E Martë, 10.15.2019, 11:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
DAVOS 2015 - EUROPA ME KUFIJ TË HAPUR? Drejtori i përgjithshëm i DW, Peter Limbourg, moderoi podiumin e diskutimit me temë: mundësitë dhe rreziqet e emigrimit në Europë
E Premte, 01.23.2015, 06:35pm (GMT+1)


Në kuadër të aktiviteteve gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës drejtori i përgjithshëm i DW, Peter Limbourg, moderoi podiumin e diskutimit me temë: mundësitë dhe rreziqet e emigrimit në Europë.


Në radhë të gjatë prisnin shumë njerëz qysh larg hyrjes së "Swiss Alpine School" në Davos për të marë pjesë në podiumin e diskutimit: Europa me kufij të hapur? Përgjatë ditëve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos kontrollet e sigurisë janë të rrepta, të ftuarit në podium ishin të nivelit të lartë duke përfshirë edhe presidenten zvicerane Simonetta Sommaruga, Komisarin e Lartë të OKB për Refugjatët, Antonio Guterres dhe ministrin e Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere.

Forumi Ekonomik Botëror është vetëm për pjesëmarrësit të akredituar, por "Open Forum Davos 2015", që zhvillohet paralelisht, është i hapur për të gjithë. Dhe zviceranët e shfrytëzojnë këtë mundësi. Madje ka edhe nga ata që kanë udhëtuar posaçërisht qindra kilometra, ndërsa të tjerët vijnë nga zonat përreth. Auditori është i mbushur plot me njerëz, shumë të rinj kanë ardhur. Televizioni zviceran e transmeton drejtpërdrejt diskutimin në "Open Forum Davos 2015" të drejtuar nga drejtori i përgjithshëm i DW Peter Limbourg.

"Kufij të hapur - të pashmangshëm apo të panevojshëm?",
kjo ishte tema që u diskutua të enjten (22.01). Një çështje, që siç udket u inetereson shumë njerëzve.

Shifra dramatike

Ishin shokuese faktet që pzantoi qysh në fillim komisari i OKB-së për Refugjatët. Siaps tij, aktualisht ka rreth 50 milionë refugjatë në mbarë botën. Kjo është shifra më e lartë që prej Luftës së Dytë Botërore dhe më tej Guterres theksoi: "Në vitin 2013 çdo ditë 32.000 njerëzve u duhej të largoheshin nga atdheu për shkak të konflikteve."


 Një pikë kufitare mes Bjellorusisë dhe Evropës

Moderatori Peter Limbourg shtroi më pas pyetjen, nëse në këto rrethana Europa duhet të hapë kufijtë dhe të pranojë më shumë refugjatë? Presidentja zvicerane Simonetta Sommaruga u përgjigj me një 'po' të qartë si dhe me një 'por' të qartë. Po tha ajo, sepse "kufijtë duhet të jetë kalueshëm", duke shtuar njëkohësisht, "por sigurisht që ato duhet njëkohësisht të sigurohen dhe refugjatët duhet të shpërndahen në mënyrë të barabartë në Europë".

Varfëria apo persekutimi

Një temë kjo që e preokupon edhe ministrin e Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere. Sepse vetëm gjashtë vende europiane pranojnë aktualisht pjesën më të madhe të refugjatëve: Gjermania, Zvicra, Suedia dhe Austria. Por në Gjermani vijnë edhe shumë refugjatë të mirëqenies. Njerëzit të cilët shpresojnë për një jetë më të mirë në një vend më të pasur, por, sipas ministrit: "Varfëria nuk është arsye për azil. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe kjo është edhe mënyra e vetme për të ruajtuar mirëkuptimin e popullsisë."

Nga janari deri në korrik 2014 në Gjermani janë paraqitur 94.000 kërkesa për azil, për të gjithë vitin numri i tyre arrin mbi 200.000. Numri më i lartë që prej shumë vitesh. Megjithatë për qeverinë gjermane është e qartë se refugjatëve nga zonat e konfliktit si Siria duhet t'u garantohen të gjitha ndihmat e nevojshme.

Situatë e vështirë në vendet fqinj

Komisioneri i Lartë i OKB-së, Antonio Guterres, e konsideron veçanërisht dramatike situatën në vendet fqinje me rajonet e krizës. Siaps tij Turqia ka pranuar ndërkohë rreth 2 milionë refugjatë nga Siria. Gjithashtu në Jordani dhe në Liban është në rritje numri i refugjatëve dhe këto vende e ndiejnë veten të lënë pasdore prej bashkësisë ndërkombëtare. Presidentja e Zvicrës ka vizituar kampet e refugjatëve në Jordani dhe në Liban dhe tha, se është shokuar prej kushteve të rënda. Kushtet higjienike janë të vështira. Prandaj Zvicra përpiqet të ndihmojë direkt në këto vende përmes masave në infrastrukturë. "Ne duhet t'i mbështesim vendet që janë të prekur drejtpërdrejt nga refugjatët", tha ajo në podiumin e diskutimit.

Rezerva ndaj refugjatëve


Por sidoqoftë në radhët e popullsisë zvicerane ka rezerva kundrejt numrit në rritje të refugjatëve dhe azilkërkuesve. Si rrjedhojë procedurat janë ndryshuar dhe janë përshpejtuar. Për këtë arsye presidentja Sommaruga verën e vitit të kaluar ftoi në Zyrih disa ministra të brendshëm të vendeve europiane që ata të informoheshin mbi procedurat e përshpejtuara. Synohet që këtej e tutje askush nuk duhet të presë më gjatë se tre muaj për shqyrtimin e kërkesës së azilit. Njerëzve që vijnë nga zonat e konfliktit në të ardhmen do t'u pranohet kërkesa brenda disa ditësh, ose po aq shpejt edhe mund t'u refuzohet ajo.

Të luftohen shkaqet

Nga të pranishmit në podiumin e diskutimit u shtrua edhe pyetja, se përse flitet gjithmonë vetëm për valën e refugjatëve. "Ne duhet të flasim edhe për shkaqet", u shpreh një e moshuar zvicerane duke u duartrokitur në sallën e mbushur plot e përplot. Një tjetër bëri thirrje për një manifestim me refugjatët të shtunën në Davos.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË BAZEL MBAHET FORUMI EKONOMIK TURISTIK PËR KOSOVËNForumi mbahet më 30 dhe 31 janar në sallën e re të veprimtarive në Gundeldinger (www.launchlabs.ch), Bazel (01.23.2015)
VENDIMI I BANKËS QENDRORE EVROPIANE KA NDIKIME NEGATIVE PËR ZVICRËN (01.23.2015)
PRESIDENTJA ZVICERANE NË DAVOS - EMIGRANTËT JANË NJË THESAR POTENCIAL (01.23.2015)
DAVOS - KY FORUM UNIKAL (01.22.2015)
PRESIDENTJA SOMMARUGA NË DAVOS - TË MOS SHPËRFILLET PASIGURIA QË KRIJON GLOBALIZIMI (01.21.2015)
NË DAVOS TË ZVICRËS NIS PUNIMET FORUMI BOTËROR EKONOMIK (01.21.2015)
DAVOS - FSHATI ZVICERAN PREJ NESËR MIRËPRET ELITËN BOTËRORE (01.20.2015)
U HAP NË GJENEVË SALLONI I 25-të NDËRKOMBËTAR I INDUSTRISË SË LARTË TË ORËVE - Lajm dhe fotogaleriNë Palexpo, në një hapësirë luksoze prej 40 000 metrash katrore (01.20.2015)
Schweiz am Sonntag - FRANGU I FORTË, BIEN ÇMIMET NË ZVICËR (01.19.2015)
MoveHub - ZVICRA ËSHTË VENDI MË I SHTRENJTË PËR TË JETUAR (01.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lart]