VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Emi Uainhauz: Me drogën nuk kam më punë. Tani duam të kem prapë burrin tim

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 08:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Emi Uainhauz: Me drogën nuk kam më punë. Tani duam të kem prapë burrin tim
E Djelë, 04.05.2009, 06:44pm (GMT+1)

Winehouse është disintoksikuar dhe shpall rikthimin e 26 majit në koncert në Londër, pastaj një album i ri.

Pas tre muajsh në Karaibe, Amy Winehouse është kthyer në Londër. Ka marrë shtëpi në Barnet, North London, një pash larg prindërve të vet dhe larg turmës së paparacëve, dhe është ribërë me të njëjtën pamje të parapëlqyer të saj. Ka shpallur kthimin e saj të madh në skenë më 26 maj në Londër, ndonëse telashet, edhe më të mëdha se paparacët vetë, e ndjekin këngëtaren kudo që shkon. Denoncuar për agresion kundër një fansi (adhuruesi), është shfajësuar nga një gjykatë, ndërsa mbeten të pazgjidhura problemet çiftnore me burrin e saj Blake Fielder-Civil.



PYETJE: Amy ç'të çoi në Santa Luçia, ishullin karaibik?
AMY WINEHOUSE: "Doja të merrja një pushim të bukur nën diell. Doja të haja mirë dhe ta merrja veten fizikisht, prandaj kam zgjedhur një hotel shumë të bukur me plazh të mrekullueshëm dhe një qendër çlodhëse. Çdo ditë zgjidhja një qejf të ndryshëm - sauna, masazh me gurë të nxehtë e pastaj bëja yoga, notoja në det ose luaja tennis edhe pse nuk jam shumë e zonja."


PYETJE: Qarkullojnë fotografi tuajat në trapez të gjimnastikës...
AMY WINEHOUSE: "Hm, njerëzit nuk dinë që, para se të vinte suksesi, shkoja gjithmonë në palestër, prandaj nuk është e vështirë për mua të rifilloj stërvitjet fizike. Më pëlqente të bëja ushtrime fizike në trapez sipër livadhit në barin e hotelit. Çdo pasdite në orën katër shkoja te trapezi nën mbikqyrjen e një instruktori. Duhet përqëndrim, por është një ushtrim i plotë që iu jep gjallëri e freski muskujve dhe pjesëve të tjera të trupit."


PYETJE: Vërtetë ke lënë drogën?
AMY WINEHOUSE: "Po, krejtësisht. Prej kur kam shkuar në Karaibe, nuk marr më as heroinë, as crack dhe jam shumë mirë. Pijet alkollike ishin përfshirë në çmimet e hoteli dhe ndonjë mbrëmje kam pirë, por të pish pak nuk ka asgjë të keqe gjatë pushimit."


PYETJE: Si është gjendja midis teje e burrit tënd në këtë periudhë?
AMY WINEHOUSE: "E dua prapë Blake, e dua shumë, dhe dua që ai të vijë e të jetojë me mua në shtëpinë e re. Nuk do ta lejoj të divorcohet nga unë, sepse për mua është gjinia mashkullore, jemi të përkryer për njëri tjetrin. Epo, kam dëfryer ca me një bukurosh në Santa Luçia, por ishte sa për pushimet, unë dashuroj vetëm tim shoq Blake, askënd tjetër. Nuk doja të kthehesha në Britaninë e Madhe derisa ai ishte në qeli, sepse kishte tepër negativitet në atmosferën e këtushme. Do më kish pëlqyer ta merrja me vete në Santa Luçia, sepse atje kemi bërë muajin e mjaltit dhe e di që ai e adhuron atë vend. Të shohim."


PYETJE: Si ndodhi vallë që bletë shtëpi të re?
AMY WINEHOUSE: "Doja të filloja nga zeroja në një vend të ri, larg qendrës së Londrës, ku është tepër e lehtë për paparacët të fushohen para portës dhe të kqyrin çdo lëvizje timen. Doja edhe të banoja sa më pranë nënës sime, të jetoja në fshat. Mendoj se është një jetë më e shëndetëshme."


PYETJE: Duhet të jetë e rëndë për ju të përfundoni në gazeta, dehjet, mbipesha, gërrithjet nëpër krahë...
AMY WINEHOUSE: "Më trubullon mendimi se fotografitë i shikojnë njerëzit e mi dhe shqetësohen, mua normalish nuk më ngrohin as më ftohin."


PYETJE: Atë kohë e keni lënë pas shpinës.
AMY WINEHOUSE: "Po, kam qenë keq dhe babai im ende më bën qortime. Kam sjellë telashe të mëdha e nuk do ta përsëris më."


PYETJE: A keni marrë ndonjëherë mësime kënge?
AMY WINEHOUSE: "Në shkollë bashkë me nxënësit e tjerë, por kurrë mësime individuale. Më ka pëlqyer gjithmonë të shkruaj poezi, por hera e parë që kam muzikuar një tekst ka qene kur isha pesëmbëdhjetë vjeçe. E kam bërë për provimin e muzikës. Më kujtohet se ishte një gjë shumë e lehtë për mua dhe e kam dorëzuar provimin menjëherë. Kështu që kam marrë një notë pamjaftueshëm."

PYETJE: Si e krijoni një këngë?
AMY WINEHOUSE: "Nisem nga një emocion, por e thënë kështu a nuk duket paksa bajate, vërtetë? Nganjëherë nisem nga një emocion, nganjëherë nga vargjet apo nga një melodi që e kam në kokë, akordet e kitarrës në përgjithësi vinë të fundit. Për këngën Rehab, për shembull, isha rrugës me Mark Ronson dhe e kam kënduar refrenin me zë të lartë, kështu, si për lojë.
Në realitet ishte diç e amshtë, pa shije."


PYETJE: E keni kënduar edhe këngën "no no no"?
AMY WINEHOUSE: "Po, strofën krejt saktësisht si është në album! Nuk ka qenë e vështirë, tregoj sesi shtëpia ime e vjetër diskografike (drejtuar nga ish menaxheri i Spice Girls, Simon Fuller) donte të më bënte të dizintoksikohesha."


PYETJE: Është e vërtetë se jeni kokëmushkë?
AMY WINEHOUSE: "Hm, brenda meje është një fëmijë që ia vë veshin vetëm asaj. Prej kur kam qenë pesëmbëdhjetë vjeçe, prindërit e kishin kuptuar se do të bëja vetëm çfarë të doja unë. Kështu ka ndodhur vërtetë."


PYETJE: Në të kaluarën keni thënë se edhe mund ta braktisni muzikën për të ndërtuar familjen?
AMY WINEHOUSE: "Muzika do të bëjë pjesë gjithnjë në jetën time, por nuk do të thotë që patjetër t'ua shes të tjerëve. Adhuroj muzikën, por më pëlqen edhe të kem një familje, çka është gjëja më e rëndësishme për mua. Nuk do të thotë se unë jam gati ta ndërtoj familjen tani, menjëherë.
Ndjej se brenda meje kam një tjetër album."


PYETJE: Kompozoni ende?

AMY WINEHOUSE: "Po e jo. Kam një thesar këtu brenda (prek kokën) më shërben vetëm pak kohë për t'i kaluar në radhë tekstet dhe idetë që më kanë ardhur. I kthej mbrapsht, pastaj i vë për mbarë. Kam ende pa masë material nga albumi i fundit, të cilat nuk i kam përdorur fare. Më pëlqen të rrëfej anën komike të gjërave të trishta dhe anën e trishtë të gjërave komike. Më pëlqejnë ëmbëlsirat që lënë shije të hidhur, këto më nxitin mua të shkruaj. Mua do të më pëlqente shumë të bëja një mori këngësh popullore sentimentale e një album me këngë të viteve 1940 në stilin e Vera Lynn. Jo ribërje, do të jenë këngë të reja, por në atë stil."


PYETJE: Përveç muzikës, çfarë ju pëlqen të bëni?
AMY WINEHOUSE: "Do më pëlqente të hap një qendër estetike. Gjyshja ime, pastë ndjesë, kur unë dhe im vëlla ishim të vëgjël, më ka mësuar të bëj trajtime të pamjes së jashtme.
Isha katër vjeçe. Im vëlla ishte tetë. Ai bënte pedikyr dhe unë bëja manikyr dhe iu jepja format flokëve."/Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ben Aflek në një film të ri për krizën e mediave dhe rrënimin e politikës (03.31.2009)
Elsa Maksuell mbretëresha e gossipeve (03.26.2009)
Roberto Beninji: Kjo krizë është e tmerrëshme, por Italia ka për të rilindur (03.21.2009)
Nga Gabriel Garsia Markes : Letra e Lamtumirës (Kukulla) (03.07.2009)
Erla Shehu - Një piktore e talentuar shqiptare në Amerikë - Nga ROZI THEOHARI, Boston (02.23.2009)
Kryevepra e Kadaresë "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur" botohet edhe në gjuhën rome (02.22.2009)
SELMAN RIZA HERETIKU I GJUHËSISË SHQIPTARE (02.16.2009)
Historia e pabesueshme tragjike e Anë Nikolë Smith tani muzikal në Royal Opera House (02.12.2009)
Sindi Krauford ndër mbretëreshat e pashfronëzueshme të bukurisë (02.12.2009)
Topi dekoron artistin popullor Ali Mula me Urdhrin e Mjeshtrit të Madh (02.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]