VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË FJÄRDINSKOLAN  DITURI, KULTURË, PUNË, EDUKATË ISHIN ELEMENTE QË SHOQËRONIN KËTË SHKOLLË CILËSORE SUEDEZE NË BORÃ…S TË SUEDISËFotoreportazh nga KADRIJE MENIQI

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 07:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
NË FJÄRDINSKOLAN  DITURI, KULTURË, PUNË, EDUKATË ISHIN ELEMENTE QË SHOQËRONIN KËTË SHKOLLË CILËSORE SUEDEZE NË BORÃ…S TË SUEDISË
Fotoreportazh nga KADRIJE MENIQI

E Mërkurë, 06.25.2014, 08:28pm (GMT+1)



Në udhën e gjatë ajrore nga Vushtria për në Suedi isha në vorbullën e misterit që ka secili kur sheh një vend të paparë. Më shkonte mendja të ftohtësia. Ftohtësi polare??? Një vend i ftohtë, thashë me vete, do të ketë dhe njerëz të ftohtë. Tashti më duhet që publikisht të kërkoj falje për atë mendim të strukur thellë brenda vetes. Zjarre mund të ndezësh kudo. Kudo kudo, po një vend ku flasin të paktën 32 gjuhë të botës duhet të ketë brenda vetes një zjarr gjigand . Një zjarr që nuk dihet se kur është ndezur së pari apo se kur do shuhet. Një zjarr që më kujtonte odat e kullave të Kosovës ku ka shumë fëmijë E unë isha brenda tyre . Si mësuese , Si pjesë e Kosovës që, ndoshta më shumë se çdo vend në botë e ka dashur ngrohtësinë.

U nisëm në këtë rrugëtim të largët por me një mission të madh, me një projekt madhor " Udha e shkronajve" e filluar para ca viteve me shkollën " Demokracia " të Durrësit" për të vazhduar në shtetin më të ri të Kosovës, në qytetin e të madhit Hasan Prishtina, në Vushtrrinë e lashtë, në shkollën " Ali Kelmendi". Ky bashkëpunim i  inicua fal  mësuesit, poetit dhe publicistit të madh z.Sokol Demakut dhe miqëve suedez të shkollës Fjardingskulan të Borasit.

Ftesat i kishim dhe në këtë grup pune ishte kryetari i komunës së Vushtrrisë z.Bajram Mulaku, mësuesja e klasës së pestë z.Ilmije Halili, edukatorja Ferdane Hysseni dhe unë drejtoresha e shkollës Kadrije Meniqi.

 E prisnim me padurim dhe kjo  ditë erdhi.   Agun   e mëngjesit e pritëm në një shkollë qindra kilomatra larg, në qytetin e bukur të Suedisë, në Boras.Një shkollë me shumë ngjyra, ku cicërronin 32 gjuhë të botës, ku ngrohtësia shpirterore e mësuesve binte sikur dielli mbi këtë planet, ku klasët gjasonin në ylber sepse ylberi kishte zënë vend në atë shkollë.

Në shumë vende të botës fillimi i një mësimi ka një sinjal,  një zile po aty ishte ndryshe, ndryshe fare ndryshe...Mos  ishte një botë tjetër?????

Po, një botë ndryshe, një botë ku mirësia, dashuria dhe çdo gjë e bukur ishte skalitur që moti, ku Konventa për të Drejtat e Fëmijëve ishte realitet që shihej në cdo kënd.

Dituri, kulture pune, edukatë ishin elemente që shoqëronin këtë shkollë cilësore.

Dita e parë, takimi ynë i parë me drejtuesit e shkollës dhe mësuesin, gazetarin, publicistin dhe poetin e njohur z/Sokol Demakun  i cili gjatë gjithë kohës përkthente fjalë për fjalë prezentimet e mësuesve dhe drejtuesve të shkollës Fjardingskolan të Borasit, e ne ashtu të habitur merrnim shumë përvoja të mira që nesër t`i bartim në shkollën tone me dashuri dhe kënaqësi.

Vizitë gjatë orëve mësimore ishte përvojë tjetër e bukur për ne. Ajo më e bukura ishte fryma demokratike që karakterizonte këtë shkollë. Pastaj kultura etnike ishte çelësi i suksesit dhe harmonisë brenda kësaj shkolle. Të gjithë fëmijët bashkë pa dallim ngjyre, etnije dhe feje, të gjithë një, të gjithë të barabartë për të ecur drejt shtigjeve të diturisë dhe edukimit, dhe kjo ishte mrekulli, ky është shembull i një shteti demokratik , një shteti ku respektohet barazia dhe vlera e të qenurit njeri.

Vizitë parashkollorëve, fëmijëve që na befasuan me prezentimet e tyre, me lojën dhe vendimet që merrnin në Këshillin e nxënësve, dhe këtu është suksesi, këtu reflektohet e bukura nga hallka e pare e arsimit dhe edukimit, nga niveli 0 ku fëmijët mësohen të vendosin për gjëra të mira për të përmirësuar jetën e tyre ne shkollë, për fjalën e tyre që dëgjohet me seriozitet dhe realizohet nga edukatoret dhe drejtuesit e shkollës.... Vetëm  kështu edukohen fëmijët në frymë demokratike....

E bukura nuk ndalet këtu. Ne vazhduam rrugën në pyllin e shkollës, dhe duke ecur rrugës plot gjelbërim dhe drunjë të lartë e shumë të vjetër ku na shoqëronte zëri i zogjve të malit dhe aroma e pishave, mbrimë në vendin ku na pritnin parafilloret me edukatoret e tyre, në vendin e përrallave që ne kishim parë dhe dëgjuar vetëm nga librat ...

Një kasolle nga druri, nje vend për të ndezur zjarr dhe ulëset përreth, anash drunjët gjikand, ku parashkollorët kalonin çastet më argëtuese duke luajtur dhe mësuar njëkohësisht. Detyrat që merrnin nga edukatoretm të ndarë në grupe ishin shumë inetresante dhe joshëse. Fëmijët posa merrnin detyrën si bletët vraponin për të realizuar atë mission dhe ktheheshin në zgjojet e tyre, të buzëqeshur, plotë jetë sepse jeta ishte aty në atë pyll plotë mrekulli, ajër të pastër që hynte thellë në mushkritë e fëmijëve. Ne mësuam se në atë pyll kishte shumë kitra dh kaproj  dhe se fëmijët kishin shumë njohuri për këta shtazë dhe bimët që i kishte fal nëna Natyrë. Për t`u  bërë edhe më bukur aty ishin ndërtuar lodërat e punuara nga druri natyral dhe përdoreshin për argëtim dhe zhvillim fizik të këtyre fëmijëve.

Do ndalem edhe pak te parashkollorët, ata kishin punuar shumë vizatime të bukura të cilat ishin të ekspozuara në sallën e mësimdhënësve, dhe ajo që kishin vizatuar ishte personazhi shumë i dashur i tyre, Pinokio, për të cilin kishin dëgjuar nga edukatoret e tyre por edhe e kishin parë dhe vizituar këtë skulpturë në qytetin e tyre të bukur. Nuk ishte e vetmja skulpturë, qyteti i Borasit kishte shumë të tilla që për fëmijët dhe vizitorët ishte një kënaqësi e paparë.

Qytet i rrethuar me male, me numer të madh liqeneve, skulptura, shkolla, universitete, det, parqe dhe shumë e shumë gjëra të bukura, na la mbresë të pashlyer në mendjen tonë.

Ditët kaluan aq shpejtë sa na u dukën si sekonda. Erdhi dita ta analizojmë punën tonë.
Ishte kënaqësi të dëgjonim prezentimin e drejtorit të shkollës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Çdo gjë e planifikuar mirë duke marr mendime nga ne dhe mësueset nga shkolla Demokracia e Durrësit.

Tashmë projekti kishte pikat e planit. " Udha e shkronjave", pikat e planit E- grupet etnike, M-matematika, dhe D-vlerat e demokracisë, do vazhdon rrugëtimin me partnered A- Shqipëria, K-Kosova dhe  S-Suedia, me metodat e projektit, Vizitat, Letrat e këmbimit-emailat, dhe Bloggun e përbashkët . Gjithë kjo punë e bërë me seriozitet të madh duke definuar edhe nivelet e Bloggut, si  drejtori, mësuesi dhe nxënësi padyshim që do të ketë edhe rezultate dhe suksese.

Pas këtij takimi shumë efektiv ne kaluam çaste të paharruara në sofrën shqiptare, në familjen e nderuar të poetit z.Sokol Demakut, dhe kjo ishte një mikëpritje që na nderoi dhe na bëri të ndihemi krenar për bashkëkombasin tone Sokolin dhe familjen e tij.
Kështu na nderuan edhe shumë bashkëkombas që jetonin e vepronin në këtë qytet të bukur të Suedisë. Kështu na nderuan edhe miqët suedez të cilët i falenderojmë nga zemra.

Kjo vizitë përfundoi këtu për të vazhduar sërish vizitat në shkollat bashkëpunuese, ngase projekti Udha e shkronjave veç sa ka filluar...

Suksese dhe shumë fat në këtë rrugëtim të diturisë dhe kultures.....









KADRIJE MENIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Deutsche Welle, Dr. JOHANNA DEIMEL - STATUSI I KANDIDATIT PËR SHQIPËRINË KA RËNDËSI PSIKOLOGJIKE (Intervistë) (06.23.2014)
LAZARAT, FËMIJËT MES HASHASHITReportazh nga AURORA KOROMANI (06.23.2014)
EDHE NJË MEDALJE E ARTË PËR MAJLINDËN (06.22.2014)
RITA BËN MUZIKË RRUGËVE TË ZVICRËS PËR TË MBLEDHUR PARA PËR KOSOVËNPrishtinasja bën muzikë rrugëve të Zvicrës dhe Gjermanisë në kuadër të projektit të maturës për ngritjen e dinjitetit të personave me sindromin Down (06.22.2014)
Java e albanologjisëLULZIM LAJÇI - SHQIPTARËT U BËNË MYSLIMANË PËR TË MBIJETUAR (06.19.2014)
Kujtime për Shqipërinë e viteve 1992–1993ASKUND NUK NGROH DIELLI MË MIRË SE NË SHQIPËRINga XHAFER LECI (06.19.2014)
KOSOVËS I DUHEN REFORMA TË DOMOSDOSHME DHE THYERJE E KLIESHEVE PARTIAKE!Nga ASLLAN DIBRANI (06.17.2014)
PA REVOLUCION KOPERNIKAN NË ARSIMIN E LARTË NUK KA TË ARDHME TË UNIVERSITETEVENga Dr JORGO MANDILI, Prof Asoc i Fizikës (06.16.2014)
TEKSTI UNIK I HISTORISË, POLITIKA DHE REFLEKTIMINga Dr. NDRIÇIM MEHMETI (06.15.2014)
DUKE NDJEKUR DIPLOMIMIN E ILIRIT -Ekskluzive nga Pal Neçaj, NY, USA- (06.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]