ZVICERANËVE IU PËLQEJNË SHUMË BORONICAT - KONSUMI I TYRE U KATËRFISHUA NË DHJETË VITET E FUNDIT
E Premte, 09.26.2014, 04:34pm (GMT+1)
Voal-online.ch - Konsumi i boronicave është më se katërfishuar në dhjetë vitet e fundit në Zvicër, nga 500 tonë më 2004, ka arritur në 2200 tonë në vit aktualisht. Edhe prodhimi i tyre është në rritje të madhe, sa që pritet të dyfishohet në një pesëvjeçar.
Të dhënat janë shërbyer nga qendra e kërkimeve agronomike Agroscope, sipas së cilës kultivimi është përmirësuar nëpërmjet teknikave novatore dhe krijimit të variteteve të reja. Sipërfaqet e përdorura nga 40 sa kanë qenë, tani janë 75 hektarë.
Megjithatë, Zvicra ende nuk është në nivelin e SHBA dhe Kandasë - atje mesatarisht një individ ha 12 herë më shumë se një individ zviceran.ATS
www.voal-online.ch
|