VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - STRASBURGU I JEP TË DREJTË SHQIPTARES DHE FAJËSON ZVICRËN

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 06:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
STRASBURGU I JEP TË DREJTË SHQIPTARES DHE FAJËSON ZVICRËN

E Enjte, 09.11.2014, 02:30pm (GMT+1)


 
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut Në Strasburg ka shpallur fajtore Zvicrën se ka shkelur të drejtat e njeriut në një rast të rrëmbimit të një fëmije.

E dëmtuar në këtë rast ka qenë një grua 44 vjeçe nga Kosova, e cila në Strasburg është ankuar se Zvicra nuk i ka garantuar asaj procedurë korrekte.

Gruaja në fjalë sot jeton në Maqedoni dhe është nënë e dy djemve, 19 gjegjësisht 12 vjeç. Fillimisht ajo jetonte me babanë e fëmijëve të saj në Maqedoni. Pastaj, ne vitin 2005 ajo u martua me një italian që jetonte në Zvicër te i cili u shpërngul një vit më vonë bashkë me fëmijët e saj. Pas kësaj, babai kërkonte t`ia kthenin fëmijët në Maqedoni, gjë që e kishte kërkuar edhe shteti maqedonas përmes një kërkese të bazuar në Marrëveshjen ndërkombëtare të Hagës mbi rrëmbimin e fëmijëve.

Shkalla e dytë e gjykimit, në Zvicër i kishte dhënë të drejtë babait dhe kishte vendosur kthimin e fëmijëve në Maqedoni. Gjykata ticineze e Apelit e cila e kishte shqyrtuar rastin, kishte bërë një gabim në dhënien e të drejtës për apelim, duke informuar nënën e fëmijëve se ajo brenda 30 ditëve kishte të drejtë të ankohej në Gjykatën Federale, ndërkohë që ky afat realisht është vetëm dhjetë ditë.

Për këtë arsye, ankesa në Gjykatën Federale kishte shkuar me vonesë, kështu që ajo e kishte hedhur poshtë atë si të papranueshme. Kjo kishte bërë që fëmijët e kosovares të ktheheshin në Maqedoni në vitin 2007. Më vonë edhe ajo shkurorëzohet nga bashkëshorti dhe kthehet në Maqedoni ku jeton së bashku me fëmijët dhe ka kontakt të shpeshtë me babain e fëmijëve.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka shprehur qëndrimin e saj se Zvicra ka penguar qasjen e kosovares në gjykatat e vendit, shkruan nzz.ch. Gjykata Federale, duke detyruar kosovaren të bartë pasojat e gabimit të Gjykatës së Tiçinos lidhur me afatin e ankesës, ka vepruar tepër ashpër. Për një rast sikur ky, në të cilin bëhet fjalë për rrëmbimin e fëmijëve, një veprim i tillë i gjykatës është disproporcional. Si dëmshpërblim, Zvicra duhet t`i paguajë gruas në fjalë 5000 euro dhe 4000 euro të tjera për shpenzimet e bëra. /Albinfo

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'SWATCH' I QETË PËRBALLË ORËS SË APPLE (09.11.2014)
FOTO LAJM - PRESIDENTI I ZVICRËS DIDIER BURKHALTER DUKE PRITUR TRENIN SI QYTETARËT E ZAKONSHËM (09.10.2014)
ADMIR MEHMEDI ËSHTË NJË YLL NË NGJITJE (09.05.2014)
EKONOMIA ZVICERANE - MË KONKURUESJA NË BOTË, PËR TË GJASHTIN VIT RADHAS (09.03.2014)
LËVIZJA E RE EVROPIANE E ZVICRËS - TË RIVOTOHET INICIATIVA E EMIGRACIONIT (09.01.2014)
GOLAN - EDHE USHTARËT ZVICERANËBeretat blu në dispozicion të OKB janë në zonën e sulmeve dhe sekuestrimeve (08.31.2014)
ZVICËR - VDES FOSHNJA E HARRUAR NË MAKINË (08.31.2014)
EMRI MARIA ËSHTË I PAKONKURUESHËM NË ZVICËR - TË PAKTËN QË NGA VITI 1902 (08.30.2014)
QYTETI I BERNËS IU JEP KOMPETENCA TË HUAJVE, QYTETARËT DO TË THONË FJALËN E TYRE (08.29.2014)
ZVICERANËT DO TË PARAPËLQENIN TË KUFIZOHESHIN ME SUEDINËEdhe si pasaportë të dytë zviceranët do të parapëlqenin pasaportën suedeze (08.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]