VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Dita - BANKIERI KU 'FALESHIN' BIZNESMENËT NË VËSHTIRËSI (portret)

                                                                                      

E Enjte, 05.09.2024, 10:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Dita - BANKIERI KU 'FALESHIN' BIZNESMENËT NË VËSHTIRËSI (portret)

E Djelë, 06.29.2014, 07:42am (GMT+1)



Janë fare të paktë biznesmenët në Shqipëri, që manovrojnë mbi një fije të hollë ekuilibri mes palëve politike. Përgjithësisht biznesmenët në këtë vend janë brenda një kampi, brenda një konjukture politike. Artan Santo ishte nga të paktët "mik i të gjithëve". Një përjashtim që vërtetonte rregullin, gjithsesi. Në harmoni të pazakontë me të gjithë lidershipin politik të vendit, ai nuk gëzonte thjesht respektin, por edhe besimin e tyre.

Santo ishte prej afro 15 vitesh i angazhuar si CEO i Credins Bank, ishte themelues i saj ndonëse nuk ishte aksionari më i madh i saj. Ishte njeriu që luante fijet e kësaj banke, drejtonte politikat e saj dhe kuronte deri dhe detajet më të imëta të transfertave. Ai ka qenë aktiv në disa operacione të rëndësishme biznesi dhe privatizimesh në këtë vend. ARMO, Albpetrol, dy kompani të rëndësishme shtetërore që kanë kaluar faza dramatike privatizimi dhe ngërçe të rëndësishme financiare, sidomos me spekulimin e transfertave, kanë pasur ndër të tjerë, protagonist dhe bankën e dirigjuar nga Santo.

Ai ishte "vetë zgjidhja" shkruante dje një nga deputetët e shumtë biznesmenë të këtij vendi. Në fakt, Santo ka ndihmuar një numër të gjerë biznesmenësh shqiptarë në vështirësi, duke pranuar edhe transferime kredish problematike nga bankat e tjera drejt bankës së tij, për t'u zbutur efektin e problemeve që mund të kenë pasur. Banka e Santos është e njohur ndër të tjera në rrethet e biznesit edhe për ortakërinë e saj me një fond zviceran, ky fond është dhe zyrtarisht aksionar në këtë bankë.

Vrasja e Santos shenjon dhe ekzekutimin e parë në rangje të rëndësishme të financës shqiptare. Shumëkush dje, e lexonte mënyrën se si u krye kjo vrasje (e egër dhe para derës së bankës) si një "mesazh", të tjerë përpiqen të gjejnë shpjegime në disa histori ngërçesh të Santos, si në kreditimin e privatizimeve problematike ashtu dhe në konflikte me disa ortakë me të cilët ka investuar në kompani mediatike. Të tjerë, përmendin informalitetin shqiptar që s'mund të mos cekte dhe marrëdhëniet mes bankave dhe bizneseve në Shqipëri, apo dhe histori transfertash.

Hetuesit amerikanë sa herë ndodhin vrasje të personaliteteve nisin zgjidhjen e rebusit me pyetjen: Kush është përfituesi nga ngjarja? Ndoshta kjo përgjigje deri më tash e munguar është zgjidhja e misterit në rastin e vrasjes së Artan Santos, i pari CEO banke që ekzekutohet në Shqipëri, duke shënuar dhe vrasjen më serioze të ndodhur ndonjëherë në dy dekadat e fundit në rangjet e elitës financiare të vendit.

Dje u vra bankieri i kompromiseve. Publiku ndoshta e njihte pak. Për ta ishte thjesht Tani Santo. Por biznesi dhe politika e njihnin mirë. Për ta ishte Santo Tani.

 

VRITET BANKIERI ARTAN SANTO

Dy persona me kokore në kokë të hipur në një motorçikletë tip Skuter  kanë qëlluar së paku 6 herë me armë zjarri mbi bankierin Artan Santo sot në mëngjes, në mes të Bllokut, në zonën ku ndodhen godinat e bankave.

Sipas nje videoje qe policia nuk e ka bere publike por DITA e posedon, pasagjeri i motorit ku udhetonin dy atentatoret ka qelluar mbi Santon ne trup fillimisht pa zbritur nga motori. Santo ka mundur te beje disa hapa drejt deres se bankes. Atentatori ka zbritur dhe e ka qelluar ne koke. Nderkohe nje polic eshte afruar por personi tjeter ne motor, i ka drejtuar armen dhe ai eshte zmbrapsur.

Artan Santo, i datëlindjes 1956, drejtor i Bankës Credins që prej krijimit, është bashkë-ortak edhe i Fokus Grup që së bashku me familjen Hysenbelliu kontrollon TV News 24, gazetat "Panorama", "Gazeta Shqiptare", si dhe agjencinë Balkanweb. Santo gjithashtu është edhe investitor i kanalit TV me profil ekonomik Scan.

Dëshmitarë në vendngjarje i thanë DITA-s se Santo ka vdekur menjëherë. Trupi i tij ka qëndruar në trotuar i mbuluar, derisa autoambulanca ka mundur të çajë në trafikun e rënduar të zonës së Bllokut.

Policia ka ngritur disa postblloqe në pjesë të ndryshme të qytetit.  Burime nga policia bënë të ditur se motori që kanë përdorur dy autorët e krimit kishte dy numrat e fundit të targës 09. Flitet se një polic rrugor është vënë në ndjekje të motorit të atentatorëve menjëherë pas ngjarjes, por ka humbur gjurmët e killerave pranë urës së Gjolës, ku ndahet Tirana me Fushë-Krujën. FNSH dhe RENEA po kryejnë gjithashtu kërkime.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARTAN SANTO - KA NJERËZ QË KËRKOJNË TË FITOJNË SA MË SHUMË PARA, POR HUMBASIN VETEN E TYRENga intervista e fundit (06.27.2014)
NË FJÄRDINSKOLAN  DITURI, KULTURË, PUNË, EDUKATË ISHIN ELEMENTE QË SHOQËRONIN KËTË SHKOLLË CILËSORE SUEDEZE NË BORÃ…S TË SUEDISËFotoreportazh nga KADRIJE MENIQI (06.25.2014)
Deutsche Welle, Dr. JOHANNA DEIMEL - STATUSI I KANDIDATIT PËR SHQIPËRINË KA RËNDËSI PSIKOLOGJIKE (Intervistë) (06.23.2014)
LAZARAT, FËMIJËT MES HASHASHITReportazh nga AURORA KOROMANI (06.23.2014)
EDHE NJË MEDALJE E ARTË PËR MAJLINDËN (06.22.2014)
RITA BËN MUZIKË RRUGËVE TË ZVICRËS PËR TË MBLEDHUR PARA PËR KOSOVËNPrishtinasja bën muzikë rrugëve të Zvicrës dhe Gjermanisë në kuadër të projektit të maturës për ngritjen e dinjitetit të personave me sindromin Down (06.22.2014)
Java e albanologjisëLULZIM LAJÇI - SHQIPTARËT U BËNË MYSLIMANË PËR TË MBIJETUAR (06.19.2014)
Kujtime për Shqipërinë e viteve 1992–1993ASKUND NUK NGROH DIELLI MË MIRË SE NË SHQIPËRINga XHAFER LECI (06.19.2014)
KOSOVËS I DUHEN REFORMA TË DOMOSDOSHME DHE THYERJE E KLIESHEVE PARTIAKE!Nga ASLLAN DIBRANI (06.17.2014)
PA REVOLUCION KOPERNIKAN NË ARSIMIN E LARTË NUK KA TË ARDHME TË UNIVERSITETEVENga Dr JORGO MANDILI, Prof Asoc i Fizikës (06.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]