JETA IME Nga ADEM ZAPLLUZHA
E Mërkurë, 12.11.2013, 06:50pm (GMT+1)
Jeta ime I përngjan jetës së harabelit Më mjaftojnë nëpër stinë Disa kokrra mel Dhe i them dimrit eja bacalok S'ke se çfarë më bën Kur më harxhohen Kokrrat e fundi të melit Dal te rrapi kryeneç Nga rrënjët e të cilit Huazoj vetëm pakëz durimin Dhe përgjumjen e bufit Sërish i them dimrit S'ke se çfarë më bënë Jeta e ime Nuk varet prej askujt Sa herë që ka mbetur ngushtë U ka bërë zë legjendave Që i kanë sfiduar Me qindra dimra Sërish u dëgjua një këlthitje Nga brenda meje S'ke se çfarë të më bënë
ADEM ZAPLLUZHA
|