E Premte, 05.17.2024, 08:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
SHËTITJE NËPËR SHI
Nga VEHBI SKËNDERI

E Mërkurë, 03.26.2014, 08:23am (GMT+1)



Teksa po ecim nëpër shi, uroj që rruga jonë të zgjatë e të zgjatë
Sa këta litarë shiu të pamatë.

Çapemi pa u ngutur. Retë mbushur përplot turren mbi ne prej qiejve
E prej maleve.

A mund të ishte kaq i këndshëm ky shi
Po të mos ta kisha hedhur xhaketën time krahëve?

Notojmë nëpër shi, apo në Drin, në Gand, në Danub a në Rhin. Apo mes lotëve
që bien pa pushim prej puthjeve të kuqrremta. Çapemi të trishtuar nëpër shi
Si dy bohemë që ua ka kthyer era fare telat e ombrellës.

A  do të ishte dot
Ky koncert-shiu pa frymëmarrjen tënde kaq delikat me mua e kaq përkëdhelës.

Kalojmë nëpër shi si shtërgë të vonuar. Përsipër nesh kupola e hirtë e mjergull.
A do të ishte ky shi kaq i hijshëm
Po të mos ta hidhja krahun rreth qafës si mjergull.


Kalojmë nëpër shi si dy bohemë që s'dinë nga janë nisur dhe s'dinë
ku do të venë. Miliona kalimtarë çapen (me ne sëtoku) nën male me dilema:
Na pret hapësira e lirë a na presin prangat?

Zotërinj! Ju mbushini kasafortat dengaz me flori. Ne të dy me perla shiu
Po i mbushim bankat.

Reinach, 5 prill 2001

-
Nga libri "Zvicra Shqipëria ime", Prishtinë 2004
VEHBI SKËNDERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SELMAN BLINI-Blini- “mbiemri i parë” i gjyshit tim –(Ngjarje reale, në Gri të Tropojës, në vitin 1918)Nga ZEQIR LUSHAJ (03.26.2014)
MËSUESIT E MI TË PARËNga GJON MARKOKAJ (03.26.2014)
E MBAJ MENDNga ZOG HYSENAJ (03.26.2014)
PO DESHENga ADEM ZAPLLUZHA (03.25.2014)
NE KEMI HUMBUR NJËSOJNga PABLO NERUDA (03.25.2014)
NJË HERË TJETËR DO TË DIJANga IZET SARAJLIÇ (1930-2002) (03.24.2014)
AHNga CHARLES BUKOWSKI (03.24.2014)
LULET E KUQE TË MARSITNga RRUSTEM GECI (03.24.2014)
ZANI I SAJ KUSHTRIM-Artistes së Merituar Fatime Sokoli-Nga ZOG HYSENAJ (03.24.2014)
DEHUR NGA LËNGU I PISHËS(DEHUR ME TERPENTINË)Nga PABLO NERUDA (03.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]