VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Nazmi Jakurti: Mungesa e integrimit të të huajve në Zvicër nuk është vetëm për fajin e tyre

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 03:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Nazmi Jakurti: Mungesa e integrimit të të huajve në Zvicër nuk është vetëm për fajin e tyre

E Martë, 01.19.2010, 10:13am (GMT+1)


Voal-online - Gazeta e përditëshme Langenthaler Tagblatt  boton një artikull të Karin Iseli-Trösch me titull «Dëshira është e gjitha», rreth një debati publik që u mbajt më 14 janar me temën "Migrimi dhe Integrimi" i cili u organizua nga Partia Liberale, Oberaargau. Në këtë takim që u ndoq nga rreth 250 të pranishëm morën pjesë figura prominente të skenës politike të Kantonit të Bernës, si Kryetari i Qeverisë Kantonale dhe njëherësh Ministër i Drejtësisë dhe Policisë Zoti H.J.Käser; Kryetari i Qeverisë Kantonale të Bern-it, z. Hans Leuenberger Kryetar i Komunës Aarwangen; zonja Anne-Marie Saxer nga Qendra Profesionale për Migracion e Kishave të Reformuara Bernë/Jura/Soloturn; z.Sylvain Astier Parlamentar Kantonal nga Moutier me post udhëheqës në Entin Federal për Migracion dhe Mr. Nazmi Jakurti, Jurist & Mediator, Këshilltar i Qeverisë Kantonale të Bern-it për integrim dhe  anëtar i Grupit të Ekspertëve për hartimin e Ligjit për Integrim në Kantonin e Bernës.

Temat bosht të debatit: 1. Numri i të huajve në Zvicër "a është mbushur barka"?  2. Sa respektohen ligjet dhe normat e vendit mikpritës nga të huajt?  3. Si duhet bërë më tutje?

Tema e parë nisi me prezantimin e shifrave të migrantëve në Zvicër të cilat varësisht nga këndvëshrimi u vlerësuan si alarmante apo si krejt normale. Tendencave për të paraqitur numrin e të huajve në Zvicër si alarmant, Nazmi Jakurti iu kundërvu me argumentin se Zvicra me politikën ende tejet restriktive të dhënjes së nështetësisë, artificialisht e mbanë lartë pjesëmarrjen e të huajve në numrin e përgjithshëm të popullatës. Më tej, z. Jakurti duke u mbështetur në një studim të Universitetit të Baselit, shtoi se nëse Zvicra do t'ua njihte të drejtën e nënshtetësisë të gjithë të huajve që jetojnë më gjatë se tetë vite në Zvicër, atëherë pjesëmarrja e të huajve në numrin e popullsisë do të binte në vetëm 7%.    

 

 

Tema e dytë filloi me "problemet" që gjoja i shkaktojnë refugjatët duke rënë ndesh me ligjet dhe normat zvicerane dhe pasigurinë që shkaktohet tek popullata vendore. Nazmi Jakurti apeloi që në radhë të parë kur flasim për Migrimin dhe Integrimin të mos e ngatërojmë me Ã§Ã«shtjen e refugjatëve. Ai pastaj ofroi shifra sipas të cilave 1 apo 2 % e të gjithë Migrantëve në Zvicër i kanë ardhur në Zvicër si refugjatë. Të tjerët janë ata që kanë ardhur ngase i janë nevoitur ekonomisë Zvicerane, dhe familjarët e tyre. Ai shtoi më pastaj se edhe nga ata 1 apo 2 %  refugjatë, pjesa dërmuese janë shumë mirënjohës për mundësinë e strehimit dhe e çmojnë lartë mikpritjen Zvicerane. Një numër i vogël janë ata që bien ndesh me normat dhe ligjet vendore. Duke mos dashur të arësyetojë delikuentët, ngase "çdo delikuent është një delikuent tepër" ai tha se shoqëria do të duhej hulumtuar shkaqet e sjelljeve devijante që mund të kenë burim tek traumat e përjetuara në vendet prej nga vijnë apo në probleme të tjera psiko-sociale. 

 

 

Tema e tretë: Meqë debati ishte organizuar nga FDP e njohur edhe si Parti e ndërmarrësve, z. Jakurti apeloi tek drejtuesit politik dhe përfaqësuesit e ekonomisë zvicerane që punëtorëve migrantë t'u ofrojnë bugjet kohorë dhe financiar për të vijuar kurse të integrimit dhe të gjuhëve. Kjo, tha ai, duke u bazuar në një studim të fondacionit Bertelsmann, Ã«shtë në të mirë të ekonomisë dhe të mbarë shoqërisë. Në ekonomi migrantët e integruar do të jenë më eficientë dhe më produktiv. Ndërkaq shoqërisë i kushton dhjetëfish më pak investimi në integrim se sa në mënjanimin e pasojave të mosintegrimit (delikuencë, joproduktivitet etj.)  

 

Autorja e shkrimit thotë midis të tjerave se "nga  125 000 te huaj që jetojnë në Kantonin e Bernës, vetëm 2100 prej tyre janë në procedurë azili: Pjesa tjetër, afrikanë, të ardhur nga Europa Lindore ose austriakë jetojnë me dokumenta të rregullta dhe pjesa më e madhe e tyre ndihmojnë në mbarëvajtjen e ekonomisë. Këta të huaj nuk shqetësojnë askënd." Dhe natyrisht ky komunitet nuk ishte objekt i debatit.

 

Më tutje Karin Iseli-Trösch shkruan se personat që ushtrojnë dhunë dhe të huajt që nuk janë përshtatur mjaftueshmërisht me kulturën zvicerane vijnë duke u shtuar në numër.


Çka u dëshmua edhe në debatin që u mbajt të enjten, organizuar nga Partia Liberale e cila kishte ftuar një numër personalitetesh për të diskutuar rreth temës «Migrimi dhe Integrimi në Përditshmëri »  «Migration/Integration im Alltag»..

 

Barka nuk lejohet të jetë plot

 

Silvan Astier

Njëri prej pjesëmarrësve në diskutim, i cili për çdo ditë merret me persona që janë në kërkim të azilit, pra me azilkërkuesa, ishte Sylvain Astier, Kandidat i FDP-së (Partisë Liberale) për Parlamentin kantonal. Ai është në Zyrën Federale të Migracionit përgjegjës për Pritjen dhe Qendrat e Procedurave të Konfederatës.

 

Fjali si «varka është plot», ai nuk mund të pranojë. «Zvicra është e zotuar të pranojë njerëz që bëjnë kërkesë. Ndërsa pritja e kontigjenteve të të huajve nuk është e mundur. Përsa i përket kësaj pikpamjeje ne kemi nënshkruar marrëveshje të ndryshme të cilave duhet që t'u përmbahemi.» , tha Astier.

 

Presidenti i Bashkisë së Aarwangen-it, Hans Leuenberger ishte i mendimit  se "Zvicra nuk mund të pranojë një numër të pakufizuar azilkërkuesish"

 

Hans-Jürg Käser, Ministër i Drejtësisë dhe Policisë  i Kantonit të Bernës, shprehu pikëpamjen e tij se: «Ne jetojmë në një Zvicër rrethanat e së cilës e bëjnë të mundur integrimin e të huajve.» Edhe për Policinë, sektorin që mbulon ai vuri re se nuk ishte punë e thjeshtë, kur përshembull 20 nigerianë shfaqen në skenë si një grup dhe. «sidomos kur besimi i tyre tek vetja është më i madh se tek ne». Käser e kupton se çdo refugjat këtu në Zvicër kërkon një jetë më të mirë. Por ai nuk është dakord aspak kur këta njerëz as nuk përshtaten me kulturën zvicerane dhe as nuk mësojnë gjuhën këtu.

 


Për Nazmi Jakurtin mungesa e integrimit e të huajve në Zvicër nuk është vetëm për fajin e tyre.

 

Nazmi Jakurti ka 25 vjet që jeton në Zvicër aktualisht  punon tek  Sindikata Unia si jurist duke u përfshirë në shumë projekte integrimi. «Shumë prej tyre, për shkak të punës u mungon edhe koha edhe paratë që të paguajnë një kurs integrimi apo gjuhe.» Prandaj ai kërkon si udhëzim marrjen e masave financiare dhe kohore.

 

Pas kësaj kundërshton Sylvain Astier: «Përsa i përket integrimit për ekonominë dhe shtetin duhen kufij. Sipas Astier integrimi i të huajve lehtesohet prej dëshirës së tyre. Sipas Astier «Dëshira është gjithçka».

 

Bileta e kthimit është e sigurt

 

Përsa i përket iniciativës për dëbimin e të huajve që është lancuar nga Partia Popullore Zvicerane (SVP), Käser paralajmëroi për parashikime të gabuara: «Iniciativa parashikon, që të gjithë ata të huaj të cilët nuk janë të dëshiruar, t'i dëbojmë.» Por kjo nuk mund të funksionojë kështu. Kur Zvicra nuk ka marrëveshje përkatëse me vendin e prejardhjes, në avion është duke fluturuar personi i gabuar dhe bileta e kthimit për në Zvicër është e sigurt.», theksoj Hans-Jürg Käser, Kryetari i Qeverisë Kantonale  dhe njëherësh Ministër i Drejtësisë dhe Policisë  i Kantonit të Bernës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ushtria zvicerane pa parà (01.18.2010)
Ndihma Haitit, Zvicra ndër të parët (01.17.2010)
Micheline Calmy-Rey turné në Evropën Lindore (01.16.2010)
Zvicra i reziston krizës, por duhen bërë reforma (01.15.2010)
Mjetet publike shtrenjtohen 6,4% (01.14.2010)
Bora paralizon aeroportin e Gjenevës (01.13.2010)
"Ata që më kanë përzënë, do të më gjejnë prapë në rrugën e tyre" (01.13.2010)
Kod i ri sjellje për UBS (01.12.2010)
Rekord i ri i falimentimeve në Zvicër (01.11.2010)
Mjeku jurasian shpallet "Zviceriani i vitit 2009" (01.10.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]