VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - OPOZITË ME POPULLIN DO TË THOTË OPOZITË ME VETEN...Nga LEBIT MURTISHI

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 09:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

OPOZITË ME POPULLIN DO TË THOTË OPOZITË ME VETEN...

Nga LEBIT MURTISHI


E Djelë, 07.04.2010, 09:49am (GMT+1)

Në këto kohë të pakohëta, kur fatkeqësisht, sërish bien këmbana krizash e luftërash, kur vrasjet serike mbi shqipetarë s`kanë të ndalur, kur përshëndeten e përgëzohen kryerësit e krimit, kur shahen e baltosen dëshmorët e kombit, me shqetësimin më të thellë konstatoj, se jo vetëm që s`kemi përfaqësues të denjë politik qe do t`u përgjigjeshin në mënyrë meritore situatave që po krijojnë ultrashovenistët sllavë, por nuk kemi as opozitë politike, që së paku të thotë një mendim të ndryshëm në mos të kundërt, me mendimet dhe qëndrimet e politikës zyrtare të të gjitha anëve të ndara të Shqipërisë...

Qëndrimet e një politike servile dhe nënshtruese ndaj faktorëve të jashtëm, sidomos kur imagjinohen konflikte rreth problemeve të hapura në ballkan, janë më shumë se dëshperues, janë më shumë se poshtërues.

Si do të emërohej ndryshe përkrahja publike që iu dha Shkupit zyrtar nga i gjithë blloku politik shqiptar, me rastin e fundit tragjik (qoftë i fundit) kur u ekzekutuan pa gjyq katër të rinjë shqipëtar, me pretekste tashmë të njohura për opinionin...

Si do të emërohej qëndrimi zyrtar i Shqipërisë, i Kosovës, i shërbetorëve shqipfolës të qeverisë-Gruevski?-më shumë se poshtërues nuk më lejon etika ta them...

Është fatkeqësi të thuhet, se klasa politike shqiptare, opozitë të vetme dhe të vërtetë ka popullin që i takon...

Dhe unë besoj se kjo opozitë, më shumë se e natyrshme, do t`i mjaftojë, që një ditë të afërt të ketë me kend të ballafaqohet...

Ironi ose jo, kur janë në pyetje çështjet kruciale të kombit, nuk kemi zëra kundërshtues nëpër kuvendet e principatave që kemi, nuk kemi kacafytje mendimesh, nuk kemi gjuajtje karrikesh, sic ndodh për shembull me rastin e ndarjes së tendereve, ose me rastet e shitblerjeve të pasurive kombetare...Perkundrazi, kemi njëzëshmëri të plotë, kemi zbatim të parezervë të urdhërave që dërgohen përmes fakseve nga jashte...

Bindjen time, për të keq, e vërtetojnë zhvillimet e fundit në shtetin amë, ku klasa politike, pozitë-opozitë, për interesa tepër banale, po e shtyjnë vendin drejt një krize tepër të rrezikshme, për të mos thënë drejt kobeve të nëntëdhjetëeshtatës...

Në I.R.J të "Maqedonisë" pritet këshilli i pajtimit Godo-Demaçi për të pajtuar Aliun me Thaçin, pa llogaritur atë thënie të moçme, se "pajtimi i zullumqarëve shton zullumin edhe më shumë"...

Në Kosovë zinxhiri i skandaleve s`ka të ndalur: rasti Bllaca, Albin Kurti, rasti Limaj, etj, etj. Prandaj, as pozita as opozita nuk gjejnë kohë për Mitrovicën, nuk gjejnë kohë për Kosovën Lindore, nuk gjejnë kohë për Malësinë e Madhe, nuk gjejnë kohë madje as ndonjë fjalë, as për Çamërinë as për Iliridën...

Për më tepër, dijnë edhe të lëndojnë, dijnë edhe të fyejnë kur ua do interesi, kur ua kërkojnë padronët. Do rikujtoj vetëm paraqitjen e parapakkohëshme të Bajram Rexhepit, i cili, në vend që të mirret me detyrat e shtëpisë, vajti gjer në Shkup për t`u përkulur para padrones së tij të frustruar, dhe për të sharë e për të mallkuar dëshmorët e kombit. Nuk hezitoi Bajrami t`i quaj kriminelë bijtë e nënave shqiptare që i ekzekutoi soldateska kriminale e Shkupit.

Unë mund të përgëzoj Bajramin që pati aq guxim të deklarohet në emër të Kosovës, se në vendin e tij nuk paska vend për kriminelë. Pra, të nderuar motra dhe vëllezër, Bajrami i Mitrovicës së coptuar, ata që vrasin e mbysin në lumë fëmijë shqiptarësh, ata që djegin kufijtë e Kosovës saherë u teket, ose i harroi se kush janë, ose i pandeh për engjuj...

Dhe ku ishin opozitarët e Kosoves kur shante e pështynte Bajrami dëshmorët e kombit. Nuk u dëgjua zëri i tyre, as u dëgjua mendimi i tyre. Madje s`është e tepërt të thuhet se ata s`mendojnë fare, mendojnë të tjerët në vend të tyre...

Nuk më lejon hapësira e këtij shkrimi të numëroj më tepër absurde nga përditshmëria jonë, por mund të them se dëshmitë që ceka më lartë janë një pjesë tepër e vogël, që shkëputa nga vargu i pafundtë i fakteve, që flasin për një mungesë të theksuar, jo vetëm të sensit politik, por për mungesë të një klase politike të formësuar politikisht, dhe për mungesë të një elite të pjekur kombëtarisht...

Poqese vazhdojnë këto zhvillime negative dhe më tej, atëherë, opozita e vetme e këtyre kohëve të mjegulltë, pra, opozita popull, duhet të reagojë, madje që sot, që të mos paguajë faturën nesër, siç ka paguar shpesh gjatë historive të shkuara...

Preteksti banal, se gjoja angazhimi i madh rreth çështjes së Kosovës paska qenë shkaku i shtyrjes, ose i anashkalimit të përkohshëm të çështjeve tjera të hapura, që për nga pesha nuk dallojnë shumë nga problemi-Kosovë, tashmë dhjetë vjet të shkuara nuk ekziston...

Së paku për klasën politike ky problem është i mbyllur. Dhe meqenëse me këtë dioptri është parë lëmshi i pazgjidhur i çështjes kombëtare, meqenëse kaptina kryesore e dramës shqiptare qenka mbyllur, atëherë me të drejtë shtrohet pyetje shqetësuese, mos vallë pazaret kanë shkuar aq larg sa të flijohen të gjitha teritoret tjera të pushtuara?

Teritoret jashtë Kosovës, jo vetëm që kanë peshën e njejtë me problemin-Kosovë, por edhe pa këtë peshë, është pesha e lirisë ajo që na barazon të gjithëve, është vlera e lirisë ajo që na duhet të gjithëve. Është më shumë se e dhimbshme t`i thotë vëllai-vëllait, flijohu ti për lirinë time. Populli jonë kurrë nuk i ka ndarë, as hallet e shekujve, dhe as frytet e fitoreve, që për fat të keq kanë qenë shumë të rralla...

Edhe në këto momente historike, jemi të detyruar të ecim një udhe të përbashkët, një udhe që do të na shpjerë në zgjidhjen përfundimtare të problemeve tona, një udhe të paalternativë, drejt formimit të shtetit të përbashkët kombëtar...

Të gjitha idetë e zgjidhjeve parciale të çështjes kombëtare dështuan e do të dështojnë saherë do të ndiqet kjo udhë e pakrye e importuar nga qendrat e vendosjes, të cilat për asnjë çmim nuk shkelin mbi interesat e tyre...

Vonesat historike mund të kenë kosto të papërballueshme...

Mendoj se është koha të tejkalojmë emocionin-pavaresi në këtë formë që na u imponua në Kosovë, dhe së dyti, të mësohemi që të mos ngatërrojmë emocionet e bukura me parimet thelbësore të problemit...

Kosova, dhe të gjitha viset shqiptare në Ballkan, vetëm në gjirin e Shqipërisë mund të jenë të lira, vetëm në gjrin e Shqipërisë do të quhen shtet...Jemi popull i vogel për t`u ndarë në principata mesjetare...

Vetëm brenda Shqipërisë do të ndërpritet copëtimi i ngadalshëm i Kosovës, vetëm brenda saj do të ndërpritet copëtimi i vazhdueshëm i trojeve shqiptare...

E vërteta e hidhur, se Kosova me statusin politik që ka, nuk ishte, as nuk lindi si dëshirë e mirë e shqiptarëve, duhet të shihet drejtë e në sy. Një Kosovë e këtillë paralitike, kurrë nuk ka mundur të jetë, as ëndërr dhe as interes i shqiptarëve. Kosova u grabit nga duart e shqiptarëve dhe u shndërrua në zonë interesash gjeostrategjike të fuqive të vendosjes. Dhe, kur dihet mirefilli se asnjëra nga këto fuqi nuk është organizatë humanitare, vetëkuptohet që edhe në rastin e ndërhyrjes në Kosovë nuk është bërë ndonjë përjashtim.

Askush nga ne shqiptarët nuk jemi kundër miqësive me vendet e ashtuquajtura të demokracive të medha, por miqësite e vërteta, janë ato miqësi që respektojnë shtëpinë e mikpritësit...

Në rastin tonë është dëshmuar e kundërta, diktati, jo vetëm politik, por në të gjitha fushat e jetës, sa vjen e bëhet më arrogant, bëhet i paprinciptë, bëhet i pa-durueshëm...

Mund të konstatoj, se termi i përfolur "sui generis" që lindi me pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, nuk paska qenë as i rastit, dhe as i përkohshëm; Kosova, jo fasadën e jashtme, por rregullimin e brendshëm me të vërtetë e ka çuditërisht të veçantë, çuditërisht unikat. Nuk ka vend të dytë në rruzullin tokësor, ku barazohet një pakicë 5-6% me shumicën absolute të popullatës që kalon shifren e nëntëdhjetë-përqindëshit. Nuk gjendet vend i dytë në rruzullin tokësor ku një pakice përherë zjarrvënëse, i jepet e drejta të bllokojë përmes vetos së garantuar të gjitha ligjet që nuk i pëlqejnë ose që nuk i shkojnë për shtati. Dhe, kur dihet qëndrimi agresiv serb ndaj Kosovës, bëhet shumë e qartë se ç`e pret Kosovën në të ardhmen, edhe sikur të imagjinohet se Serbia çetnike mund ta njohë pavarësimin e saj...

Siç shihet, atë që nuk mund ta bëjë nga jashtë, Serbija do ta bëjë nga brenda, pra do të pengojë funksionalizimin e shtetësisë së Kosovës përmes vetos së garantuar nga pakoja e famshme e Ahtisarit...

Mendoj se jam brenda temës, kur them që nuk kemi opozitë dhe nuk kemi as klasë politike kombëtare. Sigurisht që, kur mungon njëra, është e kuptueshme që mungojnë të dyja.

Jo pa qëllim u mora shumë pak me emrin e ëndërruar, opozitë, me emrin që na ka munguar në të gjitha kohët, jo vetëm si forcë motorike që shtyn përpara zhvillimet e shoqërisë, por edhe si vlerë demokratike civilizuese, edhe si vlerë humane univerzale.

Vlerat që mungojnë nuk di t`i vlerësoj...

Lëvizja jonë kombëtare, me gjithato kontradikta ekzistuese, si nga fuqitë e vendosjes ashtu edhe nga faktorë të brendshëm, nuk është e pashpresë, nuk është inferiore përballë kujtdoqoftë faktori, në qoftë se do të dijë të zgjojë forcat brenda vetes, në qoftë se do të dijë të bashkojë energjitë brenda vetes, dhe në qoftë se do të dijë të tejkalojë huqet brenda vetes...

Atëherë pra, kur energjive tona t`u japim drejtimin e duhur, do të jemi fuqi respektuese në rajon. Atëherë, dhe vetëm atëherë, pengesa e trashëguar e njëmendësisë do t`i hapë rrugën mendimit të lirë, do t`i hapë rrugën zhvillimit normal të kombit, do kemi opozitë të mirfilltë, do kemi edhe një elitë meritore që do të udhëheqë fatet e kombit...

Edhe miqtë ndërkombëtarë, do të binden se shqipëtarët nuk do të mbeten përjetësisht roje të paqeve të imrovizuara; do të binden se shqipëtarët nuk do ta lënë lirinë e tyre peng për hir të interesave të kujtdoqofshin; do të binden se kush i krijon shkaqet, detyrimisht do t`i ndjejë edhe pasojat e krizave...

Lus Zotin që të mos vonohemi...

Lebit Murtishi

29.05.2010

Bern

--

Punimi i lexuar në Tryezën e rrumbullakët organizuar nga BISHZ-së më 12 qershor 2010 në Solothurn Zvicër

LEBIT MURTISHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'DY KORRIKU HAPI DERËN E ËNDRRAVE' - INTERVISTË ME VIOLINISTEN ERVIS GEGA - DODI (07.02.2010)
XHIROT E FAMSHME TË TIRANËS (në etapën komuniste)Nga MIMOZA DAJÇI, New York (07.01.2010)
"ÇËSHTJA NUK ËSHTË SI, POR KUR DO TË VIJË REVOLUCIONI" (06.30.2010)
PËR ÇFARË TË BISEDOJË PRISHTINA ME BEOGRADIN? (06.30.2010)
SHËNIME PËR LIBRIN E NURI DRAGOJIT "SHQIPTARËT DHE GREKËT"Nga ALEKO LIKAJ (06.28.2010)
NJË REAGIM PËR ÇËSHTJEN ÇAMENga Prof. dr. ESHREF YMERI (06.27.2010)
27 QERSHOR - 66 VJET NGA MASAKRA E ÇAMËRISË (06.26.2010)
CËRRIKU I KIN DUSHITNga ALEKO LIKAJ (06.25.2010)
PETRIT MURZAKU/MOS PRISNI TË VDESË...MADHËSHTIA!Nga AGRON SEJAMINI (06.24.2010)
RËNIE E LINDJEVE NË KOSOVË (06.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]