E Martë, 07.23.2019, 05:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma të Margret Ëtvud (Margaret Atwood)
E Shtunë, 02.28.2009, 01:29pm (GMT+1)

Voal-online 28 shkurt - Një divorc është një prerje gjymtyre: ti e mbijeton atë, por je më pak se ke qenë.

 

Zëri është një dhuratë njerëzore; ai duhet selitur dhe përdorur, për ta shqiptuar sa më të plotë që të jetë e mundur fjalën njerëzore. Pafuqia dhe heshtja janë njëlloj.

 

Një fjalë dhe një fjalë dhe një fjalë përbëjnë fuqi.

 

Një përballje sy për sy çon vetëm në verbëri.
 
Ngaqë jam nënë, jam e zonja të jem e shokuar: ashtu si nuk isha kurrë kur nuk isha nënë.

 

Shumë vite kam dashur të jem plakë, dhe tani jam.

 

Punimi i kopshtit nuk është në veprim racional.

 

Shpresoj se njerëzit më fund do ta kuptojnë se ekziston vetëm një “racë” – raca njerëzore – dhe se ne të gjithë jemi anëtarë të saj.

 

Kurrë nuk e kam kuptuar pse njerëzit e konsiderojnë rininë një kohë të lirisë dhe të gëzimit. Ndoshta mendojnë kështu ngaqë e kanë harruar rininë e tyre.

 

Nëse sëmundja mendore kombëtare e Amerikës është megalomania, sëmundja e Kanadasë është skizofrenia paranoide.

 

Në pranverë, në mbarim të ditës, ti duhet të kundërmosh si zhul.

 

Mitet duhet përkthyer siç ishin në tokën e tyre të lashtë. Ne duhet vetëm t’ua gjejmë kuptimin në kohën tonë.

 

Mos u lut për drejtësi kurrë, sepse mund të arrish ca.

 

Arti popullor është ëndërra e shoqërisë; ai nuk e analizon veten.

 

Përgjigjet që merr nga letërsia varen nga pyetjet që shtroni.

 

Fillimi i nacionalizmit kultural kanadez nuk ishte “Unë jam vërtetë i shtypur?”, por “Unë jam vërtetë i mërzitshëm?”

 

Eskimezët kanë pesëdhjetë dy emra për borën, sepse ajo është e rëndësishme për ta: ata kanë po aq shumë emra për dashurinë.

 

Historia e treguar në Odisea nuk mban më ujë. Janë tepër shumë gjëra që nuk qëndrojnë.

 

Mbi të gjitha është të refuzosh për të qenë viktimë.

 

Lufta është çfarë ndodh kur gjuha dështon.

 

Ne ende e mendojmë një burrë të fuqishëm si lider të lindur dhe një grua të fuqishme si një anomali.

 

Për të qenë shkrimtar njeriut i duhet një sasi e pamasë nervash./Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma të Aristotelit (02.16.2009)
Aforizma nga Aristofani (02.05.2009)
Aforizma të Zhanë D'Ark (02.04.2009)
Aforizma nga Maja Anxhelou (Maya Angelou) (02.03.2009)
Aforizma nga Kristiane Amanpur (Christiane Amanpour) (02.02.2009)
Aforizma të Muhamet Ali-ut (02.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]