VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kjo idé lindi në ZvicërTAKIM ME BERTRAND PICCARD DHE ANDRE BORSCHBERG - HERONJTË E MILENARIT TË TRETËNga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 03:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Kjo idé lindi në Zvicër
TAKIM ME BERTRAND PICCARD DHE ANDRE BORSCHBERG - HERONJTË E MILENARIT TË TRETË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 09.23.2014, 12:06pm (GMT+1)


Në një prej ditëve të shtatorit ne gazetarët e APES patëm një vizitë të jashtëzakonshme në Payerne, të organizuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme dhe Présence Suisse. U takuam me Bertrand Piccard, inventorin e avionit Solar Impulse dhe Solar Impulse 2 që fluturon me energji diellore dhe me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë André Borschberg, të këtij projekti që përmban edhe fantazinë e  Zhyl Vernit edhe të Steve Jobs. Solar Impulse 2 synon të frymëzojë botën, duke e ushqyer me diell -  "Inspiring the world, powered by the sun". A nuk është mrekullia vetë kjo idé ! Që ka lindur në Zvicër dhe ideatorët e saj janë zviceranë.

Dita jonë nisi me stressin kur ne gazetarët kemi për të mbuluar dhe treguar për diçka sensacionale, është pak të thuhet, diçka prej nga ku bota pret  të nisë një rrugëtim të ri, jo më duke konsumuar burimet e vetvetes, duke ngrënë veten e saj, pasuri të cilat janë të pakthyeshme. Edhe për Bertrand Piccard dhe André Borschberg ishte ditë e veçantë sepse, ndërsa ne nxitonim duke pirë kafen e mëngjezit këtë 9 shtator për të kapur trenin e duhur, se përndryshe humbisnim takimin, André Borschberg bënte fluturimin e tij test me Solar Impulse 2, (test që Piccard e kaloi po shkëlqyshëm disa ditë më vonë) i cili përfundoi me sukses të plotë pikërisht posa ne kishim arritur në kuartierin kryesor, ku ndodhej edhe hangari dhe avioni me energji solare e shoqëruesja jonë na bëri me dije se pas pak dy pilotët do të ishin midis nesh.

Po cilët janë Bertrand Piccard dhe André Borschberg.

Bertrand Piccard  vjen nga Familja Piccard e njohur në të gjithë botën për kapacitetet gjeniale nga ata që popullojnë botën e Silicon Valley. Ju e dini se gjithë truri i botës së përparuar është i vendosur në Silicon Valley, duke nisur nga Apple, Microsoft, Facebook, Google, Xerox, Yahoo. Familja Piccard bën përjashtim, sepse nuk është amerikane.

Gjyshi i Bertrand Piccard, Auguste Piccard, fizikan, ishte mik i Albert Einstein dhe Marie Curie, ai është shpikës i batiskafit dhe njeriu i parë që arriti në stratosferë.

I biri i tij dhe i jati i Bertrand, Jacques  Piccard ishte njeriu i parë që, në vitin 1960, bashkë me eksploratorin dhe oqeanografin amerikan Don Walsh, me Batiskafin 'Trieste' preku fundin e Gropës Marian, me thellësi 10.916 metra, e cila gjendet midis vullkanëve nëntokësorë afër Japonisë, Filipineve dhe dhe Guinesë së re në Oqeanin Paqsor.

Njeriu i tretë në botë që ka arritur në fundin e kësaj grope është regjisori i Titanikut dhe Avatarit James Cameron  në marsin e 2012.

Me këta njerëz
të jashtëzakonshëm është rritur Bertrand Piccard. Prej të jatit ai është njohur: me Hermann Geiger, pilotin e akullnajave që zbriti i pari në Alpet e Zvicrës, i konsideruar hero kombëtar në konfederatën helvetike; me Charles Lindbergh, piloti i parë që kaloi oqeanin Atlantik më 1927 nga Garden City në New York's Long Island në Le Bourget Field, Paris, Francë; apo me Wernher von Braun, shpikësin e raketave që më vonë do të ishte edhe drejtor i NASA-s.

Prandaj s'kishte mundësi tjetër Bertrand Piccard, veç të vijonte në gjurmët e tyre. E nisi rrugën si një mjek  i botës së brendëshme njerëzore, u bë psikiatër i specializuar në hipnoterapi.

Më 1999 ai bashkë me britanikun Brian Jone bëri udhëtimin rreth botës me ballonën  që mbante emrin Breitling Orbiter 3.  Ata u nisën nga Zvicra dhe aterruan në Egjypt pas rreth 46 mijë kilometrash, fluturim që zgjati rreth 21 ditë. Por ky fluturim veç i nxiti fantazinë.

"Breitling Orbiter 3 ishte aventura e fundit aeronutike e shekullit XX, Solar Impuls do të jetë e para e shekullit XXI", do të thoshte Piccard kur paraqiti projektin e tij më 2003. Sipas tij Solar Impuls është vijimësi e historisë të aviacionit nga Vëllezërit Wright, 100 vjet më pas, kësaj here duke shkruar një histori të re, me energji  diellore.

Në një intervistë tek Corriere della Sera botuar këtë vit, Piccard do të tregojë se si i lindi ideja e Solar impuls: "Përpara pesëmbëdhjetë vitesh kur do të aterronim me ballonën Breitling, në fund të udhëtimit rreth botës, kishin mbetur vetëm 40 kile gaz propan nga 3700 që e furnizuam ditën e nisjes. E gjithë kjo ndërmarrje rrezikonte të dështonte sepse gati u mbarua gazi. Atëherë bëra një premtim se xhiron tjetër të botës,do ta bëja pa karburant. Dhe kështu lindi ideja e Solar Impuls."

Piccard janë familje eksploratorësh, gjyshi ka shkuar në stratosferë, i jati në pikën më të thellë të oqeanit, kështu që Bertrand Piccard mbetet të bëjë një shpikje që t'i tejkalojë paraardhësit e tij.

Dhe nuk ka diçka më spektakolare dhe të hatashme se sfida Solar Impulse dhe Solar Impulse 2, të cilën Piccard e ndan me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë André Borschberg.

A mendoni pak se çfarë do të thotë kjo? A nuk vazhdojnë të mbeten shkak i luftrave të ndyra burimet e energjisë, varësia prej tyre, ndaj naftës dhe gazit, ndaj Arit të zi, vajit të gurit apo karburanteve. Këto janë burime të energjisë fosile, energji e pa rinovushme që jo vetëm ka një kosto të madhe, që jo vetëm ia shterojnë burimet natyrore globit, por shkaktojnë edhe tragjedi në ekosistem përmes  skorieve radioaktive apo  efektit i gas serra.

Solar Impuls e ndal shkatërrimin e botës, e ndërpret burimin e luftrave dhe i jep shans gjithë botës ta jetojë jetën si duhet!

Duke folur me ne gazetarët Piccard nënvizoi se projekti i tyre nuk është politik. Nuk është as i gjelbër green në anglisht është clean tha ai duke bërë një lojë rimash, domethënë është një projekt i pastër, për të përfituar energji në mënyrë të pastër e të pashterrëshme.

Projekti  nisi në nëntorin e 2003. Shtypi i asaj kohe do të shkruante: "Pasi kalëroi erën, Piccard po kalëron diellin". Por i besonin të gjithë. Sepse vinte prej një dinastie shpikësish.  Bertrand e paraqiti projektin e tij në Universitetin Politikenik Federal të Lozanës  - Ecole Polytechnique Fédérale de Lausanne (EPFL) me emër shumë të famshëm në botë, të cilit shteti i Zvicrës i siguron një buxhet që shkon rreth 1 miliardë $. EPFL e quajti avionin e Piccard "laborator fluturues" dhe pranoi menjëherë të bënte një studim  të fizibilitetit, drejtimi i të cilit iu besua André Borschberg, me profesion inxhinier dhe pilot i Swiss Air. Prej atij momenti, midis dy burrave Piccard e Borschberg u farkëtua një miqësi e fortë dhe ata vendosën të punonin së bashku. Dhe nuk janë ndarë prej asaj kohe, duke i kaluar të gjitha sfidat së bashku.Testi i parë i Solar Impulse u bë në dhjetor të 2009.  Në prill të 2010 ishte fluturimi i parë. Në korrik 2010 fluturimi zgjati 26 orë natën dhe ditën. Më 13 maj  fluturimi për herë të parë zgjati 13 orë nga Payerne në Bruksel, ku dy pilotët ishin ftuar nga BE. Në maj-qershor 2012 ishte fluturimi i parë interkontinental  nga Payerne- Madrid- Rabat-një qytezë e Marokut dhe kthim. Më 2013 fluturimi i dytë interkontinental në SHBA, coast-to-coast nga njëri oqean tek tjetri në linjën San Francisco-Phoenix-Dallas-St.Luis Washington D.C.-New York City. Ky fluturim u sponsorizua nga manjati amerikan Larry Page, një nga themeluesit e Google i mrekulluar nga shpikja e Piccard, sepse Piccard e kthen në realitet moton kryesore të jetës së tij: "Kur njerëzit thonë se kjo është e pamundur, kjo është ekzaktësisht arsyeja se përse ne përpiqemi ta bëjmë të pamundurën të mundur."

Sfida dhe destinacioni i ri i tyre në vitin 2015 është fluturimi rreth botës. Ata do të fluturojnë me Solar Impulse 2, avion me një kabinë një vëndëshe. Ata do të fluturojnë pa një pikë kaburanti, si kanë vepruar deri më tash. Udhëtimi i tyre do të përshkojë 35 mijë kilometra, në një mision që do të zgjasë 5 muaj nga marsi deri në gusht të 2015. Ata do të fluturojnë në lartësitë që shkojnë mbi 9000 metra me një avion i cili e ka krahhapjen rreth 72 metra, pak a shumë sa një Airbus A380, ama jo 500 ton, por vetëm 2300 kg, sa një veturë, me një shpejtësi që varion nga 35 deri140 km në orë, me një mesatare prej 70 km orë.

Solar Impulse përfaqëson ëndërrën e dy pilotëve, që janë eksplorimi, kërkimi shkencor dhe promovimi i vlerave njerëzore në raport me tokën dhe ambientin. Shfrytëzimi i energjisë diellore është e ardhmja e planetit tokë. Në vitet '60 njeriu ëndërronte të shkonte në Hënë, sot sfida e shekullit dhe milenarit është në fushën e energjisë të pashterëshme, ashtu si edhe lufta kundër varfërisë dhe kërkimi në fushën e shkencës dhe mjeksisë.

Prandaj në fillim Solar Impulse dhe tani Solar Implulse 2 si sfida e milenarit ka partnerë, sponsorë dhe mbështetje. Partnerët kryesorë të Solar Impuls 2 janë firma me reputacion të padiskutushëm në rrang botëror që garantojnë suksesin, si  SOLVAY, OMEGA, SCHINDLER, ABB. Pastaj ka partnerë zyrtarë si Bayer MaterialScience, Altran, Swisscom und Swiss Re, pastaj ka mbështetës institucione zyrtare si European Space Agency, EPFL, IATA,(International Air Transport Association), Dassault Aviation.

Kanë edhe një komitet patronazhi me personazhë të famshëm të botës si Buzz Aldrin, njëri prej  Astronautëve të Apollo 11,Robert Swan që ka arritur i pari në të dy Polet, Sir Richard Branson, James Cameron, Princi Alberto II i Monte Karlos, Elie Wiesel , Al Gore, Paulo Coelho etj.etj.

Kanë përkrahës edhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Ban Ki-Moon, i cili i priti të dy në Pallatin e Qelqtë në New York, më 9 korrik 2013, kur Solar Impuls ndërmori udhëtimin e dytë interkontinental, kësaj here në SHBA. Është shumë impresionuese deklarata e Ban Ki-Moon me këtë rast: "Është një ditë me diell sot në Kombet e Bashkuara. Shumë njerëz romantikë e lidhin diellin me poezinë dhe muzikën. Ndërsa mysafirët tanë sot këtu e shfrytëzuan fuqinë e diellit të fluturojnë nëpër qiej.", shkruan në deklaratën e tij Sekretari i Përgjithshëm i OKB dhe më tutje midis të tjerave vazhdon: "Unë i uroj mirëseardhjen Solar Impulse në udhëtimin nga San Francisco në New York. Ndoshta Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i OKB, ai ose ajo do të udhëtojë me një avion solar. Prandaj unë kam rastin e jashtëzakonshëm dhe nderin të takohem me dy pionierë kurajozë, Bertrand Piccard dhe André Borschberg, të cilët e bënë të mundur fluturimin e Solar Impulse. Unë u thashë atyre se ata janë si vëllezërit Wright, të cilët provuan se njeriu mund të fluturojë. ..Unë e vlerësoj kurajon e këtyre pionierëve, sepse suksesi i tyre do të jetë sukses i njerëzimit."... "Pasi planetit tone i kanoset një rrezik serioz nga impakti i ndryshimeve  klimaterike...Kam vizituar zonat e krizave nga klima të planetit tonë në Arktik dhe Antarktikë dhe prandaj kam lancuar dy vjet më pare inisiativën për  Sustainable Energy for All Energji e Qendrushme për të gjithë, (për të arritur akses në burimet natyrore  universale, me qëllim përmirësimin në eficiencën e energjisë duke rritur energjinë e rinovushme shënimi në parantezë është i autorëve të shkrimit). "Këtë qëllim ka edhe takimi i sotshëm, sepse këto përpjekje duhet t'i bëjnë bashkë dhe t'i bashkojnë  partnerët nga qeveritë, shoqëria civile dhe sektori privat. Pasi arrihen tre objektiva: Së pari, sigurohen burime moderne të energjisë për 7 miliardë njerëz, të cilët në vitin 2030 do të bëhen 8 miliardë; së dyti, dyfishohet efiçensa e energjisë dhe së treti, dyfishohet energjia e rinovushme në plan global. Dhe Solar Impuls ka lidhje me këto objektiva lëshuar nga OKB", nënvizon në deklaratën e tij Ban ki-Moon me rastin e takimit të tij me Bertrand Piccard dhe André Borschberg.

Nisur nga koha kur ka nisur projekti i Solar Impulse që është viti 2003 dhe iniciativa e Sekretarit të Përgjithëm që është 2010, mund të thuhet se Solar Impulse i ka paraprirë iniciativës ardhur nga OKB. Por kjo pak rëndësi ka. Ajo që duhet të thesohet është se Ban Ki-Moon është përkrahës dhe fans i Solar Impulse.

Bertrand Piccard dhe André Borschberg  është shumë pak të thuash se janë ambasadorët e së ardhmes, se janë pionierë të inovacionit, se janë eksploratorë dhe gjigantë. Sepse ata janë duke inicuar një revolucion të paparë deri më sot.

E megjithatë bota sikur fle përpara hopit të tyre gjigand. Qendrat vendimmarrëse të botës bëjnë sikur nuk po e vënë re. Prandaj Bertrand Piccard dhe André Borschberg  synojnë të tërheqin vemendjen e opinionit publik duke i treguar njerëzimit se burimi diellor është energjia e së nesërmes që mbron ekosistemin, planetin tokë dhe ne banorët e tij. Edhe takimi me ne gazetarët këtë objektiv kishte.

Për mendimin tonë Bertrand Piccard dhe André Borschberg  janë herojtë e kohës sonë. Prandaj interesi për ta dhe punën e tyre nga mediat është i jashtëzakonshëm. Në grupin tonë ishte një ekip nga ORF i Austrisë(që realizoi një intervistë ekskluzive), nga Bloomberg Television, një grup gazetarësh kinezë të vendosur në Gjenevë, midis tyre një gazetar shkencor nga  agjencia e lajmeve Xinhua News Agency etj, që do të thotë se Solar Impuls 2 paraqet interes shumë të madh për Kinën. Kur kemi parasysh konsumin e naftës, i cili sipas statistikave është drastik. Vetëm SHBA sipas statistikave të 2011 konsumon rreth 20 mijë barile në ditë, ku Kina zë vendin e dytë me rreth 10 mije barile. Me këto përmasa të konsumit, që sa vjen e rritet, bota po shterohet krejt, ndërsa ambienti po ndyhet në në mënyrë të frikëshme duke e bërë planetin Tokë të pajetushëm.

«Me Solar Impuls dëshirojmë t'i bëjmë botës me dije se duhet ta reduktojë varësinë nga burimet e energjisë fosile, që janë nafta, qymyri, gazi. Teknologjia e pastër që ne përdorim në avionin tonë mund të përdoret në automjetet, sistemet e ngrohjes, ndriçimit duke e rritur efiçencën e tyre", na thotë Bertrand Piccard.

Ai thotë të vërtetën. Solar Impuls 2 fluturon me bateri diellore, të cilat karikohen gjatë ditës, duke krijuar rezerva që fluturimi të jetë perpetual, pa patur nevojë që avioni të ndalojë e ulet diku për t'u furnizuar me karburant.

Se kur do të ndodh ndryshimi kjo është çështje kohe, që varet edhe nga mendësia e metropoleve të poltikës për t'i kushtuar vemendje një projekti që tani është realitet i prekshëm. Një gjë është e sigurt se emri i Bertrand Piccard dhe kolegut të tij një ditë do të rreshtohet pranë emrave  të Henry Ford, Thomas Edison dhe Steve Jobs të cilët ndryshuan historinë përmes shpikjeve, shpikje që shkaktuan revolucion në tranformimin e botës dhe njerëzimit. Shpikja e Bertrand Piccard është po aq spektakolare, bile mund të thuhet më spektakolarja. Sepse dielli, ashtu si thotë Heraklitits, çdo ditë lind i ri dhe për Napolon Bonapartin si dhuruesi i jetës universale, Dielli ishte vetë Zoti.

9-23 Shtator 2014













ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARI QË SHPËTOI TË MOSHUARIN, NOMINOHET PËR ÇMIMIN 'GUXIMI' NË ZVICËR (09.22.2014)
50 FUTBOLLISTË E FUTBOLLISTE SHQIPTARE NË GRUPMOSHAT E KOMBËTARES ZVICERANE (09.22.2014)
VAKSINAT - QEVERIA KËRKON 50 MILIONË FRANGA SHTESËNë rast pandemie do të sigurohet shumë shpejt mbrojtja e 80% të popullsisë (09.20.2014)
TELASHE TË REJA PËR CS E UBS (09.17.2014)
APES ME Z.DIDIER BURKHALTER, PRESIDENTIN E ZVICRËS – KRIZA UKRAINASE & IDENTITETI ZVICERAN I DIALOGUT DHE KOMPROMISIT - Nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ (09.12.2014)
STRASBURGU I JEP TË DREJTË SHQIPTARES DHE FAJËSON ZVICRËN (09.11.2014)
'SWATCH' I QETË PËRBALLË ORËS SË APPLE (09.11.2014)
FOTO LAJM - PRESIDENTI I ZVICRËS DIDIER BURKHALTER DUKE PRITUR TRENIN SI QYTETARËT E ZAKONSHËM (09.10.2014)
ADMIR MEHMEDI ËSHTË NJË YLL NË NGJITJE (09.05.2014)
EKONOMIA ZVICERANE - MË KONKURUESJA NË BOTË, PËR TË GJASHTIN VIT RADHAS (09.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]