VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Roberto Beninji: Kjo krizë është e tmerrëshme, por Italia ka për të rilindur

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 07:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Roberto Beninji: Kjo krizë është e tmerrëshme, por Italia ka për të rilindur
E Shtunë, 03.21.2009, 02:37pm (GMT+1)

Më 5 prill Roberto Benigni zbarkon në Londër me shfaqjen e tij Tutto Dante, përpara se të hidhet në Amerikë. Turi botëror është shpalosur si një sukses botëror pa shoq, që ka tejkaluar çdo pritshmëri për një show poezie (Kënga V nga Ferri) bashkuar me satirën. Skena do të jetë Royal Drury Lane, teatri më antik i Londrës, pronë e kompozitorit Andrew Lloyd Webber, në zemër të West End.

 

PYETJE: Shfaqja juaj, pra, nuk është një interpretim popullor i letërsisë?

ROBERTO BENIGNI: "Jo, absolutisht. Studentët kanë profesorët e vet. Tutto Dante është mirëfilli një show, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ngaqë Dante është spektakolar dhe ngaqë shpresoj të bëj spektakël unë. Nuk është as një veprim politik. Mesazhi është ngushtuar thjesht në komunikimin me italianët që jetojnë jashtë vendit."

 

PYETJE: Kur të flasësh për aktualitetin, ku do të përqëndrohesh?

ROBERTO BENIGNI: "Epo, unë vij në Angli...duhet të flasim pak për ato që ndodhin këtu, duke filluar nga Gordon Brown. Pastaj Obama e... Berlusconi. Sepse spektakli është si Dante e Komedia Hyjnore: ka Ferrin dhe Parajsën. Një anë zbavitëse dhe një anë mallëngjyese. Po të mos zbavitesh, nuk emocionohesh. Njerëzit në radhët e publikut, në fund të fundit, emocionohen. Jo pse i emocionon Dante, por pse ai prek brenda nesh atë pjesë për të cilën askush nuk shqetësohet ndonjëherë, ku çdo hap trondit. Shpirti ka nevojë të ushqehet si trupi. Kur ha, i zejdh gjërat më të mira, apo jo? Ndërsa shpirti ynë dërmohet papushim."


(Në Londër Benigni sapo ka biseduar në Today Programme të BBCRadio 4, në mes të vërshimit të lajmeve për krizën e rëndë ekonomike. "Londra është si Firence në kohën e  Dantes. Qyteti i vërtetë i botës, ku gjenin strehë lakmia, babëzia, zilia. Fjala finacë është krijuar nga fiorentinët, pikërisht në atë kohë, bashkë me monedhën fiorino. Mendoje, Financial Times i ka rrënjët në Itali! Edhe fjala banka vjen nga dialekti toskan, kur financierët i jepnin hua para Mbretit të Anglisë, për t'u penduar pastaj në shtratin e vdekjes për shkak të interesit të huasë të asaj kohe. Ja, përveç kësaj...gjithçka ka mbetur si atëherë."

 

PYETJE: Pra, Komedia Hyjnore mbetet aktuale edhe sot në një metropol si Londra.
ROBERTO BENIGNI: "Natyrisht! Dante ka folur pikërisht për këtë: më modern se kështu vdiset! Tri bishat për të cilat flet Dante në Komedinë Hyjnore leopardja, luani dhe ujkonja nuk ja tjetërgjë veçse idhujt modernë: seksi, suksesi e paratë, bishat e rëndomta të të gjitha kohëve."

 

(Pastaj diskutimi humb tonet alegorike dhe bëhet konkret. "Kjo me të cilën përballemi ne sot është një krizë e tmerrëshme, lindur nga e keqja dhe nga marrëzia. Shpresojmë se ky Ferr të jetë nën kontroll." Benigni përmend vargun danteskt "che io perdei la speranza dell'altezza" (që unë do të humbja shpresën e lartësisë) kur flet për pasojat ekonomike e morale të sjelljeve tona të sotme. Komiku toskan bën Danten të rijetojë në kohët e kreditit crunch, ndërsa fton "të rizbulojmë atë që është hyjnore brenda secilit prej nesh. Për të mos u katandisur, në fund, bash sikur të mos kishim jetuar.")

 

PYETJE: Si e shikoni situatën e tanishme italiane, sidomos duke menduar për breznitë e reja që po ikin nga vendi i tyre?

ROBERTO BENIGNI: "E njoh shumë mirë situatën e të rinjve në Itali, sepse unë vij prej atje. Por unë nuk ik, sepse nuk jam një tru, çka nuk më takon... Mendojeni sikur të kishte qenë kjo ikje e trurit në Rilindje dhe nëse e kishin braktisur vendin Michelangelo, Leonardo, Galileo, Dante. Vetëm ta mendosh është tmerr. Të gjitha artet e të gjitha pushtetet moderbe janë imitime të arteve dhe të pushtetve italiane, janë imitime të Rilindjes sonë. Çdo perandori është imitim i perandorisë sonë, së paku në Perëndim. Kjo është pak a shumë çfarë dua të them këtu. Jo për të qenë nacionalist e dua shumë Italinë për të qenë i tillë por për atë dëshirë, atë vullnet ...të thuash, epo jam i lumtur që kam lindur atje dhe jam i fortë, tejet, tejet i fortë."

 

PYETJE: Pse po e çon Danten tënd edhe jashtë Italisë?

ROBERTO BENIGNI: "Turi ka lindur për t'i dërguar spektaklet tek italianët jashtë vendit. Ka harè në thellësi të syve të tyre. Një dëshirë e etur, e lëngshme, që sikur thotë: Unë do të kthehem, bash si në këngët italiane."

 

PYETJE: Por, siç ka ndodhur tashmë në Paris, Bruksel, Greqi, Zvicër, përqafimi yt nuk është vetëm për bashkëkombësit.

ROBERTO BENIGNI: "Spektakli pastaj zgjerohet, sepse ajo që thotë Dante është kaq universale saqë në mendjen e secilit tingëllon si diçka tejet e thellë. E sidomos madhështia e vendit tonë."

 

PYETJE: Po çfarë mendon për Italinë e sotme?

ROBERTO BENIGNI: "Tani është krejt e mbuluar, por ky hi fsheh një zjarr të fuqishëm."

 

PYETJE: Çfarë ke ndërmend të thuash?

ROBERTO BENIGNI: "Ka për të ndodhur diçka. Po. Do të ndodhë një Rilindje e vogël. Duhet pritur fundin, apo jo? Siç ka ndodhur gjithmonë. Tek ne nuk ka vdekur asgjë, gjithçka është gjallë. Unë jam në Itali, e ndjej. Nuk jam në një vend kufomash."/Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nga Gabriel Garsia Markes : Letra e Lamtumirës (Kukulla) (03.07.2009)
Erla Shehu - Një piktore e talentuar shqiptare në Amerikë - Nga ROZI THEOHARI, Boston (02.23.2009)
Kryevepra e Kadaresë "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur" botohet edhe në gjuhën rome (02.22.2009)
SELMAN RIZA HERETIKU I GJUHËSISË SHQIPTARE (02.16.2009)
Historia e pabesueshme tragjike e Anë Nikolë Smith tani muzikal në Royal Opera House (02.12.2009)
Sindi Krauford ndër mbretëreshat e pashfronëzueshme të bukurisë (02.12.2009)
Topi dekoron artistin popullor Ali Mula me Urdhrin e Mjeshtrit të Madh (02.12.2009)
Studentët braktisin sallën ku referon Gynter Gras për librin e tij më të ri "Nga Gjermania për në Gjermani" (02.09.2009)
Në Los Anxhelos edicioni i 51-të i Oskarëve të Muzikës - Çmimeve Grammy Awards - Triumf për Plant dhe Krauss (02.09.2009)
Xhon Apdajk kishte persiatur për vdekjen në një poezi të re (02.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]