VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kujtime për Shqipërinë e viteve 1992–1993ASKUND NUK NGROH DIELLI MË MIRË SE NË SHQIPËRINga XHAFER LECI

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 07:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Kujtime për Shqipërinë e viteve 1992–1993
ASKUND NUK NGROH DIELLI MË MIRË SE NË SHQIPËRI
Nga XHAFER LECI

E Enjte, 06.19.2014, 08:00am (GMT+1)


Pak kohë më parë, si dhjetëra dhe qindra shqiptarë të mërgimit, po kthehesha nga një udhëtim aq i bukur dhe aq kuptimplotë në shtetin amë, në Shqipëri. Ishte një dëshirë e gatuar pas kaq shumë vjetësh, që fatbardhësisht m`u realizua tash, me ardhjen e demokracisë në shtetin amë. Pas vetes lija kujtimet e shumëta të njerëzve që kisha njohur më parë si; zotnit Bedri Islami e Sokol Gjoka  gazetar të "Zërit të popullit", apo që i njoha gjatë atyre pak ditëve të qëndrimit në Shqipëri, si;  majorin Shpëtim Spaho, profesor Gani Krasniqin e shumë të tjerë. Kisha mbresa nga kujtimet në Kalanë e Krujës, të Lezhës, të Shkodrës  të Beratit etj., buzëdetin e Durrësit dhe plot vise të tjera, ku bukës i thonë bukë dhe ku tingëllon fjala e bukur shqipe.


Po kthehesha në këto vise të mërgimit të largët dhe po mendoja se në verën e ardhshme do të shkoja me gjithë familjen, që edhe fëmijët të dinë se cili është vendi i tyre. Në një aeroport të huaj takova një bashkatdhetar. Nuk shkoj më në Tiranë, më tha hej biri i nënës, as ujë për t`u larë s`kishte gjithëherë. I thashë se edhe ne dikur, në shtëpitë tona dhe në vatrat tona kemi jetuar ngusht, se vërtetë tashti Shqipëria nuk ishte Zvcira ku jetonte ai, por ishte vendi ynë. I thash se dashuria për vendin nuk matet me ujët që derdhet apo me diçka tjetër. Nuk di a më kuptoi apo jo, nuk e di nëse ai do të shkojë prap në Shqipëri, por më mban shpresa se po edhe ai gjak shqiptari ka. E tregova disi gjatë të gjithë këtë për të dalë tek një hall dhe më i madh që kemi sot, qoftë si matet e qoftë si shtet e qoftë si komb. As që mund të jetë e fortë Kosova, nëse nuk është e fortë Shqipëria. Kështu ka qenë gjithmonë, e kështu do të jetë deri në ditën e bekuar kur të jemi një shtet, ashtu si jemi një komb në trojet tona. Na e kemi një rrezik të zi, sepse si thotë populli tek se e kemi dreqin kojshi!



E kush do ta bëjë të fortë Shqipërinë? Grekët që po maten e po synojnë të blejnë trojet tona  të jugut, që kanë hapur shitore, duke ndërruar emrat e mërgimtarëve, duke i keqtrajtuar shqiptarët,   që sipas interesave të tyre politike synojnë të hyjnë si e kanë zakon në tokat  e të tjerëve.




A duhet lënë, për shembull, që trojet e Sarandës, të Himarës, të Vlorës, e të  gjithë bregdetit t`i zaptojë greku? A nuk jemi të zotët ne, të investojmë e të ndihmojmë më konkretisht, e jo si disa "mërgimatarë" që për faqe të zezë menduan vetëm për vete e aspak për popull? Kush do ta bëjë Shqipërinë të bukur? Serbët që po i torturojnë edhe fëmijët  edhe pleqtë, e përditë po e vrasin rininë? Po, këta fqinj i kemi e askush nuk e zgjedh fqiun e tij! Nisen mërgimtarët për pushime në çdo kënd të botës, por pak shkojnë si duket në dheun amë. Shkojnë në Spanjë e harxhojnë të hollat e fituara me djersë, thua se në Shqipëri nuk ngroh i njëjti diell e nuk lagin brigjet, ujërat e Detit Mesdhe? Duhet ta kuptojnë se askund nuk ngroh dielli më mirë e më shumë se në Shqipëri. Vërtet, vendi ynë tash është i varfër e nuk i ka kushtet e perëndimit, vërtet se s`i ka me bollëk e disa gjëra mungojnë, por nuk duhet të harrojmë se vetëm duke derdhur sa më shumë mjete devizore në të, ashtu vendi ynë pasurohet. Ka edhe të tillë individë që theksojnë se në Shqipëri prap ka raste kur nxirren pengesa të shumta, se ka edhe të korruptuar. Por, kush është ai që mendon se më 22 mars iu hoqën të gjitha të këqiat Shqipërisë, që e infektuan për 50 vjet? A mos kaq lehtë shërohen plagët gjysëmshekullore? E kush do t`i shërojë plagët, nëse nuk jemi të gjithë atje ku duhet. Sot ka nevojë Shqipëria për ne, nesër do të kemi nevojë për Shqipërinë.
Vërtet, sot çdo mërgimtar është i brengosur për atë se çka po ndodh në Kosovë dhe është i gëzuar njëkohësisht për rrjedhat kah po ec Shqipëria. Edhe ndihma janë tubuar.


Vetëm aktivi i LDK-së në zonën ku banoj unë ka dhanë e jep çdo muaj mijëra marka për Kosovën, e nuk është shterrur ndihma as për Shqipërinë. E as nuk do t`i ndërprejë, por  kjo nuk mjafton,është përëseri pak. Për më pak se një vit demokraci, Shqipëria po ecën kah shërimi i plagëve të saj. Por ajo ka nevojë për më shumë furra buke, që edhe në fshatra e në qytete të vogla të dalë bukë e mirë, e jo ta gatuajë çdo shtëpi  bukën në magjen e saj. Ajo ka nevojë për shitore, për hotele, për fabrika të vogla ( ka nevojë për uzina, por për to ne i kemi mundësitë e kuafizuara), ka nevojë për fjalën e ngrohtë në rrugën e saj drejt demokracisë. Një ditë shqiptarët në dy anët e kufirit dosido do të gjenden në një front lufte kundër armiqve të përbashkët. Por qëndresa e përbashkët fillon që tani.  Ta fillojmë këtë betejë që ta kemi të sigurt të ardhmen.
 Edhe në vintin 1993  me gjithë familjen time bërëm pushimet verore në Durrës.
Në Durrës ishim vendosur me banim tek miku im prof.Gani Krasniqi, familje kjo që kishte emigruar në Shqipëri, në  kohen e mbretërisë së Ahmet Zogut, me origjinë nga fshati Shahiq i Kamnenicës të Kosovës. Nga ajo kohë  e gjithë jeten time, ruaj kujtimet e mia të pa harrueshme, të mrekullueshme, për shumë njerëz  të mirë, që njoha me rastin e vizitës të Shqipërisë më 1992, dhe pushimeve verore me familjen time më 1993.



XHAFER LECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVËS I DUHEN REFORMA TË DOMOSDOSHME DHE THYERJE E KLIESHEVE PARTIAKE!Nga ASLLAN DIBRANI (06.17.2014)
PA REVOLUCION KOPERNIKAN NË ARSIMIN E LARTË NUK KA TË ARDHME TË UNIVERSITETEVENga Dr JORGO MANDILI, Prof Asoc i Fizikës (06.16.2014)
TEKSTI UNIK I HISTORISË, POLITIKA DHE REFLEKTIMINga Dr. NDRIÇIM MEHMETI (06.15.2014)
DUKE NDJEKUR DIPLOMIMIN E ILIRIT -Ekskluzive nga Pal Neçaj, NY, USA- (06.15.2014)
HAKI MULLETI FIGURA E NJË SHQIPTAR TË MADH I PERSEKUTUM NË DIKTATURË DHE TRANZICION (06.14.2014)
KËPURDHAT E AGIM BAFTIRITPakëz humor nga AGIM GASHI (06.14.2014)
I mbylli punimet Samiti Global për Parandalimin e Dhunës Seksuale në KonfliktPRESIDENTJA JAHJAGA NË SHOQËRI TË JOHN KERRY, WILLIAM HAGUE, ANGELINA JOLIE, BRAD PITT E TJERË (Fotoreportazh) (06.13.2014)
ËNDRRA EVROPIANE NË NJË SFIDË SERIOZENga Doc. Dr. VASIL KURETA (06.13.2014)
ROBERT ELSIE ZBULON 700 FOTO TË HERSHME TË SHQIPËRISË (06.13.2014)
ARBËNOR DEHARI, AKTIVIST I VETËVENDOSJES - NDËRROI JETË TRAGJIKISHT (06.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]