EDHE NJË MEDALJE E ARTË PËR MAJLINDËN
E Djelë, 06.22.2014, 02:40pm (GMT+1)
Krenaria e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi nuk ka të ndalur.
Xhudistja pejane ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Grand Prix të zhvilluar në Budapest.
Majlinda me lehtësoi u kualifikua deri në finale duke mposhtur xhudistet si Laura Gomez, Priscilla Gneto dhe Annabelle Euranie.
Në finalen e këtij turneu të madh, siç transmeton KP, Majlinda triumfoi me Ippon ndaj italianes Odete Giuffrida, duke u rikonfirmuar si fuqi botërore e sportit të xhudos.
Kujtojmë se Kelmendi është kampione në fuqi botërore dhe evropiane në kategorinë e saj -52 kg.
www.voal-online.ch
|