VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Elsa Maksuell mbretëresha e gossipeve

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 05:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Elsa Maksuell mbretëresha e gossipeve
E Enjte, 03.26.2009, 10:23am (GMT+1)

"Kurrë mos u anko, kurrë mos jep shpjegime, kurrë mos kërko ndjesë". Kjo është një tjetër frazë lapidar e Elsa Maxwell, e cila njihte tërë botën dhe të gjithë botën e merrte nëpër gojë duke e bërë lesh e li. Me penën e saj Elsa Maxwell krijoi shumë legjenda, shumë legjenda të tjera i bëri pluhur e hi. Dhe s'dihet se deri ku do të kishte shkuar Elsa Maxwell, sikur zemra e saj të mos kishte ndalur nga një infarkt, më 1 Nëntor 1963 në New York, në moshën 80 vjeçare.

------

Të krijosh yje dhe të shkatërrosh yje: ja një art që kërkon aftësi të pazakonshme. E po të kishte në këtë kategori një klasifikim botëror, padyshim atë do ta kryesonte- kush përpos ajo- Elsa Maxwell.

E kush ishte Elsa Maxwell ? Elsa Maxwell ishte një instrumentiste pianoforti, e shkurtër, e dhjamosur, lindur në Keokuk, në Aiova të SHBA. Pa para dhe pa familje të mirë si pikëmbështetje, vendosi të bëhet një legjendë, dhe gjithsesi ia arriti. Fjalët e mësipërme, janë shqiptuar nga vetë Maxwell, e cila duke mos pasur mëshirë për askënd, nuk mund të kishte mëshirë as për veten. "Qesh me veten tënde para se të tjerët të qeshin me ty.", një tjetër frazë e saj e mbetur e paharrueshme. Elsa Maxwell, do të ishte skalitëse për skenat e jet-set-eve (personazheve të botës së lartë të shoqërisë ) të cilat ajo do t'i bënte të pavdekëshme me gjuhën e saj të helmët.

Ishte e neveritshme, e dhjamët, e shëmtuar, shtatshkurtër, veshur pa shije, por asnjëherë jashtë vemendjes së të tjerëve. Dhe e gjithë kjo asaj nuk i bënte përshtypje. Kjo zonjë e lindur më 1883 dhe e ardhur nga asgjëja, për dhjetëra vjet ka bërë ligjin në jetën mondane ndërkombëtare. Ia arriti, sepse kishte talent dhe e kishte kuptuar një gjë themelore: për njerëz të rëndësishëm, si puna e aktorëve, këngëtarëve dhe VIP-ave të tjerë që jetojnë me prestigjin e tyre, dy janë armiqtë vdekjeprurës, heshtja dhe mërzitja. Elsa Maxwell e kishte për detyrë  për t'i vënë në lëvizje me çdo mënyrë dhe me çdo mjet jetët e tyre. Me të gjitha mjetet, ku vend kryesor kishte pabesia e saj, për t'i hedhur në rrjetën e saj prenë. Po si e zgjodhi këtë profesion, lind pyetja. Pas disa sukseseve të vogla në sferën e muzikës, fundi i Luftës së Dytë Botërore, e gjen si organizatore e festave të mëdha për VIP-at, në metropolet e qejfit, New York, Venecia, Antibes, Paris, Montecarlo, ku derdhej shampanja lumë dhe travestia shfaqej në forma nga më të larmishmet. Elsa Maxwell ishte mjeshtre për të krijuar nëpër këto festa kontrapunkte, të cilat pastaj sillnin një pafundësi të papriturash nga ato që mbushin faqet e kronikave mondane në gazetat më të mëdha të botës. Potere, zhurmë, rrëmujë nën mbretërinë e Maxwell, kjo ishte formula që festat të quheshin se e kishin arritur misionin e tyre. Por  shpejt, aktiviteti i saj si organizatore u shndërrua në atë të komentatores në radio dhe shtypin e shkruar të cilat filluan të shfaqeshin në faqet e Harper's Bazar apo si titujt kryesorë të revistave të tjera të njohura. Që të gjithë, edhe ata që kritikoheshin më tepër se të tjerët nëpër kronikat e saj, ishin prapë të kënaqur, sepse të futeshe në majën e penës të Elsa Maxwell do të thoshte se ekzistoje. Ambjenti për të cilin shkruante, Elsa e kishte përshkruar hollësisht në njërin prej librave të saj titulluar The Celebrity Circus, si një spektakël karnavalesh, apo shtazësh, në të cilin ajo vetë ndihej si njëri prej ekzemplarëve më tipikë.

Në lidhje me artin e saj për t'u futur në qoshet më të errta të jetës së VIP-ave apo për t'u ngritur VIP-ave kurthe nga më skandalozet, mediat e kohës nuk rreshtnin anekdotat. Elsa

Maxwell gjendej atje ku ndodhnin skandalet. Nuk kishte asnjë problem ekonomik, se sa kushtonin biletat e avionëve apo hotelet, sepse gazetat ishin të gatëshme ta paguanin atë me çmime astronomike, mjafton që Maxwell t'u siguronte një lajm skandaloz për rubrikat e gazetave dhe revistave të tyre. Kështu, për shembull Elsa Maxwell kishte në dispozicionin e saj një suit në hotelin e famshëm Waldorf-Astoria në New York. Që të gjithë botuesit kishin besim të patundur tek ligësia e saj, të cilën ajo gjithmonë ua kishte shpërblyer. Sepse Maxwell ishte e pamëshirëshme me prenë e saj. Nuk i bëhej vonë se kronikat e saj ishin tërmet. Përkundrazi, atëhere Maxwell ishte më tepër e kënaqur se kurrë. Maria Callas, për shembull, është një nga pretë më të shquara, të pashpirtësisë së Elsës. Në fillim, ishte Elsa ajo që ia paraqiti Maria Callas Aristotel Onasis-it, në Venecia, m'u përpara syve të bashkëshortit të saj Giovanni Battista Meneghini. Pastaj do të ishte Maxwell, e cila pa asnjë skrupull dhe pikë mëshire, pa çarë kryet se hiqej si mikesha e ngushtë e Callas, ishte ajo që ia prezantoi Onasit në fillim Lee Bouvier, dhe pastaj motrën e saj, më të famshmen grua të ve të Amerikës, vetë Zhaklinë Kenedin (Jacqueline Kennedy).

Në penën e saj të helmët kishte hyrë edhe Ernest Heminguej, të cilin e kishte bindur që të shkonte sërish në Spanjë, pasi tejet i urryeri Francisco Franko e kishte fituar luftën civile dhe kishte marrë pushtetin. E pse ? Gjoja që Hemingueji ta joshte bijën e Frankos, për më tepër, tashmë e martuar. Pastaj i kishte ardhur rradha Orson Wells, bashkëshortit të Rita Hayworth. Ishte pikërisht Maxwell që do të njoftonte aktoren e famshme se i shoqi kishte një të dashur duke i çuar në divorc, ndërkohë që Elsa ia kishte gjetur Ritës, personin që do të zinte vendin e Wells, i cili ishte i biri playboy i Aga Khan III, tmerrësisht i pasur, por tmerësisht jo i përshtatshëm për aktoren amerikane. Lidhja e tyre shkoi deri në martesë, por zgjati pak, dhe për Rita Hayworth shënoi fillimin e perëndimit të karrierës dhe dhënien e saj ndaj alkholit. "Kurrë mos u anko, kurrë mos jep shpjegime, kurrë mos kërko ndjesë". Kjo është një tjetër frazë lapidar e Elsa Maxwell, e cila njihte tërë botën dhe të gjithë botën e merrte nëpër gojë duke e bërë lesh e li. Me penën e saj Elsa Maxwell krijoi shumë legjenda, shumë legjenda të tjera i bëri pluhur e hi. Dhe s'dihet se deri ku do të kishte shkuar Elsa Maxwell, sikur zemra e saj të mos kishte ndalur nga një infarkt, më 1 Nëntor 1963 në New York, në moshën 80 vjeçare.

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Roberto Beninji: Kjo krizë është e tmerrëshme, por Italia ka për të rilindur (03.21.2009)
Nga Gabriel Garsia Markes : Letra e Lamtumirës (Kukulla) (03.07.2009)
Erla Shehu - Një piktore e talentuar shqiptare në Amerikë - Nga ROZI THEOHARI, Boston (02.23.2009)
Kryevepra e Kadaresë "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur" botohet edhe në gjuhën rome (02.22.2009)
SELMAN RIZA HERETIKU I GJUHËSISË SHQIPTARE (02.16.2009)
Historia e pabesueshme tragjike e Anë Nikolë Smith tani muzikal në Royal Opera House (02.12.2009)
Sindi Krauford ndër mbretëreshat e pashfronëzueshme të bukurisë (02.12.2009)
Topi dekoron artistin popullor Ali Mula me Urdhrin e Mjeshtrit të Madh (02.12.2009)
Studentët braktisin sallën ku referon Gynter Gras për librin e tij më të ri "Nga Gjermania për në Gjermani" (02.09.2009)
Në Los Anxhelos edicioni i 51-të i Oskarëve të Muzikës - Çmimeve Grammy Awards - Triumf për Plant dhe Krauss (02.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]