VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Doli libri i ri i Roberto Savianos

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 12:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Doli libri i ri i Roberto Savianos
E Martë, 06.09.2009, 08:52am (GMT+1)

Voal-online Doli libri i ri i autorit të romanit "Gomorra". Libri i ri mban titullin "La bellezza e l'inferno" (Bukuria dhe ferri) dhe përmban një përmbledhje artikujsh të autorit pas botimit të romanit të bujshëm. Në parathënien e librit, prej sot në libraritë italiane, thuhet shkrimi, në këto vite ma ka dhënë mundësin e ekzistimit dhe nëse dikush ka shpreszar se të jetosh në një situatë tejet të vështirë mund të më detyronte t'i mbaja fshehur fjalët e mia, ka gabuar. "Kam shkruar në dhjetëra shtëpi të ndryshme. Të gjitha shumë të vogla dhe të errëta. Do të doja të ishin më të vëllimshme, më të ndritëshme, por askush nuk m'i jepte me qirà. Nuk mund të lëvizja madje as për të kërkuar dhe as për të vendosur vetë se ku do të banoja. Dhe po të bëhej e ditur se unë isha në atë adresë, më duhej menjëherë të ndërroja banim."

Më tej ai vazhdon: "Është një situatë të cilën shumëkush e jeton si unë. Paraqitesh të shohësh apartamentin që karabinierët mezi e kanë zgjedhur, por sapo pronari të njeh, përgjigja është gjithmonë: "Ju çmoj pa masë, doktor, por kam edhe vetë plot probleme. Kuptoni, këtu njerëzit kanë frikë." Mirëpo përskaj kësaj frike, mbulimi të lig për të mos marrë anën time, ka pasur gjeste edhe nga shumë që nuk i njihja, më kanë dhënë një strehë, një dhomë, miqësi, ngrohtësi. E ndonëse shpesh nuk kam mundur të pranoj propozimet e tyre, kam shkruar edhe në këto shtëpi mikpritëse e plot dashuri." Autori thotë se shumë nga faqet e librit janë shkruar në dhoma hotelesh. Ato janë shkruar në terr, pa dritare që mund të hapeshin, pa ajër, madje edhe të blinduara nga jashtë. "Nuk besonin të më linin të dilja dhe shpesh nuk besonin as të më linin në të njëjtin hotel më shumë se një natë. Sa më larg që duken kriminaliteti dhe mafia, aq më shumë të trajtojnë si diçka që mund t'i shpërthesh nën sytë e tyre. Me maska që nuk e di a janë ceremoniale apo zjarrfikësish. Dhe ti nuk e kupton a je një paketë dhurate apo je një pako-bombë."

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Presidenti dekoroi Albano Karrizin me Urdhërin "Nënë Tereza" (06.08.2009)
"Billy Elliot" triumfoi me 10 Tony Awards (06.08.2009)
Britni fillon turin evropian në formë të mrekullueshme (06.05.2009)
Nesër mbahet mitingu i poezisë në Gjakovë (06.04.2009)
Suzën Bojl merr ndihmë mjekësore (06.02.2009)
Suzën Bojl humbet në finalen e konkursit "Britania ka talent" (05.31.2009)
Shiloh Nouvel është bërë 3 vjeçe (05.28.2009)
Majk Bonxhorno mbush 85 vjet në udhëtim nëpër vendet arabe (05.27.2009)
Palmën e Artë të Kanës e mori austriaku Haneke (05.25.2009)
Leticia Kasta dalldis Kanën (05.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]