VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Gjiganti Niçe, filozofi që i sundoi dy shekuj

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 07:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Gjiganti Niçe, filozofi që i sundoi dy shekuj
E Enjte, 10.15.2009, 01:57pm (GMT+1)

Figura gjiganteske e mendimtarit që e ka kushtëzuar rrjedhën e pjesës më të madhe të Shekullit të Nëntëmbëdhjet dhe, sigurisht, pjesës më të madhe të të gjithë Shekullit të Njëzetë, Friedrich Wilhelm Nietzsche, lindi më 15 tetor 1844 në Röcken, një fshat të vogël të Saksonisë prusiane. Bir i një prifti protestant, Karl Ludwig, dhe i Franciska Oehler, edhe ajo bijë prifti protestant, Friedrich-u i vogël do të rritej në një atmosferë të ngarkuar me ndjenja religjioze, ndonëse e prekur aty këtu nga butësia tipike e sjelljes së reformuar.

Me vdekjen e babait më 1848, nëna detyrohet të zhvendoset në Naumburg, qytezë ku mund të gjente ndihmën e të afërmve të shumtë. Më 1851 Friedrich hyn në shkollën private në Pforta ku mëson lëndët e para të religjionit, latinishten dhe greqishten e vjetër, përveç muzikës, e cila do të jetë pasioni tjetër i madh i jetës së tij (aq sa nuk është i vendosur që t'i kushtohet letërsisë dhe filozofisë apo shtatë notave).

 

Në Profta kishin studiuar Klopstock, Fichte dhe Ranke. Në këtë shkollë ai krijon miqësi të ngushtë me Paul Deussen dhe Carl Gersdorff.

 

I dalldisur prej zbulimeve të reja kulturore, shkruan poezi dhe kompozon muzikë, ndërsa familja e tij, pa gjetur kurrë paqe, zhvendoset në një shtëpit tjetër të Naumburgut.

Mes leximeve të tij rinore duhet shënuar Byron, Höliderlin, Emerson, Sterne, Goethe, Feuerbach. Në vitin 1860 themelon me disa miq Gustav Krug, Wilhelm Pinder e të tjerë-  shoqërinë muzikore-letrare "Gjermania"; në shkrimet e bëra për këtë shoqëri ("Fati e vullneti", "Liria e vullnetit të fatit") është theksuar te ai tashmë prirja antimetafizike e mendimit të ardhshëm niçean.

 

Më 1864 Nietsche shkon në Bon me Paul Deussen për ta vazhduar universitetin. Regjistrohet në shoqatën studentore « Franconia Â» ndonëse natyra e tij vetmitare nuk e pëlqen jetën studentore.

 

Një kapitull më vete e përbën periudha kur ishte profesor në Bazel (1869-1879), ku dha filologjinë klasike. Ishte vetëm 24 vjeç, pa përfunduar ende, kur filloi punën. Edhe sot e kësaj dite mbetet një nga profesorët më të rinj në moshë. Para se të shkonte në Bazel ai hoqi dorë nga shtetësia prusiane. Për gjithë jetën mbeti pa shtetësi. Megjithëkëtë ai mori pjesë në Luftën Franko-Prusiane në vitet 1870-1871. Ishte dëshmitar i mbresave më traumatike të jetës. Mori atje një mori sëmundjesh. Nietzsche kishte njohur  Richard Wagner në Leipzig më 1868, dhe pak më vonë të shoqen e Wagnerit, Cosima. Nietzsche gjatë kohës së Bazelit ishte vazhdimisht në lidhje me Wagnerët të cilët jetonin afër Lucernës. Ata e futën filozofin në sferën e shoqërisë së lartë.

 

 

Bërë i famshëm me veprat e para "Lindja e tragjedisë nga shpirti i muzikës" ("Die Geburt der Tragödie aus dem Geiste der Musik" - 1872), ku ndihen ndikimet e Schopenhauer dhe të kompozitorit atëherë aq të brohoritur Richard Wagner, i jep dritë një vargu veprash me përmbajtje të fuqishme teorike: "Konsiderata joaktuale" (shkruar mes viteve 1873 e 1876 ku vepra e katërt i kushtohet pikërisht kompozitorit Wagner) dhe "Njerëzore tepër njerëzore. Një libër për shpirtin e lirë" ("Menschliches Allzumenschliches. Ein Buch für freie Geister" -1878).


Nietzsche megjithatë e shpreh mendimin e tij të pjekur tek "Aurora" (1881), "Shkenca e gjallë" (1882), "Kështu foli Zarathustra. Një libër për të gjithë dhe për askënd" (
"Also Sprach Zarathustra. Ein Buch für Alle und Keinen": 1883-1885), "Përtej së keqes dhe së mirës" (1886).
 

Vitet 1879-1888 përbëjnë periudhën më të pasur e vendimtare të jetës së tij, tashmë si filozof i pavarur. Ai udhëton në Zvicër, Francë e Itali. Ndonjëherë kthehej në vendlindje. Jep leksione në universitete të ndryshme, merr tituj e grada shkencore, nderime të ndryshme. Është në kontakt të vazhdueshëm me botuesit dhe me mendimin kritik të kohës.

 

Mendimi i Nietzsche-s karakterizohet për natyrën demistifikuese dhe destruktive, nganjëherë edhe rrënuese. Nietzsche në fakt i kundërshton ashpërsisht idealet pozitiviste e borgjeze tipike të kohës së tij (është një "joaktual" dhe për këtë ndjehet plotësisht i vetëdijshëm), ashtu si kundërshton edhe besimin në progresin e një shoqërie të iluminuar nga i ashtuquajturi mendim shkencor. Në shenjestrën e tij janë edhe ideja e mirëqenies së përhapur dhe të çdo të vërtetë e të çdo moraliteti të sajuar, të cilat mendimtari i koncepton si të prejardhur nga burime materiale dhe gjithnjë ngushtësisht të lidhura me kushte psikologjike e sociale, me fjalë të tjera nga raportet e forcave që shpjegojnë veten në intimen e vetë Unit si në shoqëri.


Kësja ideje demistifikuese i kundërvihet ideja nietzschiane e "Mbinjeriut" (Ãbermensh), pra e rendjes drejt një përtej-Njeriu që është vullneti për të krijuar një mënyrë të re të qenies në të cilën shprehet plotësisht "vullneti i fuqisë", pra e forcës krijuese të Unit, përtej konvencionalizmit moral e social të cili tani i është nënshtruar, kodifikuar në imperativ religjioze-sociale.

Ky çlirim i energjive të brendshme të njeriut dhe kritika radikale ndaj çdo etike dhe çdo përfaqësimi të botës tradicionale do të ushtronin ndikim të madh mbi letërsinë e fundit të shekullit përkatës dhe më këndej. Nietzsche bëhet kështu filozofi i krizave, themelues i një mënyre të re të të menduarit.


Ideja e tij të Mbinjeriut, parë si triumfatori i drejtë i një mase të të dobëtve dhe i skllevërve, padyshim duhet korrigjuar: Nietzsche nuk qe shkrues i një ungjili të dhunës, por i synimeve për të krijuar kushtet e një zhvilimi të një qytetërimi dhe të një ideje të njeriut rrënjësisht të rinovuar.

Gjatë gjithë jetës i sulmuar nga sëmundje gjithfarëshe, Nietzsche vdiq më 25 gusht 1900 pas një agonie të shkurtër e cila u parapri në vitet e fundit edhe prej shqetësimeve mendore./Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Pit Doherti ka vështirësi në rrugët e frymëmarrjes (10.14.2009)
"Princesha e Bukur" është e Leonardos, mund të kushtojë më shumë se 100 milionë euro (10.13.2009)
"This is it", kënga e panjohur e Majkëll Xheksonit, e cila ngjall shumë dyshime (10.13.2009)
Artistja e madhe shqiptare Ermonela Jaho debuton me Madame Butterfly në Teatrin e Operas në FiladelfiaNga Mal Berisha (10.12.2009)
Vietnami arreston shkrimtaren (10.11.2009)
Zbulohen letërkëmbimet e piktorit të madh Vinsen van Gog (10.11.2009)
Ismail Kadare: Herta Myler e ka mbrojtur çështjen e Kosovës (10.11.2009)
Asteriksi mbush 50 vjet (10.10.2009)
Elizabetë Tejlor thotë se operacioni në zemër ishte tejet i suksesshëm (10.09.2009)
Ka vdekur Irving Penn, gjeniu i fotografisë (10.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]