VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Sandra Bullok: Sa të jem në formë fizike nuk do t'iu fsheh gjë shikuesve

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 09:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Sandra Bullok: Sa të jem në formë fizike nuk do t'iu fsheh gjë shikuesve
E Enjte, 06.11.2009, 10:18am (GMT+1)

 

 

 

I mbush 45 vjet më 26 korrik, e duke ndjekur atë që duket prirje e re e yjeve të Hollywood-it mbi 40 vjeçe, Sandra Bullock hedh tutje ngurimet dhe për herë të parë në film del pa rroba, pothuaj krejt. Nuk e bën në një film skandal, por në një komedi, gjini e cila i ka dhënë popullaritet të madh, si "The Proposal". Bullock interpreton Margaret, manaxhere e zellshme e një shtëpie botuese në New York, një kanadeze pa "green card" që për të shmangur përzënien nga SHBA deklarohet e fejuar e një asistenti, Andrew (Ryan Reynolds), një bukurosh i ndrojtur të cilin ajo e trajton si një skllav kukull, por që shpaloset krejt i ndryshëm nga ç'duket. Pra, një vodevil modern, me regji të Anne Fletcher ku Bullock shpërthen me gjithë dufin e saj komik.

 


PYETJE: Sandra, me "The Proposal" rikthehesh në gjininë e parapëlqyer, komedinë romantike, pas ndonjë thrilleri. Ju pëlqen ta bëni publikun të qeshë?
SANDRA BULLOCK: "Natyrisht. E kisha lënë paksa larg komedinë vetëm nga dëshira për të ndryshuar e për ta matur vetën në gjini të tjera. E kur i mbush 40 vjet, në mënyrë instinktive të vjen dëshira të bëhesh serioze, gjithsesi. Por jam e lumtur që kam rigjetur forcën time komike."

PYETJE: Për herë të parë shfaqeni pa rroba në ekranin e madh: probleme?
SANDRA BULLOCK: "Kur e kam lexuar në skenar se do të dilja pa rroba me Ryan e me qenushin, më ka ardhur të qesh. Kam menduar: e duan trupin tim, të një 45 vjeçareje, si një gjetje publicitare? E di se nuk kam një trup si të Raquel Welch kur ishte e re, të cilën Zoti e bekoftë, dhe pasu kam xhiruar disa skena kam pyetur nëse kjo që po bëja a ishte vërtetë një mjet komik. Për mua ia vlen gjithçka për hir të një të qeshure."


PYETJE: Pra nuk e keni kundështuar skenën?
SANDRA BULLOCK: "Është një skenë e domosdoshme, e përcaktuar nga skenari me qëllime të mirëfillta artistike. E kam bërë nga dashuria për artin! Kisha një trekëndëshe, një tip gjethe fiku, që m'i mbulonte çfarë duhej mbuluar. Pas pak nuk kam ndjerë më shqetësime nga sytë që më vështronin."

 

PYETJE: Nuk druanit se do ta lëndonit publikun tuaj?
SANDRA BULLOCK: "Kur keni kaluar njëfarë moshe, filloni të hamendeni për atë që mund të thonë të tjerët. E pastaj dëshiroja që të kisha një skenë të tillë për sa kohë që ende jam në formë të përkryer fizike. Â»

PYETJE: Ka qenë e vështirë për ju t'i xhironi këto skena?
SANDRA BULLOCK: "Jan plot gjëra të tjera për të menduar gjatë kohës kur jeni në një shesh xhirimi, më besoni. Apo më mirë të thuash: shqetësimi im kryesor ishte se mos i bëja të qeshnin shumë pjesëtarët e trupës realizuese. The clown që është brenda meje turrej gjithnjë të kapërcente kufirin e komikes. Pas pak, pas përkushtimit për xhirimin e këtyre skenave, nuk kam pasur më xhirime që do të më shqetësonin. Unë dhe Ryan jemi dëfryer dhe kaq."

 

PYETJE: Interpretoni një shefe zyre që ua bën jetën të padurueshme vartësve: keni ndjerë brenda vetes ndonjë grua të tillë?
SANDRA BULLOCK: "Unë jo, por kam njohur njerëz të tillë. Bota e kinemasë është plot me njerëz arrogantë dhe agresivë. Si producente besoj se jam një bose e talentuar, por nuk kam trajtuar kurrë keq ndokënd. Nuk jam kurrsesi një maniake histerike. I kam edhe momentet e mia, por i jap rëndësi faktit se kush punon për mua ndjen edhe se është duke punuar "me" mua, në qetësi dhe në harmoni."/Elida BUÇPAPAJ

 

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Doli libri i ri i Roberto Savianos (06.09.2009)
Presidenti dekoroi Albano Karrizin me Urdhërin "Nënë Tereza" (06.08.2009)
"Billy Elliot" triumfoi me 10 Tony Awards (06.08.2009)
Britni fillon turin evropian në formë të mrekullueshme (06.05.2009)
Nesër mbahet mitingu i poezisë në Gjakovë (06.04.2009)
Suzën Bojl merr ndihmë mjekësore (06.02.2009)
Suzën Bojl humbet në finalen e konkursit "Britania ka talent" (05.31.2009)
Shiloh Nouvel është bërë 3 vjeçe (05.28.2009)
Majk Bonxhorno mbush 85 vjet në udhëtim nëpër vendet arabe (05.27.2009)
Palmën e Artë të Kanës e mori austriaku Haneke (05.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]