati, por vetëm ka mbetur që të lejohet dhe më pastaj, do të jep hapësirë çdo ngjarjeje, që zhvillohet në diasporë e konkretisht në Zvicër.


1661190_730283673659750_456512892641854974_n


1480712_730561176965333_2306295368599227352_n

10157178_730561096965341_4405358302931550741_n

image-ff6cb25e778ee3f165ec0f6fb23a8552e3f499661777deb91c26842668f3570d-V

 Me që, kjo zyre e shoqatës, financohet nga veprimtari Musa Limani, z.Avdyli, falënderoi në prani të pranishmëve, si dhe theksoi, se kjo zyre, herë pas here, është në përdorim të pa rezervë edhe për nëndegën e LDK-së për këtë pjesë të Zvicrës. Ai kërkoi, që të ndihmohet diaspora shqiptare nga shteti i Kosovës, sepse këtu në Zvicër, por edhe në gjithë diasporën shqiptare, po punohet me të gjitha mundësit, që të ruhet gjuha, e tradita jonë në të gjitha drejtimet. E filmi në fjalë, është një realitet, që lotët e mërgimtarit nuk po ndalen, e në anën tjetër, ndihmat e mëdha të diasporës drejt Kosovës, siç dihet nuk janë edhe të vogëla.


Kjo zyre modeste, është një thesar i çmuar, sepse, nga këtu është përgaditur filmi, me ndihmën e aktorëve, që kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia e Lugina e Preshevës, por edhe sikur të mos ishte ndihma e sponzorëve, projekti kishte me mbet në letër. Prandaj, na nevojitet ndihma e shtetit të Kosovës, por shpresojmë shumë, se nëse do ti kaloni zgjedhjet ashtu siç mendoni, do të kujtoni edhe më shumë për këtë pjesë të kombit, për këtë diasporë, që nuk diti të ndalet e as që do të ndalet, tha ndër të tjera, z.Ajet Avdyli.

ldkkkkkkkkkk

Menjëherë, pasi e shikoi filmin në fjalë, z.Mustafa theksoi: « Fillimisht ju falënderoj për mikëpritjen dhe ju përgëzoj për punën, që paska bërë kjo shoqatë. Sa herë që vij në Zvicër, ndjehem si në shtëpinë time, kjo ndodh edhe nëpër shtetet tjera të europës apo botës, ku ka mërgimtarë. Kjo shoqatë është një çerdhe e kulturës. Ndihmat, që ia keni dhënë Kosovës si diasporë, kanë qenë të mëdha.

10154484_730561736965277_5223750971962131354_n


 10250309_730560486965402_1038852880628598929_n



E tash, Kosova, pret nga diaspora, që të investojnë në atdhe, sepse tash është koha e investimeve, koha e zhvillimit ekonomik. Edhe kjo shoqatë, luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e gjuhës amtare dhe traditave tona tek brezi i ri. Më ra në sy, duke ardhur për në Zvicër me aeroplan, që disa fëmijë mërgimtarë, flisnin gjermanisht nëmes veti. Duhet të integrohemi gjithsesi në këtë shtet apo shtete tjera, por jo, që ta harrojmë gjuhën tonë amtare. Prandaj, të punojmë në këtë drejtim edhe më shumë. Ju përgëzoj edhe njëherë në emër të stafit tim».

Manifestimi
Ashtu, siç ishte paralajmëruar, në ora 18.00, filloi edhe manifestimi festiv, kushtuar 24 vjetorit të themelimit të degës së LDK-së për Zvicër. Nga katër anët e Zvicrës, kishin ardhur veprimtarë, jo vetëm të LDK-së, por edhe bashkëkombas të tjerë, si kryesia e SHH «Medvegja», me kryetarin e saj Zenel Neziri i shoqëruar nga arkatari i Zejnullah Namani, përfaqësues të Shoqatës Humanitare «Sali Çeku», Shoqatës Humanitare « Agim Kukleci» nga Isniqi, përfaqësues të shoqatës «Zhunica», djali i komandantit të ndjerë Smajl Hajdarajt, Blerim Hajdaraj, Agim Mehmeti ish zëvendës ministër i Mbrojtjes FARK, Stefan Schwarz, ish deputet i CDU-së në parlamentin e Gjermanisë, Saim Tahiraj veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, Xhevat Rexhaj veprimtarë i dalluar i diasporës sonë e njëherit publicist e gazetarë, Shpend Shala veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, Avdyl Gërvalla publicist e veprimtarë, përfaqësues të Partis Demokratike për Integrim, Shefqet Dibrani shkrimtarë e publicist, Dr.sci.Llukman Halili, kryetari i degës së PSHDK-së Gjokë Paloka, përfaqësues të Bashkësisë Islame në Zvicër dhe Misionit Katolik shqiptarë për Zvicër, etj.

10258275_730561400298644_6062759122171609952_n

1544435_730561443631973_111803880298924061_n



 10269415_730561640298620_1025433105156451428_n


  10342838_730560073632110_4375812149563594164_n

10341623_730559943632123_456224445855647903_n

Musafirë nga Kosova kishin ardhur, Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës i shoqëruar nga nënkryetari, Ismet Beqiri dhe Agim Veliu, njëherit kryetar i komunës së Podujevës. Përveç degës së LDK-së në Zvicër me kryetar Haki Latifi, morën pjesë edhe nëndegët e Zvicrës, si dhe degët e Gjermanisë dhe të shteteve të Beneluksit.

Musafire nderi e këtij manifestimi, që u vlerësua nga shumë të pranishëm, ku dëshmuan edhe duatrokitjet e pandalshme, që ishin mbi 800 bashkatdhetarë, ishte zonja Donika Gërvalla, bija e heroit Jusuf Gërvalla. Me modesti, manifestimin e moderoi Dr.Shaqir Shala. Në skenë shiheshin famuri kombëtarë, ai zviceran dhe i Dardanis dhe gjithnjë në projektor, shihej një foto e presidentit të ndjerë, arqitektit të shtetit të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova. Ndërsa, foltorja ishte e mbuluar poashtu me fotografinë e Presidentit Rugova. Hymni i Dardanisë »Kur ka ra kushtrimi n`Kosovë», tregoi dhe fillimin e manifestimit, që të gjithë u ngritën në këmbë.

Fjalën e parë e mori veprimtari Ajet Avdyli, i cili pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit, lexoi edhe jë histori të shkurtër të nëndegës së LDK-së në Solothurn, duke e dëshmuar, se kjo nëndegë ishte dhe është shumë e fuqishme, jo vetëm në Zvicër, por në gjithë diaporën, duke kujtuar, se rreth saj, ka veprimtarë besnikë të LDK-së dhe një anëtarësi të madhe prej 300 personave, si dhe 15 të tjerë janë zviceranë dhe 10 të tjerë e kanë përaqafuar programin e LDK-së. Kjo tregon, tha ndër të tjera z.Avdyli, se nëndega e Solothurnit, ka punuar dhe po punon, që LDK në Kosovë, të fitoj zgjedhjet dhe të drejtoj shtetin e Kosovës ashtu siç do të duhej.

Ai theksoi, se në LDK ka aderuar edhe Musa Sylejmani sekretar i degës së LDD-së dhe anëtarë i këshillit qendrorë në Kosovë. Përkrahim vendimin e Këshillit Qendror të LDK-së në Kosovë, që Akademik Isa Mustafa të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Z.Avdyli, përshëndeti edhe bijën e heroit Jusuf Gërvalla, veprimtaren e njohur Donika Gërvalla, e cila ishte e pranishme.

Një fjalë rasti e mbajti edhe kryetari i degës në Zvicër, Haki Latifi, i cili pasi përshëndeti musafirët nga Kosova dhe të tjerët, foli për punën që ka bërë dega e LDK-së në Zvicër në përgjithësi dhe për përgaditjet, që është duke bërë me veprimtarët e tjerë në gjithë Zvicrën, për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Kur moderatori i këtij manifestimi përmendi emrin e zonjës Gërvalla, e gjithë salla u ngrit në këmbë dhe për disa minuta me radhë, u duatrokitë. E me të dalur në skenë zonja Gërvalla, përshëndeti organizatorët, delegacionin nga Kosova me në krye Akademik Isa Mustafa, degën e LDK-së për Zvicër, Gjermani e Beneluks, nëndegët në Zvicër dhe gjithë të pranishmit e tjerë. Zonja Donika Gërvalla, gjatë fjalimit të saj, theksoi:

«Kam dëshirë të madhe, që LDK-në ta shoh të fuqishme, si në ditët e saja të para. Kam dëshirë, që LDK-në, të mos e shoh afër aktorëve të krimit në Kosovë. Kam dëshirë, që LDK-ja ta udhëheq shtetin e Kosovës, drejt një shteti demokratik dhe me perspektivë për gjithë banorët e saj. Kisha dashur, që të bëhet një fushatë e fuqishme, që më në fund, jo vetëm LDK-së, që t`ia kthehet dinjiteti, por edhe gjithë Kosovës dhe neve në diasporë. Lidhja Demokratike e Kosovës në diasporë, ishte mbështetësja kryesore gjatë viteve të okupimit. Jemi në prag të zgjedhjeve, Kosova gjendet në një udhëkryq të madh, prandaj duhet të vendoset se kah do të shkojë Kosova».

 

Vlenë të përmendet, se gjatë fjalimit të zonjës Gërvalla, të pranishmit, me duatrokitje e përcjellnin çdo fjali të saj dhe në fund, të gjithë u ngritën në këmbë dhe e përcollën deri në vendin e saj, ku ishte i rrethuar me veprimtarë të dëshmuar nga e gjithë Zvicra, e diaspora. E pranishme ishte edhe këngëtarja e mirënjohur Adelina Ismajli, e cila u përshëndet nga moderatori në emër të këshillit organizativ.

10338347_730561123632005_3659220303275612114_n
Fjalën përshëndetëse e mori kryetari i LDK-së Akademik Isa Mustafa, i cili fillimisht, falënderoi këshillin organizativ dhe përmendi, se dega e LDK-së me nëndegët e saja në Zvicër, ishte dhe do të jetë krah i fortë i LDK-së, që prej themelimit të LDK-së me në krye presidentin Rugova.

Qeveria në largim po vazhdon të dëshmojë paaftësinë dhe mungesën e interesimit për të zgjidhur problemet reale të qytetarëve. Në mënyrë të hapur, veprimet e saj krejtësisht parazgjedhore, janë të orientuara ekskluzivisht për përfitime votash. Thesin e dhuratave, kjo qeveri e ka hapur vetëm për një pjesë të vogël të qytetarëve.


Ndërsa, ka harruar krejtësisht mijëra të reja e të rinj, të cilët duhet të fillojnë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre, në atdheun e tyre. Kjo qeveri, po vazhdon t'i trajtojë si mos më keq gati gjysmën e popullsisë së Kosovës që jeton larg atdheut. Me djersën e tyre, ata e kanë mbajtur gjallë Kosovën në vitet e saj më të rënda. Kanë mbështetur luftën e saj çlirimtare. I kanë ndihmuar rindërtimit të vendit dhe me paratë që sjellin ata, jeton gjysma e popullsisë së Kosovës.

E kjo qeveri, nuk është e zonja ta zgjidhë asnjë problem të tyre. Ata gjobiten që në kufi kur vijnë të çmallen në atdheun e tyre. Ata trajtohen në mënyrë të padinjitetshme nga zyrat e shtetit të tyre. Atyre, qeveria në largim nuk ka mundur t'ua zgjidhë as problemin e pensioneve. Qeveria që ne do të udhëheqim pas zgjedhjeve, në një afat shumë të shkurtër, do të përmbyllë të gjitha detyrimet karshi qeverisë së Zvicrës, që kosovarëve t'ua mundësojë të përfitojnë pensionet e tyre. Atyre do t'ua mundësojë të ndjehen të dinjitetshëm dhe krenarë për punën që kanë bërë dhe për kontributin që i kanë dhënë Kosovës.

10255668_730561163632001_2734619767928064297_n

Qeverisja e LDK-së, në 100 ditët e para të saj, do t'u krijojë lehtësi ardhjeje në atdhe, duke zgjidhur problemin e sigurimit të automjeteve të tyre, do t'i trajtojë si qytetarë të barabartë dhe do t'u ofrojë shërbime të privilegjuara publike gjatë kohës sa qëndrojnë në Kosovë. Ndërsa, gjatë tërë kohës, qeveria e drejtuar nga LDK do të angazhohet për t'u krijuar mërgimtarëve tanë kushte të kthehen në Kosovë, në mënyrë që nga përvoja dhe kapaciteti i tyre financiar, të bëhen pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për ta bërë Kosovën një vend me perspektivë ekonomike, mirëqenie sociale, demokraci të mirëfilltë, shtet të denjë për të qenë pjesë e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian». Pas fjalës së liderit të LDK-së, ai nuk u largua nga skena, kur moderatori, njoftoi të pranishmit, se prej sot, zyrtarisht LDK-së, do ti bashkohen edhe publicistët e njohur Skender dhe Elida Buçpapaj.

image-4d402a633663fb2c07d1444233d29ecc5f0d49b56cb333bea5f7f8beebb8886b-V

Me të dalur në skenë, zonja dhe zotëri Buçpapaj, nga të pranishmit u duatrokitën dhe me disa fjalë z.Mustafa tha: « Ne jemi të njohur me punën e madhe, që kanë bërë zonja dhe zotëri Buçpapaj, ata ishin me LDK-në, por ja, që sot, zyrtarisht u bënë pjesë e familjes së LDK-së. I falënderoj dhe ju dëshiroj gjitha të mirat». Që të dy morën edhe kartelat e anëtarësisë dhe mbajtën nga një fjalë përshëndetëse, ku nuk munguan edhe fotot nga të pranishmit, që donin të kenë foto kujtimi.

Atëherë, kur u mendua, se përfundoi ky manifestim, u paralajmëruan edhe tre zviceranë të tjerë, që kanë shfaqur dëshirën e tyre, të jenë pjesë e LDK-së dhe gjithashtu, morën kartelat e anëtarësisë së LDK-së, dhe me këtë rast, në nëndegën e LDK-së në Solothurn, u bënë 18 zviceranë, që janë pjesë e kësaj nëndege. Në fund të fjalimeve, Dr. Shaqir Shala, që ishte edhe moderatori i këtij manifestimi, tha: « A e dini, pse Hashim Thaçi e tregon gishtin ? Ja po ja tregoj une, sepse kur një njeri nuk dinë shkrim lexim, në vend të nënshkrimit e vendos gishtin». E të pranishmit e duatrokitën dhe menjëherë, i lajmëroi të gjithë, se tash, do të ketë këngë e valle dhe një lojë shpërblyese. Z.Shala, falënderoi edhe sponzorët e këtij manifestimi. Me këngë e valle, e fotografi kujtimi, u pëmbyll edhe ky manifestim festiv, 24 vjet degë të LDK-së në Zvicër. / Dashnim HEBIBI, Solothurn

(Fotoreportazhi është plotësuar me foto që www.voal-online.ch i ka marrë nga profilet në facebook të veprimtarëve të LDK-së)
DASHNIM HEBIBI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARJA LETËR MINISTRIT ZVICERAN PËR PENSIONET NË KOSOVË (05.04.2014)
GJERMANIA DHE ZVICRA BISEDOJNË PËR UKRAINËN (05.02.2014)
1 MAJI - NJË FESTË NË SHENJËN E PAGËS MINIMIALE TË GARANTUAR, NË ZYRIH MANIFESTUAN 14 000 VETALevrat, PS - T'i mbrojmë arritjet sociale; Ambrosetti, UNIA - Padronët përhapin një klimë paniku (05.01.2014)
BOTIMPEX NË PANAIRIN E LIBRIT E TË SHTYPIT TË GJENEVËS (04.28.2014)
EVROPIANI U17 - PESË SHQIPTARË NË FORMACIONIN E ZVICRËS (04.27.2014)
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS - DEGA NË ZVICËR, MË 3 MAJ, ME RASTIN E 24 VJETORIT TË THEMELIMIT TË SAJ, ORGANIZON MANIFESTIM SOLEMN (04.25.2014)
NISHANI TAKON PRESIDENTIN E ZVICRËS BURKHALTER - ZVICRA NDIHMË SHQIPËRISË PËR STANDARDET E KËRKUARA (04.25.2014)
TRANSPORTET PUBLIKE GJITHNJË E MË TË SIGURTA - KA RËNË NDJESHËM NUMRI I VIKTIMAVE NË AKSIDENTE NGA MJETET PUBLIKE (04.23.2014)
WAWRINKA TRIUMFON NË MONTE KARLO (04.20.2014)
MONTEKARLO - FEDERER MUND GJOKOVIÇIN DHE NDESHET ME WAWRINKËN NË FINALE (04.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]