E Mërkurë, 07.24.2019, 04:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma të Zbigniev Bërzezhinskit (Zbigniew Brzezinski)
E Enjte, 09.10.2009, 02:05pm (GMT+1)

 

 

 

Voal-online 10 shtator -Fuqia amerikane në mbarë botën është në zenitin e saj historik.

 

Bipartizanizmi ndihmon shmangien e ekstremeve dhe prishjen e balancave. Ai shkakton kompromise dhe akomodime (përshtatje të rehatshme). Prandaj le të bashkëpunojnë.

 

Por nëse Russia ka për të qenë pjesë e kësaj zone më të gjerë të paqes, ajo nuk mund të sjellë atje bagazhin e saj imperialist. Ajo nuk mund të sjellë atje një politikë genocidi ndaj çeçenëve, dhe nuk mund të vrasë gazetarë, dhe nuk mund t’i shtypë mediat.

 

Mendoj se është me rëndësi të pyesim veten si qytetarë jo si demokratë që sulmojnë administratën, por si qytetarë, nëse një fuqi botërore mund të realizojë vërtetë udhëheqjen globale mbi bazën e frikës dhe ankthit?

 

Në Irak ne duhet të kemi sukses. Dështimi nuk ka gjasa.

 

Ndërkaq, 10 vjet rresht, Moska do të bënte një luftë të papërballueshme nga qeveria, një konflikt që do të sillte demoralizmin dhe më në fund shpërbërjen e perandorisë sovjetike.

 

Është thënë se Perëndimi ka një politikë globale ndaj Islamit. Kjo është marrëzi. Nuk ka një Islam global.

 

Le të bashkëpunojmë dhe ta sfidojmë administratën që të bashkëpunojë me ne, sepse brenda administratës ka gjithashtu të moderuar dhe njerëz që nuk e ndjejnë veten të pajtuar me prirjet që kanë dalë kohët e fundit.

 

Vështrojeni Islamin në një mënyrë racionale dhe pa demagogji apo emocione. Është religjioni kryesor në botë me 1,5 miliardë besimtarë.

 

Nuk diskutohet fakti që natyrisht terroristët e urrejnë lirinë. Unë mendoj se ata e urrejnë. Por më besomëni se ata nuk e urrejnë lirinë vetëm në mënyrë abstrakte.

 

Po, terrorizmi palestinez duhet të hidhet poshtë dhe të dënohet. Por ai nuk duhet të përkthehet de fakto në një politikë të përkrahjes për një shtypje të vërtetë brutale në rritje, banimet koloniale dhe një mur të ri.

 

Sovraniteti është një fjalë që është përdorur shpesh, por ai nuk ka në të vërtetë një kuptim të veçantë. Sovraniteti sot është sa për të thënë. Të gjitha ato vende që janë sovrane në të vërtetë janë sovrane vetëm sa për të thënë dhe në mënyrë relative.

 

E para dhe më e rëndësishmja është të theksojmë natyrën e qëndrueshme të marrëdhënieve të aleancës në mënyrë të veçantë me Evropën, e cila ka me ne të njëjtat vlera dhe interesa edhe nëse nuk pajtohet me ne për politika të veçanta.

 

Të rritësh zonën e paqes do të thotë të rritësh thelbin e brendshëm të zonës stabël ndërkombëtare.

 

Lufta kundër terrorizmit përbën shqetësimin qendror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botë sot, dhe kjo pasqyron sipas meje më shumë një vizion të ngushtë dhe ekstremist të politikës së supërfuqisë së parë botërore, të një demokracie të madhe, me tradita të mirëfillta idealiste.

 

Nuk mund të kemi marrëdhënie nëse vetëm diktojmë, kërcënojmë dhe dënojmë ata që nuk pajtohen me ne.

 

Ne nuk i nxitëm rusët të bëjnë pushtimin, por ne rritëm qartësisht gjasën që ata ta bënin atë.

 

 

Ne kemi nevojë të pyesim kush është armiku, dhe armiqtë janë terroristët.

 

Ne tani kemi mundësinë t’ia japim BRSS-së luftën e tij të Vietnamit.

 

Ne prandaj duhet ta përkrahim një Evropë më të gjerë, dhe duke bërë kështu duhet të përpiqemi ta zgjerojmë zonën e paqes e të përparimit në botë, çka është themel i nevojshëm për një sistem stabël ndërkombëtar ku udhëheqja jonë mund të ushtrohet në mënyrë të frutshme.

 

Ne duhet të kërkojmë të bashkëpunojmë me Evropën, jo që ta ndajmë Evropën një Evropë gjoja të re dhe një Evropë gjoja të vjetër./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma të Horhe Luis Borhesit (Jorge Luis Borges) (08.27.2009)
Aforizma të Roland Bartit (Roland Barthes) (08.12.2009)
Aforizma të Brizhitë Bardosë (Brigitte Bardot) (07.26.2009)
Aforizma të Sol Bellout (Saul Bellow) (06.21.2009)
Aforizma të Monika Beluçit (Monica Bellucci) (06.16.2009)
Aforizma të Henri Bergsonit (06.10.2009)
Aforizma të Halle Berit (Halle Berry) (06.04.2009)
ARTUR SHOPENHAUER: Dashuria është një kurth që natyra ua ka krijuar njerëzve për ta shumuar llojin njerëzor (06.02.2009)
Aforizma të Samuel Beketit (Samuel Beckett) (05.28.2009)
Aforizma të Sharl Bodlerit (Charles Baudelaire) (05.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]