RAMIZ MERKO NDEROHET ME ÇMIMIN “KONICAâ€
E Djelë, 04.27.2014, 08:29am (GMT+1)
Qendra Shqiptare e Studimeve Amerikane e Britanike, me veprimtari në dy anët e Atlantikut prej vitit 2001; organizatore e konferencave shkencore për Amerikën e Mbretërinë e Bashkuar; botuese e veprave për evente e figura historike e politike dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane-britanike, ndan edhe Çmimin "Konica" për personalitete të larta si presidentë, kryeministra, akademikë, ambasadorë, etj. në Shqipëri, Amerikë, Kosovë, Mbretërinë e Bashkuar, etj.
Çmimi "Konica" i është akorduar kohë më parë zt. Ramiz Merko në Strugë të Republikës të Maqedonisë me këtë motivacion: "Për kontribute në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane e shqiptaro-britanike; për themelimin e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës si një universitet panshqiptar; për bashkëpunimet me Kensington College of Business të Universitetit Glamorgan, Universitetin Ndërkombëtar Shiller, me London City College (LCC) në Mbretërinë e Bashkuar si dhe American Heritage University në Amerikë; për botimet e tij shkencore panshqiptare e euro-atlantike si botimi shkencor periodik "The Heritage", etj;".
Ky çmim do t'i ndahet z. Ramiz Merko në qytetin e Strugës në fund të muajit maj 2014 në një ceremoni me pjesmarrje të personaliteteve shkencore, politike e të shoqërisë civile nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, etj.
www.voal-online.ch
|