GJYSHIT TIM BAHRI TUFINA Nga MARSIDA NAJDENI
E Premte, 04.25.2014, 06:51pm (GMT+1)
Duarartë e fjalëpak, ti o gjyshi im punëtor. Të zhvatën, të rropën, të burgosën, t'i morën të gjitha, o gjyshi im.
Ti kryelartë, ball' burrëror, gjak fisnik, nuk u ankove kurrë, nuk u përkule kurrë.
Mbete po ai njeri plot njerzillik, si kur kishe dhe kur s'kishe.
Dhe unë o gjyshi im të pyesja, "si o bab nuk u nxehe një herë?" - Dhe pse më morën shumë, më lanë pa gjë, nuk më morën kurrë genin, o mbesa ime.
Ky geni yt, o gjyshi im, më jep forca, fjalet e tua ilaç i shpirtit tim në mërgim.
Sa mall për ty, për fytyrën tënde, sa mall për bablokun shpirtqelibar.
Si u rrita, o gjyshi im, dhe ti s'je më, si ikën vitet bashk, por pa ty tani malloj. Trembëdhjetë vjet pa të vënë një lule mbi varr, o gjyshi im, vetëm shqiptari njeh të tilla dhimbje.
10 Korrik 2013
MARSIDA NAJDENI
|