ZVICERANËT JANË MË PAK EUROSKEPTIKË SE ITALIANËT
E Premte, 05.23.2014, 06:00am (GMT+1)
Voal-online.ch - Zviceranët janë më pak euroskeptikë se italianët. Kështu thotë raporti i hartuar nga Voices from the Blogs për portalin tvsvizzera.it që i ka vrojtuar rrjetet sociale dy muajt e fundit.
Tre milionë postime janë analizuar në Europë, nga të cilët 60'000 në Zvicër në Facebook, Twitter e Google+. Mes opinioneve të shprehura, "sentimenti" (ndjenja) pozitive e përdoruesve ndaj BE-së në Konfederatë është 38.3%, aq sa është në shkallë kontinenti (38.6%). Romandët, tradicionalisht më europeistë se zviceranët e tjerë, e prijnë klasifikimin me 42,8%; pasojnë zviceranët gjermanë (36.6%). Në fund, Zvicra italiane, më e vakët, me 35.6%, gjithsesi një përqindshmëri më e lartë se vlerësimi ialian, i cili është 33.2%. (rsi)
www.voal-online.ch
|