VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Unesko e deklaron Tangon Argjentinase Pasuri të Njerëzimit

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 03:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Unesko e deklaron Tangon Argjentinase Pasuri të Njerëzimit

E Enjte, 10.01.2009, 08:30am (GMT+1)



Vendimi u mor gjatë takimit në Abu Dhabi midis 400 ekspertëve  që e kanë zgjedhur Tangon

Voal-online - «Thesar Kulturor Shpirtëror» kështu Unesko ka bërë me dije se Tango argjentinase është pjesë e trashëgimisë kulturore të Njerëzimit. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim,Shkencë e Kulturë e ka marrë këtë vendim gjatë një takimi në Abu Dhabi të 400 ekspertëve, të cilët përgatitën listën e arteve dhe tradicioneve që duhet të mbrohen e të ruhen nga Unesko. Ishin Argjentina dhe Uruguaj që e kishin bërë këtë kërkesë, kur dihet se historia e Tangos lidhet me atë Rio de la Plata, lumit që kalon mes dy vendeve. Komiteti i Uneskos vendosi që të zgjedhë 76 kandidatura paraqitur nga 35 vende.

Lumi Rio Della Plata nga ku buroi Tango

Kërcimi i joshjes Kështu është cilësuar Tango, e cila «personifikon edhe diversitetin kulturor edhe dialogun. Tango përfaqëson esencën e një komuniteti e prandaj meriton që të mbrohet e të ruhet». Origjina e Tangos lidhet me fillimet e shekullit 19-të, kur në brigjet e  Rio della Plata filluan që të mberrinin emigrantët nga Europa, italianë, spanjollë, gjermanë, të cilët  filluan që të përzienin kulturat e tyre me ato të popullësive lokale dhe me atë të komunitetit me origjinë afrikane që kishte ardhur nga Afrika Qendrore.

Muzika dhe kërcimi janë rezultat e një përzierje ritmesh, melodish, malli dhe ndjenjash. Instrumenti karakteristik i Tangos është Bandoneon, sipas muzicistit që e shpiku gjermanit Heinrich Band (1821-1860). Fjalët e këngëve shpesh janë të pakuptueshme, nga rrethinat e pjesës më të varfër të Buenos Aires. Historitë që tregohen nëpër këngë janë shpesh të lidhura me kulturën e rrugës, e betejave me thikë dhe pasioneve të forta, që tregohen nëpër tekstet e poetëve argjentinas Evaristo Carriego dhe Jorge Luis Borges. Një kulturë që vinte me bazë nga poshtë dhe që pastaj kishte depërtuar dhe eksportuar nëpër sallonët e aristokracisë franceze nga Carlos Gardel (1890-1935) në vitet '30. Gardel ishte një kompozitor, këngëtar dhe aktor i shquar i kohës, personazh që e ngriti Tangon në qiell.

Luis BorghesKarlos Gardel


Tangoja sot në Botë Sot muzika e Carlos Gardel e Astor Piazzola kërcehet e këndohet jo vetëm në Artgjentinë dhe Uruguaj, por në të gjithë botën. Edhe në vendin që e lindi, interesi për Tangon vjen çdo ditë duke u rritur. Për çdo vit në Festivalin e Tangos të Festival di Buenos Aires marrin pjesë më tepër se 200 mijë konkurues. Në sezonin e fundit që u mbajt në gusht , 400 çifte nga e gjithë bota që konkuruan për të fituar çmimin botëror të Tangos, të cilin e fitoi një çift nga Japonia.

Lokalet  ku luhet dhe kërcehet Tango janë të mbushur si me argjentinas ashtu edhe me turistë nga e gjithë bota. Turizmi 'tanguero' ka filluar që të jetë shumë i rëndësishëm, duke shërbyer si një burim për lulëzimin e ekonomisë, me prejardhje nga hotelet dhe bizneset që janë të lidhura me Tangon.

Por edhe jashtë Argjentinës, sallat ku mësohet dhe kërcehet Tango, vijnë duke u shtuar nga viti në vit.Në Europë, vendet që janë më të dhënë pas Tangos, janë Gjermnia dhe Italia.


 


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Qarku i Shkodrës fiton Çmimin e Parë të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës (09.30.2009)
Nesër del në Amerikë libri "The Clinton tapes"-Wrestling history in the White House "Bisedat e regjistruara të Klintonit", histori restlingu në Shtëpinë e Bardhë-  me autor Taylor Branch (09.28.2009)
Midis mitikes dhe modernesNga Ilirian Sadikaj (09.26.2009)
Hapet Muaji i Sulmeve Kundër KadaresëNga Arben Kallamata (09.23.2009)
Te "40 Shenjtorët" zbulim befasues arkeologjik (09.23.2009)
Në Los Anxhelos, viti i 61-të i ndarjes të çmimeve Emmy Award (09.21.2009)
Albumi i ri i Jay Zi "The Blueprint" (09.21.2009)
B B mbush 75 vjet (09.20.2009)
Takim me Elvira Dones në Asti të Italisë (09.17.2009)
Universiteti Politeknik i Tiranës "Doctor Honoris Causa" për akademikun Barolli (09.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]