VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Leticia Kasta dalldis Kanën

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 04:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Leticia Kasta dalldis Kanën
E Shtunë, 05.23.2009, 12:23pm (GMT+1)

Voal-online - "Më e rënda ishte skena me buaj," tregon Laetitia Castà, duke rikujtuar atë ditë para kamerave të xhirimit në Tsai Ming-liang. Protagoniste nën petkun e Salomè të filmit Visage, rilexim i mitit të principeshës së egër, por edhe nderim ndaj Truffaut, adhuruar nga Ming-liang, që ka grumbulluar këtu aktorë fetish nga Jean-Pierre Léaud te Jeanne Moreau, ngaa Nathalie Baye te Fanny Ar­dant. E gjitha kjo më 23 maj kur shfaqet filmi në kuadrin e garës për edicionin e 62-të të Festivalit të Kanës. "E dija që Ming-liang është regjisor kult i famshëm për ekscentrizmin e tij që përmbys çdo rregull vazhdon Castà. E adhuroj krijimtarinë e tij kinematografike, që nga Vive l'amour (Rroftë dashuria) tek Le Fleuve (Lumi) e deri tek I don't Want to Sleep Alone (Unë nuk dua të fle vetëm). Të punosh me të është tejet entusiazmuese." Edhe pse jo aq e lehtë. «Gjenialiteti i tij përfshin edhe segmente sadomazohiste. E kam provuar në lëkurën time."

 

 

Lëkura e saj e mrekullueshme qumështore, shpesh e krahasuar për shkak të shkëlqimit dhe të butësisë së saj me gjalpin e Normandisë, mbuluar me kilogramë të tërë biftekësh gjigantë të përgjakur. "Një masë e tërë mishi të ftohtë, e sapo nxjerrë nga frigoriferi, rënë mbi trupin tim nudo dhe mbështjellë me një cipë transparente nga ato që përdoren për ushqimet. Pavarësisht kësaj mbështjelljeje, gjaku rridhte kudo. Për më tepër skena parasgikonte një qen të madh, të përndezur nga era e gjakut, i cili m'i kërcëllonte dhëmbët e më hungërinte në mënyrë kërcënuese. Pra, ka qenë e rëndë. E kam bërë këtë skenë vetëm pse Ming-liang është një njeri i hatashëm, i lirë, poetil...Nëse hyn në universin e tij sureal, duhet t'i pranosh rregullat."

 

Në kinema ka pasur përvoja më të lehta. Praninë sensua­le e ironike në komeditë e serialit Asterix, roli i saj i parë i vërtetë në La jeune fille et le loups (Vajza dhe ujqit) përkrah aktorit Stefano Accorsi, shokut të saj të jetës, baba i vogëlushit Orlan­do, tri vjeç, dhe sërish me një fëmijë të dytë pas pak kohe. Një shtatzani që mbetet përvojë e shëmtuar për Laetitia Castà, përzënë më parë nga një shesh xhirimi ngaqë kishte rrëfyer se ishte shtatzanë, kësaj here e detyruar të hesgtë për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në një tjetër film, Serge Gain­sbourg, vie hèroique, ku ajo luan personazhin e Brigitte Bardot të viteve 1970.

Dy mite të kinemasë dhe të këngëve bashkuar në një love story të shkurtët. Ky film do të shfaqet jashtë programit të konkurimit. Castà e hap zemrën: "Jam e emocionuar, por edhe e vetëdijshme për rreziqet." Ajo përballet me një legjendë si Bardot. «Në fillim kam thënë jo. I përfytyroja komentet: i ngjan, nuk i ngjan...Një çmenduri. Nuk mund të imitohet e paimitueshmja. Pastaj e kam kuptuar se rruga ishte një tjetër: nuk duhej të luaja BB, por të bëja sikur luaja BB, ta lëshoja veten të zhytesha në trallisje."

Laetitia Castà ishte surpriza e sotme në festiva,in e Kanës i cili përfundon nesër kur do të ndahen edhe çmimet.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
124 vjet pas vdekjes së shkrimtarit francez Vikto Hygo (05.23.2009)
Përfundoi sezoni i tetë i spektaklit "American Idol" (05.22.2009)
210 vjetori i Honorè Dë Balzakut, shkrimtarit më të madh realist të Shekullit XIX (05.19.2009)
Grindja në stacionin e trenit çoi në zbulimin e një talenteje të re të Kanës (05.17.2009)
Abi Kornish, zbulimi i sivjetëm i Kanës, një tjetër Nikolë Kidman (05.15.2009)
Marrëveshja për kujtimet e Sarah Palin, libri botohet më 2010 (05.13.2009)
Kaili ëndërron karrierë në kinema (05.12.2009)
Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu magjeps torinezët (05.09.2009)
176 vjetori i lindjes së kompozitorit gjenial Johannes Brahms (05.07.2009)
Pikaso e Apoliner ishin të dyshuarit e parë për vjedhjen e Mona Lizës në Luvër (05.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]