VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kathrin Schimdt fitoi çmimin gjerman për librin 2009

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 11:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Kathrin Schimdt fitoi çmimin gjerman për librin 2009
E Djelë, 10.18.2009, 07:22am (GMT+1)

 

 

Kathrin Schmidt në Frankfurt

 

51- vjeçarja Katrin Shmidt u nderua për librin e saj me elemente autobiografike "Du stirbst nicht" ( "Ti nuk vdes"), te hënën në Frankfurt. Në këtë libër bëhet fjalë për një grua e cila zgjohet nga koma pas një hemoralgjie cerebrale dhe gjen rrugën për t'u rikthyer në jetën normale. Çmimi u shoqërua me 25.000 Euro.

 

"U gëzova shumë për nominimin. Nominimi ishte për mua gjithçka. Pyetje: po për çmimin a jeni e lumtur? - Po shumë! Mbi të gjitha sepse mua ky çmim me krijon mundësinë të mos e vras mendjen për gjendjen financiare, gjë që deri tani ishte e panjohur për mua", përgjigjet Katrin Shmidt.

 

Në librin e saj kryesisht me elemente autobiografike, Kathrin Shmidt rrëfen për një grua e cila zgjohet nga koma pas një hemoragjie cerebrale. Gottfried Honnefelder nga kryesia e shoqatës së librarëve gjermanë thotë se romani i Kathrin Schmidt 'Ti nuk vdes' tregon një histori e rifitimit të botës. Personazhja kërkon gjuhën dhe kujtesën e saj të humbur dhe kjo ndihet në çdo rrokje e në çdo fjalë. Romani pasqyron jetën e brendshme të një të sëmuri dhe këtë e bën një herë në mënyrë lakonike, njëherë në mënyrë qesëndisëse, pastaj të frikshme.

 

Iris Radish, një nga anëtarët e jurisë e përcakton kështu temën e këtij libri: në fakt në këtë libër jemi dëshmitarë të lindjes së një foshnje. Në këtë libër lexojmë se si është kur krijohet një njeri, kur krijohet identiteti i tij.

 

Ripushtimi i botës

 

Mësimi nga e para i gjuhës për personazhin kryesor të librit ka një rëndësi ekzistenciale sepse ajo është shkrimtare. Dhe mënyra se si Kathrin Schmidt e përshkruan se si ajo e ripushton botën fjale pas fjale, është sa prekëse aq humoristike.

 

"Forca e saj", thotë autorja për heroinën e librit, "është që ajo nuk është depresive. Dhe kjo është shumë e ngjashme me historinë time personale." Edhe vet Kathrin Shmidtin humori e ka shpëtuar në fazën e saj të sëmundjes, siç thotë ajo, në fund të performancës së saj në mbrëmjen e dhënies së çmimit. Por romanin ajo mundi ta shkruante vetëm pasi e kishte kaluar këtë fazë. Andaj romani është çdo gjë tjetër veç nuk mund të cilësohet si letërsi e eksperiencës personale.

 

Por një gjë e tillë edhe nuk do t'i shkonte shumë një autoreje si Kathrin Shmidt, arti i së cilës është pikërisht në tregimin e historive kohore nëpërmjet biografive të personazheve te saj . Për shembull, vitet që nga Bashkimi i Gjermanise dhe fillimit të shekulit 21. Natyrisht që përvojat e saj si psikologe sociale janë një ndihmë e madhe për të. Që në romanet e saj të para të vitit 1998 "Ekspedita Gunnar Lennefsen", ajo ka shpalosur kronikën e një shekulli të tërë - në mënyrë konseguente nga këndvështrimi i një anëtareje femër në një familje. Edhe në romanet e saj të tjerë "Fëmijët e mbretit" (2002) dhe "Macet e zeza të Zebahut" theksi kryesor bie mbi studimet psikologjike të mjedisit dhe personave. Kritikja e letërsise Frauke Majer - Gosau e ka cilësuar Schmidtin si " historiografe psiko-sociale". Dhe ky përcaktim është shumë i përshtatshëm sidomos kur është fjala për perpunimin e së kaluarës së Republikës Demokratike të Gjermanisë ( DDR ), që paraqitet shpesh në tekstet e saj.

 

Biografia...

 

Kathrin Schmidt lindi në Gotha në ish-DDR, studjoi psikologji sociale dhe ka punuar si psikologe për fëmijë. Nga viti 1983 deri në vitin 1993, ka punuar si kandidate shkencash pranë institutit për kërkime sociale në Berlinin Lindor. Gjatë kohës së përpjekjeve politike për ribashkimin e Gjermanisë ajo e la këtë punë dhe filloi të mirret me politikë. Përveç tjerash ajo ka qenë pjesë e të ashtuquajturës "Tryezë e rrumbullaket" në Berlinin lindor, e cila e ka çuar përpara demokratizimin e vendit.

 

Që prej vitit 1994, Schmidt është me profesion shkrimtare. Përveç romaneve ajo ka shkruar tregime dhe mbi të gjitha poezi. Romani "Ti nuk vdes" është i katërti që është botuar këtë pranverë. Një libër që i përngjan asaj vetë, siç deklaroi ajo në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve.

 

Me durim dhe me një gjuhë dhe këndvështrim shumë të veçantë, mbi efektin që ka historia në jetën e njerëzve, Kathrin Schmidt ka arritur të zërë vend në rradhën e parë të autorëve aktualë. Marrja e çmimit Gjerman të LIbrit e vërteton këtë. Ajo padyshim që e ka merituar këtë çmim. (http://www.dwelle.de)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Gjiganti Niçe, filozofi që i sundoi dy shekuj (10.15.2009)
Pit Doherti ka vështirësi në rrugët e frymëmarrjes (10.14.2009)
"Princesha e Bukur" është e Leonardos, mund të kushtojë më shumë se 100 milionë euro (10.13.2009)
"This is it", kënga e panjohur e Majkëll Xheksonit, e cila ngjall shumë dyshime (10.13.2009)
Artistja e madhe shqiptare Ermonela Jaho debuton me Madame Butterfly në Teatrin e Operas në FiladelfiaNga Mal Berisha (10.12.2009)
Vietnami arreston shkrimtaren (10.11.2009)
Zbulohen letërkëmbimet e piktorit të madh Vinsen van Gog (10.11.2009)
Ismail Kadare: Herta Myler e ka mbrojtur çështjen e Kosovës (10.11.2009)
Asteriksi mbush 50 vjet (10.10.2009)
Elizabetë Tejlor thotë se operacioni në zemër ishte tejet i suksesshëm (10.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]