E Hënë, 05.20.2024, 10:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
MBYLLET KONSULLATA E PËRGJITHSHME NË NJU JORK - MINISTRIA E JASHTME: SHKURTIM I SHPENZIMEVE

E Premte, 04.25.2014, 09:09am (GMT+1)


TIRANË - Qeveria vendosi dje të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Nju Jork të SHBA-ve dhe funksionin e saj ta kryejë një zyrë konsullore pranë misionit tonë në OKB, po me seli në Nju Jork. Ky ishte një nga vendimet që Këshilli i Ministrave mori dje, nën drejtimin e zv.kryeministrit Niko Peleshi.

"Kjo bëhet për të shkurtuar shpenzimet", - deklaruan dje burimet zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme, për "Gazeta Shqiptare". "Meqenëse të dyja selitë ishin në Nju Jork, atëherë autoritetet tona menduan që t'i bashkojnë nën të njëjtën godinë, për të kursyer qiranë e mjediseve, ku zhvillonte punën e saj konsullata. Fakti që dy misionet bashkohen nuk do të thotë shkurtim shërbimesh, por vetëm shkurtim shpenzimesh", - thanë të njëjtat burime zyrtare. Në fakt, një gjë e tillë ishte paralajmëruar prej muajsh nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Gjatë një interviste televizive në fillim të këtij viti, Bushati u shpreh pikërisht për godinën në Nju Jork. Ai ka thënë se ajo është blerë rreth viteve "˜80 dhe sot është në gjendje mizerabël. Ministri i Punëve të Jashtme ka lajmëruar se "do të ketë ambasada që do të mbyllen, por kjo nuk do të vijë në mënyrë të shpejtë, arbitrare dhe pa u shoqëruar me një studim". I pyetur nëse kjo do të ndodhë këtë vit, ministri i Jashtëm pohoi: "Po, është pjesë e reformës sonë për këtë vit. Në rast se do t'u referohemi letrave, kemi vendime të Këshillit të Ministrave të qeverisë "˜Berisha', ku supozohet të kemi ambasada në Norvegji, Estoni, Pakistan, Afrikën e Jugut, etj. Këto ambasada nuk ekzistojnë. Kanë dalë vendimet e Këshillit të Ministrave, janë njoftuar këto shtete për hapjen e ambasadave nga ana e Shqipërisë, por ato nuk janë hapur kurrë", ka sqaruar Bushati.

Ministri i Punëve të Jashtme ka folur për racionalizim të diplomacisë e një prezencë më të balancuar në përputhje me mundësitë financiare në botë. Brenda 6-mujorit të parë të këtij viti do të ketë edhe një plan apo hartë të atyre ambasadave që do të mbyllen, ka bërë të qartë Bushati, duke vërtetuar pikërisht realizimin e këtij plani, me vendimin e djeshëm të qeverisë. Ende nuk kemi një hartë të plotë të ambasadave që mund të mbyllen apo atyre që mund të bashkohen në një godinë. Por ministri Bushati ka sjellë në vëmendje gjendjen e vështirë financiare në të cilën ndodhen ambasadat tona jashtë vendit. Ai përmendi ambasadën në Uashington që ka dy vjet nuk funksionon. Deri më tani janë ndryshuar disa ambasadorë në vende të ndryshme dhe pritet që të tjerë emra të propozohen në vijim. Por deri tani, nga Presidenti Bujar Nishani nuk janë miratuar propozimet e Bushatit për Ermir Gjinishin në Arabinë Saudite dhe të Ardian Ndrecës në Vatikan.

Shqipëria është e përfaqësuar me një numër relativisht të lartë të përfaqësive diplomatike, në plot 55 vende të botës dhe në pothuajse në gjysmën e tyre ambasadorët kanë kaluar moshën e pensionit apo kanë më shumë se dy mandate në to. Me një buxhet tejet të ulët, rreth 15 milionë euro në vit, në diplomaci numërohen të jenë të angazhuar plot 570 njerëz.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PREZANTIM DINJITOZ I ARTISTËVE SHQIPTARË NË PARISPOEZITË E POETES MIMOZA EREBARA PËRZGJIDHEN NË AKADEMINË EUROPIANE TË ARTIT NË PARIS. POEZIA “KU JE?” MERR VENDIN E NDERITPIKTORI LEK RROTANI MERR ÇMIMIN E KESAJ AKADEMIE (04.24.2014)
GURRAT E ALI PASHËSPoemë nga GJON MARKOKAJ (04.23.2014)
BASHKË ME GJERGJIN…-Fletë Ditari, NJ, 19 Prill 2014-Poezi nga ZEQIR LUSHAJ (04.22.2014)
BRIGADA E HIMARËS, KRENARIA E SHQIPËRISË(Një vështrim për monografinë e poetit e studiuesit Maliq Vrekaj)Nga KUJTIM MATELI (04.20.2014)
AMERIKA ËSHTË NË TUZ, PO TUZI NUK ËSHTË NË AMERIKËNga RAMIZ LUSHAJ (04.20.2014)
Kujtesë, në 90-vjetorin e lindjes: Prof. Dr. JUP KASTRATI, NJË NGA VIGANËT E ALBANOLOGJISËNga ISA HALILAJ studiues, 'Mësues i merituar' (04.18.2014)
PËRKUJTOHET EKSODI I SHQIPTARËVE NË FSHATIN XËRXË (04.17.2014)
KUPTIMI LIGJOR I PLURALIZMIT FETAR NË SHQIPËRINga Prof. dr. GJERGJ SINANI (04.17.2014)
BLUSHI - SHQIPTARËT RREZIKOHEN SERIOZISHT NGA ISLAMI POLITIK (04.16.2014)
RIKTHEJENI FISHTËN NË TEKSTET SHKOLLORENga FRANO KULLI (04.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]