VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - POLITIKË E JASHTME APO E BRENDSHME!!??Nga QAMIL GJYREZI

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 09:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
POLITIKË E JASHTME APO E BRENDSHME!!??
Nga QAMIL GJYREZI

E Djelë, 06.29.2014, 12:32pm (GMT+1)


Raportet ndërmjet politikës së jashtme dhe të brëndshme të një vendi përcaktojnë edhe të ardhmen e tij. Në këtë kontekst shtetarit, qeveritarit edhe opozitës në këtë fushë i lejohet të zgjidhë enigmën vetëm një herë. Gabimet e tyre për qëllime dhe interesa partiake politike janë të pariparueshme për politikën e jashtme të një vendi. Pozita dhe opozita në Shqipëri, duhet të jenë në një linjë në misionet e tyre, kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, me ndryshimet, strategjitë dhe taktikat në programet tyre përkatëse politike. Në këtë kontekst edhe qeveria e re dhe opozita cilado që të jetë në Kosovë duhet të qartësojnë pozicionet e tyre në të ardhmen në politikën e jashtme, sidomos atë rajonale dhe plotësimin e kritereve për integrimin e Kosovës në B.E. dhe institucionet Euro-Atlantike, që do të ndikojë shumë për të ardhmen e të gjithë Shqiptarëve. Ideja e një politikë mbarëkombëtare të përbashkët po zitë-opozitë, duhet të mendohet në planin afatshkurtër, në kontekstin rajonal, europian dhe global dhe gjithashtu aftagjatë për një 10 vjecarë ose më pak, që do të përshpejtojë dhe përafrojë qëndrimet e grupimeve politike në Shqipëri dhe Kosovë dhe të shqiptarëve kudo që janë. Së fundi kuvendi i shoqatës "Vatra" në Amerikë vendosi në kushtetutën e saj nenin: "Vatra lufton për bashkim kombëtarë". Këto inisiativa politike të faktorit shqiptarë tregojnë qartë se ardhmja e jonë si komb është e padiskutueshme, por kërkon angazhim dhe përkushtim, bashkëpunim nga të gjitha palët politike dhe jo politike, në zhvillimet e brëndshme dhe ato të jashtme.

Marrja e Statusit te vendit kandidat, vizita e Papës në Shtatorë dhe e Zonjës Merkel në Dhjetorë, vemendja gjithnjë e më intensive e SHBA-së, për zhvillimet e demokracisë dhe shtetit ligjorë, mbështetja amerikane për integrimin dhe cuarjen përpara të ceshtjes shqiptare janë element të rëndësishëm për të ardhmen tonë. Politika e jashtme ka një rëndësi të madhe për politikën e brëndshme, për ekonominë dhe stabilitetin shoqërorë. Në politikën e jashtme qeveria dhe opozita mendoj se duhet të kenë qëndrime pak a shumë të njëjta me ndryshime të vogla edhe këto pikpamje të jenë dinamike, mbasi politika botërore sjell ngjarje të reja, taktika të reja gadi cdo muaj. Në këtë projekt edhe politika në Kosovë duhet të ndjeki të njëjtën formulë. Së fundi po lexoja në një lajm në një media që Europa dhe SH. B. A., i bëjnë thirrje edhe Serbisë të mbështesi ceshtjen e Ukrainës, duke ditur aspiratën e Serbisë për në B.E. Pra t rendi politik në politikën e jashtme Europiane dhe botërore përballohet me ngjarje të reja të paparashikuara më parë. Aktualisht bota bi-polare, ngjarjet në Ukrainë dhe fitorja e të djathtëve në Europë kërkojnë një strategji të re për politikën tonë të jashtme. Integrimi në B.E., që është një proces i së ardhmes dhe statusi, hapja e negociatave e Shqipërisë është me të vërtetë një ceshtje e qeverisë por në këtë kontekst edhe opozita merr një rëndësi të vecantë me qëndrimet e saja dhe opsionet për këto procese që kërkojnë vemendje shumë të madhe dhe përgjegjësi të lartë dhe profesionalizëm në marëdhënjet diplomatike ndërkombëtare. Ndodhemi në një fazë sic shkruan Kryeministri Rama: "Që Evropa është bërë taktike, dhe po bëhet gjithmonë e më pak strategjike". Prandaj kërkohet një rishikim i mardhënjeve me jashtë i qeverisë dhe opozitës dhe i faktorit politik në Kosovë, i ndryshimit të mënyrave të t ë bërit politikë e jashtme. Politika e ja! shtme e një vendi e një shteti krahas politikës së brëndshme ka një rol shumë të rëndësishëm për konsolidimin e një demokracie funksionale, shtetit ligjorë, ekonomie tregu të qëndrueshme dhe të një shteti të vërtetë demokratik dhe të integruar në institucionet ndërkombëtare pa korrupsion dhe sundimin e ligjit. Marëdhënjet diplomatike, pjesë e politikës së jashtme të një vendi, krijojnë miqësi me kombe dhe kultura të ndryshme dhe sjellin zhvillim e prosperitet në të gjitha planet. Dërgimi i mesazhe diplomatike të caktuara nga kultura dhe kombe të ndryshme, bashkon kombe dhe kultura në pesë kontinentet e globit dhe i afron në shumë plane të zhvillimit në marëdhënjet ndërkombëtare. Mbas viteve 90-të, diplomacia tek neve mori një kuptim të ri dhe ka luajtur një rol të madh në zhvillimet e politikës së brëndshme, ekonomisë dhe zhvillimit të vendit me uljet dhe ngritjet e demokracisë dhe zhvillimit tonë. Në fakt të gjitha pa rtitë politike në Shqipëri kanë në programet e tyre prioritet marëdhënjet me SH.BA dhe me vendet e B.E. dhe integrimin e Shqipërisë në B.E., gjithashtu krijimin e marëdhënjeve të mira diplomatike nga Lindja në Perëndim të globit. Natyrisht një rëndësi të madhe merr edhe politika e jashtme rajonale, marëdhënjet me fqinjët. Prandaj është i domosdoshëm prezantimi i pikpamjeve të qeverisë aktuale dhe Kryeministrit Rama dhe opozitës zotit Basha, të sqarojnë projektet e tyre për zhvillimet për politikën e jashtme, në dinamikën dhe situatën e re në rajon dhe Europë dhe botë. Në realitet falë mbështetjes së faktorit ndërkombëtarë dhe projekteve për politikën e jashtme të qeverive në vite, mbas viteve 90-të, diplomacia e jonë dhe politika e jashtme kanë marrë një zhvillim të ri në shërbim të politikës së brendshme zhvillimit ekonomik dhe kulturorë. Të gjitha vendet ish-komuniste në përgjithësi kanë specifika të caktuara në marëdhënje me politikën e jashtme dhe me marëdhÃ! «njet ndërkombëtare. Mbas pavarësive të vendeve të ish-Jugosllavisë dhe pavarësisë së Kosovës kemi një situatë tjetër dhe një klimë tjetër në Ballkanin Jug-Perëndimorë që u kthye në një teatër luftrash të përgjakshme mbas viteve 90-të dhe aktualisht po kërkon stabilitetin në të gjitha fushat e zhvillimit, por gjithashtu mbeten një seri ceshtjesh të pazgjidhura të cilat sic duket lypin kohë dhe projekte të qeverive dhe opozitave në Shqipëri dhe Kosovë dhe natyrisht edhe faktorët e tjerë në vend. Megjithatë krahas një seri problemesh ekonomike dhe politike, rajoni përballet gjithashtu edhe me sfida gjeopolitike, të cilat synojnë zhvillimin dhe stabilitetin në këtë rajon të trazuar në vite dhe lypin kohë, mbasi sic duket procesi i plotë i stabilizimit dhe integrimit rajonal kërkon negociata dhe projekte të qarta. Prandaj projekti i qeverive për politikën e jashtme tek neve duhet të jetë i mirëstudjuar, prespektiv dhe të vihet në shërbim të paqes dhe stabilitetit ekonomik dhe politik në rajon, pa cënuar ceshtjet tona shumë të rëndësishme të cilat ndikojnë në politikën e brëndshme e që janë jetike për jetën e qytetarëve dhe në rritjen ekonomike. Mbas marrëveshtjes Prishtinë-Beograd gjithashtu rajoni dhe vetë Kosova dhe Serbia janë në provë të ardhmen e integrimit dhe zhvillimeve të këtyre vendeve dhe vendeve të rajonit. Implementimi i kësaj marrëveshje ka një rëndësi të vecantë. Procesi nuk është i lehtë të realizohet. Serbia me gjithë përparimet e bëra, kërkon të fitojë kohë dhe të lozi me të drejtën "natyrale" dhe shtetformuese të Kosovës, sic ishin edhe ngajrjet e fundit në Mitrovicë. Ky model sipas një analisti të një gazete përditshme tek neve, mund të ndikojë edhe në zgjidhjen e problematikave të ceshtjes came dhe të shqiptarëve në Preshevë dhe Mal të Zi në të ardhmen, por natyrisht priten rezultatet dhe treguesit e marrëveshj es Prishtinë-Beograd në të ardhmen. Zonja Ashton p! o pret konstituimin e qeverisë së re në Kosovë për vazhdimin e negociatave me Sërbinë. Ashton po i bën presion Kosovës duke deklaruar: "Nëse nuk ka dialog me Serbinë do t'ju izolojmë". "Unë vetëm mund të them se presim nga Qeveria e re e Kosovës të vazhdojë dialogun dhe implementimin e Marrëveshjes së 19 prill 2013", deklaron Maja Kocijançic zëdhënësja e Ashton, pavarësisht projekteve për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë të Vetvëndosjes. Natyrisht mbas zgjedhjeve të fundit në Kosovë pritet edhe projekti i qeverisë së re për politikën e jashtme të dalë nga këto zgjedhje. Sidoqë që të jetë vendet e Ballkanit duhet ta kenë të ardhmen në B.E. Kjo aspiratë shihet qartë edhe në deklaratat e disa liderve Europianë dhe Amerikanë, por një rol të rëndësishëm marrin edhe qeveritë dhe opozitat e këtyre vendeve në plotësimin e kritereve për integrim dhe zhvillim. Mbështetja amerikane për neve ëshë jetike por edhe ven det e Europës janë pjesa ku neve duam të integrohemi dhe është shtëpia e jonë e përbashkët. Në fakt për jetën e përditshme të një vendi politika e brëndshme ka një rol të madh dhe shpesh ka prioritet ndaj politikës së jashtme. Ky trend është i lidhur me kontekstin historik, kulturën, ekonominë dhe nivelin e demokracisë së një vendi. P.sh. Amerikanët që janë një fuqi botërore, presidentët e ndryshëm shpesh e kanë ndryshuar rëndësinë e politikës së brëndshme ndaj asaj të jashtme. Qeveria e Klinton i dha më tepër rëndësi politikës së brendshme të SH.B.A-ve kurse kabineti Bush i dha rëndësi politikës së jashme. Presidenti Obama aktualisht përdor diplomacinë negociuse, ku nëpërmjet sanksioneve ekonomike dhe diplomatike përpiqet të luaj rolin e një vendi sic ëshë U.S.A shumë të rëndësishëm për të gjithë botën. Vizitat e tija të fundit në Europë dhe kriza në Ukrainë, kërkon që europianët të jenë më të bashku ar për ceshtjet të cilat ndikojnë në të ardhmen ! e rajonit dhe të botës për të përballuar këto lëvizje dhe ngjarje politike jo pa kosto njerëzore dhe materiale. Prandaj duhet ë ketë një projekt të studjuar mirë nga të gjitha palët tek neve, ku së pari duhet vullneti i mirë dhe misioni që ka një qeveri në rritjen ekonomike, uljen e korrupsionit dhe krijimin e shtetit të së drejtës. Në rastin tonë politika e brëndshme është shumë e rëndësishme por edhe ajo e jashtme duhet të jetë e qartë dhe të shikojë nga prespektiva. Në këtë kontekst gabimet e një shtetari, qeveritari janë të pariparueshme për politikën e jashtme të një vendi. Ky koncept duhet të jetë i qartë edhe për opozitën. Sipas Henri Kisinger tek puna e tij "Diplomacia", gati si të ishte një ligj i natyrës, duket se në cdo shekull shfaqet një vend me fuqinë, vullnetin dhe forcën lëvizëse intelektuale e morale për t'i dhënë formën tërë sistemit ndërkombëtarë, në përputhje me vlerat e vehta. Marëdhë njet ndërkombëtare kanë një rëndësi të vecantë edhe për neve dhe politikën tonë.

Politika e jashtme dhe diplomacia dhe rendi i ri botërorë, Sh.B.A dhe Evropa.
Në shekullin e shtatëmbëdhjetë Franca, nën Cardinal Risheljë, futi konceptin bashkëkohor në marëdhënjet ndërkombëtare, të bazuar në kombin shtet dhe të motivuar nga interest kombëtare si qëllimi i fundit. Në shekullin e tetëmbëdhjetë Britania e Madhe krijoi konceptin e ekulibrit të forcës, që dominoi diplomacinë europinane për 200 vjet. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë , Austria e Meternikut, rindërtoi Koncertin e Europës dhe Gjermania e Bismarkut e prishi atë, duke e futur diplomacinë europiane në luftën e ftohtë të politikës së forcës. Në shekullin e njëzetë asnjë vend tjetër nuk ka ndikuar në marëdhënjet ndërkombëtare në mënyrë aq të vendosur dhe në të njëjtën kohë aq ekuivoke, sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka shoqëri që të ketë këmbëngulur më tepër në mosndërhyrjen në punët e brendshme të shteteve të tjera dhe të ketë mbrojtur me aq pasion idenë se vlerat e saj janë të zbatueshme në shkallë universale. Nuk ka vend më pragmatik në drejtimin e përditshëm të diplomacisë. Rruga e Amerikës në politikën ndërkombëtare, ka qenë triumfi i doktrinës mbi përvojën. Cka është e re në rendin e ri botëror që po lind, është se për herë të parë Shtetet e Bashkuara nuk mundet të tërhiqen nga bota dhe as ta sundojnë atë. Evropa u hodh në politikën e ekulibrit të forcës ku zgjedhja e saj e parë, ëndrra mesjetare për një perandori universale, u përmbys dhe kur nga hiri i kësaj aspirate të lashtë lindi një numur i madh shtetesh pak a shumë njëlloj të fuqishëm. Sistemi i ekulibrit të forcës nuk pretendonte të paralizonte të parandalonte krizat dhe biles as luftrat. Amerika në historinë e saj asnjëherë nuk ka bërë pjesë në sistemin e ekulibrit të forcës. Gjatë luftës së Ftohtë, qëndrimi origjinal amerikan në politikën e jashtme i përshtatej në mënyrë të shkëlqyer sfidës së ditës. Në botën pas luftës së ftohtë, elementet e ndryshme duket se zhvillohen në! mënyrë më harmonike dhe më simetrike. Fuqia relative ushtarake e Shteteve të Bashkuara, gradualisht do të dobësohet. Sistemi ndërkombëtarë i shekullit të njëzetë do të karakterizohet nga një kontraditë e dukshme: nga njëra anë, copëtimi; nga ana tjetër rritja e globalizmit. Evropa, e vetmja pjesë e botës së sotme që ka funksionuar sistem shumështetesh shpiku konceptet e kombit-shtet, sovranitetit dhe ekulibrit të forcës. Këto ide sunduan marrëdhënjet ndërkombëtare në pjesën më të madhe të tre shekujve. Rusia gjatë historisë ka qenë një rast i vecantë. Ajo arriti vonë në skenën evropiane. Rusia post-komuniste u ndodh brënda kufijsh, që nuk kanë precedent në histori. Sot ëshë e rëndësishme një Rusi në territoret e vehta.
Kina gjithashtu ndodhet përballë një rendi të ri botërorë për te. Për 2000 vjet Perandoria kineze pati bashkuar botën e vet nën një sundimi të vetëm perandorak. Kina u rishfaq vetëm kohët e fundit-pas luftës së Dytë Botërore-në një botë multipolare të paparë në histori. Përsa i përket Indisë e cila po del tani si një fuqi e madhe në Azinë Jugore politika e saj e jashtme është në shumë drejtime relikti i fundit i lulëzimit të imperializmit evropian i gatuar me traditat e një kulture të lashtë. A do të vazhdojnë me këto parime teorike të shekullit të 20-të marëdhënjet ndërkombëtare në shekullin tonë atë të 21-të, apo do të ndryshojë dicka në të ardhmen? Ka një ndryshim të madh midis prespektivës së një analisti dhe asaj të një shtetari. Analisti mund të marrë risqe. Nëqoftëse konkluzionet i dalin të gabuara ai mund të shkruaj një tezë tjetër. Shtetarit në këtë fushë i lejohet të zgjidhë enigmën vetëm nj ë herë. Gabimet e tij janë të pariparueshme për politikën e jashtme të një vendi. Këto koncepte teorike për marëdhënjet ndërkombëtare dhe diplomacinë i obligojnë qeverinë aktuale dhe opozitën që kërkon pushtetin në Shqipëri dhe Kosovë, që të ndërtojnë një politikë të qartë të jashtme funksionale në shërbimtë asaj të brëndshme, zhvillimit ekonomik, kulturorë dhe social dhe ti shërbejë integrimit tonë. Përgjegjësia e shtetarëve të një vendi është shumë e madhe për politikën e jashtme pasi për mendimin tim ajo ka rëndësi të njëjtë me politikën e brëndshme dhe të ardhmen tonë. Në historinë e kombeve dhe kulturave të bërit diplomaci, ka ndikuar thelbësisht në rritjen ekonomike dhe forcimin e demokracisë.
Edhe neve në këtë moment historik kemi se cfarë të ofrojmë në planin e politikës së jashtme në rajon dhe më gjërë.

QAMIL GJYREZI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dita - BANKIERI KU 'FALESHIN' BIZNESMENËT NË VËSHTIRËSI (portret) (06.29.2014)
ARTAN SANTO - KA NJERËZ QË KËRKOJNË TË FITOJNË SA MË SHUMË PARA, POR HUMBASIN VETEN E TYRENga intervista e fundit (06.27.2014)
NË FJÄRDINSKOLAN  DITURI, KULTURË, PUNË, EDUKATË ISHIN ELEMENTE QË SHOQËRONIN KËTË SHKOLLË CILËSORE SUEDEZE NË BORÃ…S TË SUEDISËFotoreportazh nga KADRIJE MENIQI (06.25.2014)
Deutsche Welle, Dr. JOHANNA DEIMEL - STATUSI I KANDIDATIT PËR SHQIPËRINË KA RËNDËSI PSIKOLOGJIKE (Intervistë) (06.23.2014)
LAZARAT, FËMIJËT MES HASHASHITReportazh nga AURORA KOROMANI (06.23.2014)
EDHE NJË MEDALJE E ARTË PËR MAJLINDËN (06.22.2014)
RITA BËN MUZIKË RRUGËVE TË ZVICRËS PËR TË MBLEDHUR PARA PËR KOSOVËNPrishtinasja bën muzikë rrugëve të Zvicrës dhe Gjermanisë në kuadër të projektit të maturës për ngritjen e dinjitetit të personave me sindromin Down (06.22.2014)
Java e albanologjisëLULZIM LAJÇI - SHQIPTARËT U BËNË MYSLIMANË PËR TË MBIJETUAR (06.19.2014)
Kujtime për Shqipërinë e viteve 1992–1993ASKUND NUK NGROH DIELLI MË MIRË SE NË SHQIPËRINga XHAFER LECI (06.19.2014)
KOSOVËS I DUHEN REFORMA TË DOMOSDOSHME DHE THYERJE E KLIESHEVE PARTIAKE!Nga ASLLAN DIBRANI (06.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]