VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ARTUR SHOPENHAUER: Dashuria është një kurth që natyra ua ka krijuar njerëzve për ta shumuar llojin njerëzor

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 05:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
ARTUR SHOPENHAUER: Dashuria është një kurth që natyra ua ka krijuar njerëzve për ta shumuar llojin njerëzor
E Martë, 06.02.2009, 09:42am (GMT+1)

 

* Nëse nuk të kujtohet se Dashuria të ka detyruar ndonjëherë të bësh marrira, atëherë nuk ke dashuruar kurrë. (William Shakespeare )

 * Dashuria është poezia e shqisave. (Honoré de Balzac)

* Mendoje se ishte dashuri dhe e kuptove se ishte lavdi.( Lord Byron)

* Dashuria nganjëherë mund të jetë magji. Magjia nganjëherë mund të jetë iluzion. ( Javan )

* Paraja është nevojë, por dashuria është pasuri. (Doug Horton )

* Vetëm duke dashuruar mund të mësojmë të dashurojmë. ( Iris Murduck )

* Të dashurosh do të thotë të admirosh me zemër; të admirosh do të thotë të duash me mendje. (Theophile Gautier )

* Dashuria është lumi i jetës në botë.(Henry Ward Beecher)

* Dashuria është çelësi që hap dyert e lumturisë.( Oliver Wendell Holmes )

* Të duash dikë do të thotë të shikosh një mrekulli që është e pashikueshme nga të tjerët.
(Francois Mauriac )

 * Në dashuri heshtja vlen më shumë se fjalët. (Pascal)

* Të dashurosh do të thotë të jetosh me zemër, që është pjesa jonë më e gjallë dhe më këshilladhënëse. (Lacordaire)

* Dashuria është monedha e prodhuar nga Zoti. (Emilio Giaccone)

* Kjo dashuri kaq violente, kaq e dobët, kaq e kthjellët, kaq e dëshpëruar. Kjo dashuri e bukur si dita, e keqe si moti kur moti është i lig. Kjo dashuri kaq e vërtetë, kjo dashuri kaq e bukur, kaq e lumtur, kaq  e hareshme, kaq përqeshëse, e dirthëruar nga frika si një fëmijë në terr.
(Prevert)

* Dashuria është një bimë e natyrës, nuk është një bimë e rritur në kopsht.(I. Nievo)

* Të duash nuk do të thotë të gjesh përkryerjen, por të falësh defektet e tmerrëshme. (R. Pilcher)

* Dashuria që vdiq nuk ishte dashuri. (Berthold Anerbach)

* Dashuria është forca më universale, më e përkryer dhe më misterioze e universit.
(P. T. de Chardin)

* Dashuria është dëshirë e ndërgjegjes. (Cesare Pavese)

* Të jesh i dashuruar është më shumë se të jesh i pasur, sepse do të thotë se je i lumtur.
( Roy Croft)

* Në dashuri veset kuptohen si virtute. (J. Bénigne Bossuet)

* T'i trembesh dashurisë do të thotë t'i trembesh jetës. Dhe kush i trembet jetës, në tre të katërtat e tij është i vdekur. (Bertrand Russel)

* Të dashurosh do të thotë të mos paragjykosh. (Bernard Grasset)

* Të dashurosh pa ëndërruar është si ta vizitosh Venedikun pa lundruar me gondola.
( André Mirabeau)

* E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, por indiferenca. (Joseph Fletcher)

* Prova më e mirë e dashurisë, është besimi. (Joyce Brothers)

* Kush bie në dashuri, bëhet poet.(Platoni)

* Duaje Zotin me gjithë zemrën tënde, me gjithë mendjen dhe shpirtin tënd, dhe duaje të afërmin tënd si veten tënde. (Jezui)

 * Në dashurinë e vërtetë është shpirti që e përqafon trupin. (Niçe)

* Dashuria të kërkon gjthmonë që të jesh trim dhe gjithmonë përballet me rrezikun që është rreziku i humbjes së dashurisë.(M. Scott Peck)

* Dashuria është të mbledhësh, dhe të mbledhësh do të thotë të japësh.(Anonim)

* Mos kryej asnjë veprim që bie në kundërshtim me dashurinë. (Tolstoi)

* Gjuha e dashurisë është në sy.(P. Fletcher)

* Dashuria i fal të gjitha marrëzitë që bëhen për hir të saj.(Molière)

* Dashuria ime nuk ka kohë.(Anonim)

* Dashuria është një frut i pjekur në çdo stinë dhe mund ta mbajë çdo dorë.(Nënë Tereza)

* Mos duaj më, të duash është një ferr i vërtetë.(Georges Bernanos)

* Dashuria është një burim i pashtershëm refleksionesh, i thellë si përjetësia, i lartë si qielli dhe i pafund si universi.(A. de Vigny)

* Dashuria është hapësira, ku koha rrjedh me zemër.(Proust)

* Dashuria që i jep mendjes arsye, nis të thotë kaq ëmbëlsisht, sa ëmbëlsia brenda meje regëtin. (Dante)

* E si të të ishte njerëzimi Zot, pa gruan ? Do të ishte i mangët Zot, do të ishte tmerrësisht i mangët. (Mark Twain)

* Të duash do të thotë të ngazëllehesh, ndërsa besojmë se mund të ngazëllehemi vetëm kur të na duan. (Aristoteli.

* Të duash veten është fillimi i një idili që zgjat gjithë jetën. (Oscar Wilde)

* Dashuria është e vetmja krijesë e besueshme. (Ovidi)

* Dashuria sheh jo me sy por me shpirt. (Shakespeare)

* Dashuri nuk do të thotë që të shihesh në sy me njëri-tjetrin, por të shikoni bashkë në një drejtim. (A.deSaint-Exupery)

* Dashuri, dashuri, çfarë skllavërie je dashuri. (La Fontaine)

* Dashuri, e pamundur që të të përcaktoj. (Casanova)

* E çfarë është kënaqësia, nëse nuk është një dhimbje jashtëzakonisht e ëmbël. (Heinrich Heine)

* Sepse dashuria është gjithçka, është gjithçka që dimë për dashurinë. (Emily Dickinson)

* Gjithsesi duaj, dhe beso në të pamundurën. (Elizabeth Barret Browning)

* Trëndafilët janë të kuq, vjollcat janë blu, i ëmbël është sheqeri, por kurrë sa ty. (Këngë e negërve të Amerikës

* Ishim bashkë, të gjithë pjesën tjetër të kohës kur nuk isha me ty e kam shlyer nga kujtesa. (Walt Whitman)

* Shndërroje dashurinë tënde në shi të puthurash. (Shelley)

*Në zhurmërinë e turmës, ne të dy jemi të lumtur sepse jemi bashkë, duke folur pak, shumë pak, ndoshta duke mos folur. (Walt Whitman)

* Dashuria është një kurth që natyra ua ka krijuar njerëzve për të shumuar llojin njerëzor.
( Arthur Schopenhauer)- /Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma të Samuel Beketit (Samuel Beckett) (05.28.2009)
Aforizma të Sharl Bodlerit (Charles Baudelaire) (05.15.2009)
Aforizma të Drju Berimurit (05.01.2009)
Aforizma të Obamës në 100 ditët e para të qeverisjes (04.29.2009)
Aforizma të Rita Levi Montalçinit (04.20.2009)
Aforizma të Frensis Bekon (Francis Becon) (04.09.2009)
Aforizma për dashurinë (03.26.2009)
Aforizma të Albert Ajnshtajnit (Albert Einstein) (03.18.2009)
Aforizma të Gijom Apolinerit (Guillaume Apollinaire) (03.08.2009)
Aforizma të Margret Ëtvud (Margaret Atwood) (02.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]