VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Aforizma të Monika Beluçit (Monica Bellucci)

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 02:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma të Monika Beluçit (Monica Bellucci)
E Martë, 06.16.2009, 08:32am (GMT+1)

 

 

 

Voal-online 16 qershor - Pas një periudhe martesë diçka nuk ecën. Diçka fillon e humb, diçka është e gabuar. Jan pak martesa që zgjatin përgjithnjë. Ne duam diçka dhe, pas një çasti, e urrejmë atë që donim.

 

Aktori punon me shpirtin dhe mendimin e tij.

 

Zilia është në natyrën njerëzore.

 

Unë besoj se koha shkatërron gjithçka. Merreni një mollë të bukur, të kuqe. Pas një çasti ajo kalbet dhe mbushet me krimba, krejt siç ndodh me ne.

 

Ndihem mirë dhe rehat me veten time, por jo ngaqë jam e bukur.

 

Nuk e kam idenë si jam perceptuar në Amerikë, sepse unë nuk e jetoj realitetin e Amerikës.

 

Unë njoh plot njerëz shumë të bukur dhe jetët e tyre janë të tmerrëshme. Ata ndihen jorehatshëm me veten e tyre. Të jesh rehat me veten nuk varet nga çfarë ju pëlqen, por si ndiheni.

 

Mendoj se gjyqtarët janë aktorë të hatashëm. A mund ta përfytyroni lojën që luajnë ata përditë?

 

Jam një njeri me fat, sepse më kanë dashur shumë. Unë kam një familje të madhe.

 

Unë nuk jam një yll filmash. Jam thjesht një aktore.

 

Nëse keni një skenar që nuk ia vlen dhe aq, nëse keni një regjisor të madh, ju mund të bëni një film të madh, por nëse keni një skenar të mrekullueshëm me një regjisor jo të mirë, ju kurrë nuk do të bëni film të mirë.

 

Në një çift, nganjëherë, njëri nga të dy duhet të heq dorë nga jeta personale, ëndërrat dhe ambicjet për të mirën e familjes.

 

Në procesin e aktrimit është shumë e vështirë të shpjegosh. Ka diçka tejet intime, tejet private.

 

Përpiqem të bëj gjëra të ndryshme, sepse dua të rritem si aktore dhe më pëlqen ta marr rrezikun në sy.

 

Nuk e vranë hebrejtë Krishtin. E vrau situata politike. Ishin romakët ata që e vranë Jezusin. Ata e vunë Jezusin në kryq, jo hebrejtë.
 
Mel Gibson është një regjisor i madh, sepse nuk është thjesht regjisor, ai është aktor, kështu që ai di si t'i drejtojë aktorët. Mua më pëlqente të punoja me të. Ai është një regjisor i madh. Ai është shumë inteligjent. Ai është shumë njerëzor. Unë vërtetë e dashuroja atë.

 

Tani të gjithë filmat janë për adoleshentët. Është shumë e vështirë për një aktore të gjejë vërtetë personazhe të thellë, të mrekullueshëm për të luajtur.

 

Nganjëherë është më e vështirë të ekzistosh në një rol femëror kryesor, sidomos në filmat me aksion, sepse rrotull teje janë gjithë ata burra. Ata kanë kaq shumë vend në këta filma.

 

Ne të gjithë kemi nevojë për iluzione. Kjo është arsyeja pse i duam filmat.

Kur një marrëdhënie nuk ecën më, është e tmerrëshme të qëndrosh me dike që nuk e dashuroni.

 

Kur ha me miqtë e mi, është një moment kënaqësie reale, kur unë vërtetë gëzoj jetën time.

 

Kur më duhet të shkoj në Kanë, s'ka gjë më të mërzitshme për mua.

 

Kur bëj një film amerikan, gjithë bota më vjen përmbi, çka nuk ndodh kur luaj në filma italianë ose francezë.

 

Kur njerëzit divorcohen, kjo është gjithnjë tragjedi. Në të njëjtën kohë, nëse njerezit qëndrojnë bashkë, kjo do të ishte edhe më keq.

Kur shikon një film pa fjalë, e kupton se gjithçka realizohet nëpërmjet pamjeve që janë aq të fuqishme.

 

Kur je përballë kamerës, për një film me buxhet të vogël apo të madh, kjo është e njëjta gjë./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma të Henri Bergsonit (06.10.2009)
Aforizma të Halle Berit (Halle Berry) (06.04.2009)
ARTUR SHOPENHAUER: Dashuria është një kurth që natyra ua ka krijuar njerëzve për ta shumuar llojin njerëzor (06.02.2009)
Aforizma të Samuel Beketit (Samuel Beckett) (05.28.2009)
Aforizma të Sharl Bodlerit (Charles Baudelaire) (05.15.2009)
Aforizma të Drju Berimurit (05.01.2009)
Aforizma të Obamës në 100 ditët e para të qeverisjes (04.29.2009)
Aforizma të Rita Levi Montalçinit (04.20.2009)
Aforizma të Frensis Bekon (Francis Becon) (04.09.2009)
Aforizma për dashurinë (03.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]