VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MREKULLIA E AGJËRIMIT - KOHË PREHJEJE PËR TRUPIN E SHPIRTIN

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 11:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
MREKULLIA E AGJËRIMIT - KOHË PREHJEJE PËR TRUPIN E SHPIRTIN
E Shtunë, 04.23.2011, 10:35am (GMT+1)

Koha e agjërimit kohë edhe për shëndetin

Të premten nisën pashkët, duke i dhënë fund kohës së agjërimit për të krishterët. Një trend i ri vihet re në Gjermani. Gjithnjë e më shumë njerëz agjërojnë. Po për çfarë arsyeje?

Pashkët do të thotë se përfundoi koha e agjërimit. Gjithnjë e më shumë njerëz agjërojnë në Gjermani. Në këtë rast, shumë prej tyre nuk shkojnë në kishë dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me fenë. Megjithatë, ata shfrytëzojnë shtatë javët në mes të Mërkurës së Përhime dhe Pashkëve, për të agjëruar dhe ushtruar praktikën e sakrificës. Shumica e gjermanëve, më konkretisht 78% e tyre, heqin dorë nga alkooli, gjithnjë e më shumë prej tyre qëndrojnë larg televizionit, apo kompjuterit, fikin celularin e tyre, apo përdorin biçikletën dhe tramvajin në vend të makinave. Ky trend është në rritje. Pse e bëjnë njerëzit këtë? Silke Wuensch ka biseduar me dy burra të pasionuar pas alkoolit për përvojat e tyre të heqjes dorë nga alkoholi pas festës së karnavaleve.

Bukë thatë - në agjërim nuk pihet alkool, edhe konsumi i mishit dhe ëmbëlsirave nga katolikët reduktohet ose lihet komplet

Agjërimi si filozofi jetese dhe jo si praktikë fetare

Vetëm kur agjëron, e kupton qartë se sa shumë je mësuar me disa gjëra. Soltani nga Berlini është 39 vjeçar, këshilltar i një sipërmarrje dhe pianist i pasionuar i muzikës jazz. Ai mund ta shijojë në tërësi anën e bukur të jetës. Aty natyrisht që bëjnë pjesë edhe ushqimi dhe vera e mirë. Në kohën e agjërimit ai vazhdon të jetë i pranishëm në festa, por alkooli gjatë këtyre javëve është tabu. Edhe pse ai "ia bën me sy" gjatë tërë ditës: "Në mëngjes pa Piccolo, kur të shkoj në punë. Në mesditë asnjë gotë verë. Pasdite ëmbëlsirën pa Sherry dhe në mbrëmje pa birrë, kur të kem përfunduar punën; mishin e qengjit pa verë të kuqe dhe vallëzimin pa koktejl..."

Soltani nuk agjëron për arsye fetare. Po ashtu as Stefani nga Këlni. Edhe ai nuk pi alkool gjatë kohës së agjërimit. Edhe pse ai është pagëzuar dhe rritur në frymë katolike, ka një kohë të gjatë që është larguar nga kisha. Ai agjëron më shumë për arsye sportive: "Fakti që unë agjëroj, nuk ka të bëjë me besimin. Më së shumti me besimin në vetveten."

Shkaqet për këtë maturi mund të kërkohen kështu tek vetë personi dhe mënyra e jetesës së tij. Përpjekja për të jetuar jetën me mendje të kthjellët në mënyrë që ngjarjet e përditshme t'i kontrollojë vetë, çfarë nuk mund ta bëj, sa është nën ndikimin e alkoolit, është ajo që e sfidon Soltanin gjatë kohës së agjërimit. Për shembull miqësitë me njerëzit e tjerë mund të marrin një rrjedhë krejt tjetër.

Kohë për veten gjatë agjërimit

Me mendje të kthjellët shfaqet një faqe tjetër e jetës

Kështu në një pasdite të qetë pa alkool në një kafeteri ai është njohur me Marian, me të cilën ka shkëmbyer adresën e E-mailit. "Po të kisha pirë dje me siguri që do të kisha edhe një adresë Emaili të Marisë. Por nuk do ta dija më, se nga cila Maria (qesh). Dhe sikur të kisha pirë dje tani do të isha ende në gjumë dhe për mëngjes pastaj do të kisha një pjatë të vogël me Gyros dhe pastaj një Spezi dhe një Spezi (Cola me Limon, shënim i Red.) Po ashtu mbrëmë do të shkoja katër orë më vonë në shtrat dhe thënë sinqerisht me siguri që do të isha argëtuar shumë me martini në kokë, me një gjysëm shisheje verë të kuqe, me disa litra birrë dhe ndoshta do të isha zgjuar sot në krah të një Britte, një Consuele, apo Paula. Ku ta di. Çfarë dua të them me këtë: nëse njeriu agjëron kështu si unë dhe heq dorë vetëm nga alkooli atëherë ke ndikim edhe ndaj rastësisë. Atëherë fati merr një kahje tjetër."

Stefani agjëron çdo vit pas karnevalit. Si shumë të tjerë nga Këlni edhe ai feston gjashtë ditë rresht me një sasi të madhe birre. Pikërisht pas një kohe të tillë e Mërkura e Përhime për shumë njerëz është një pikë kthese, një sinjal për të jetuar sërish më me vetëdije: "Atëherë është gjithmonë bukur, nëse ne përsëri kujtojmë karnavalin. Dhe thjesht nuk pijmë më. Pikërisht atëherë të bëhet e qartë se sa shpesh pijmë alkool. Dhe pastaj shumë shpejt e shohim, se si sillen miqtë, të cilët pijnë alkool posaçërisht, kur njeriu del me ta të festojë. Dhe thënë të drejtën është jo shumë e këndshme, kur njeriu e paramendon se shumicën e kohës bëhet po aq qesharak, kur të ketë pirë alkool."

Autor: Silke Wünsch/Angjelina Verbica

Redaktoi: Lindita Arapi

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JAVA E MADHE E PASHKËVE DHE KUPTIMI I SAJ! (04.22.2011)
COTILLARD E GORDON-LEVIT NË "BATMAN" (04.21.2011)
PËRSËRIPoezi nga ILIR DEMALIA (04.20.2011)
SKËNDER BUÇPAPAJ, POET JO VETËM I ATDHEUT"Frika nga Atdheu", një lartësim i poezisë shqipe Nga ÇERÇIZ LOLOÇI (04.18.2011)
ORA SHQIPTARE NË TËRGAJË TË MALËSISË SË TUZITNga VIOLA SHKËMBI (KOKA) (04.17.2011)
FJALË TË ËMBLA QË E SHNDRISIN ERRËSIRËNNga LUCIAN GRUIA (04.16.2011)
RRUGËVE TË JETËSNga ILIR DEMALIA (04.15.2011)
NJË TRILLER I RI PËR REGJISORIN ROMAN POLANSKY (04.13.2011)
KARLOS KRUZ-DIEZ, NJË ARTIST QË PËRDOR DRITËN PËR TË MAHNITUR VIZITORËT (04.11.2011)
FILMI MIRAL NDAN HEBRENJTË NË SHTETET E BASHKUARA (04.11.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]