VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LETËR MIKESNga PËRPARIM HYSI

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 12:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
LETËR MIKES
Nga PËRPARIM HYSI

E Shtunë, 03.29.2014, 02:19pm (GMT+1)


Sot jam i ngeshëm dhe kohën kam me pashë
Dhe, befas, në mëndje të solla.
Më vijnë kujtimet dhe zë mbushem me gaz
Se vetëm me ty sot u "ndodha".

Se ç'kohë e bukur! Sa çaste magjike!
Më hidhet zëmra, nga gjoksi më del
Ke kohë që s'je bërë e gjallë, moj mike!
Kjo heshtje e gjatë, gazin kthen në helm.

Zë e kujtoj çastet... mandej premtimet
Premtimet? Po ku vajtën ato?!
Më mbytin, pas kësaj, ngashërimet
Dhe s'kam se si mos regëtij me "oh!"

Jetoj me të shkuarën, kur jam i ngeshëm
Se shpirti sikur të shkuarën më do
Por s'mund të harroj. Kot jam i vdekshëm
Mike, po ti më kujton apo jo?!

Në është e mundur, shkruamë dy gisht letër
Në vënd të letrës,qoft dhe një mesazh
Të zë nostalgjia kur je i vjetër
Dhe më nuk shtoj asnjë llaf...

29 mars 2014

PËRPARIM HYSI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VETËM SA HAPË E MBYLLË SYTËNga SEJDI BERISHA (03.29.2014)
MONOTONIANga VEHBI SKËNDERI (03.29.2014)
IA MARR DUART E SAJ NË DUART E MIANga RABINDRANATH TAGORE (03.29.2014)
MOTRAVENga IZET SARAJLIÇ (03.28.2014)
VJEN PLEQËRIANga AGIM GASHI (03.28.2014)
LUTJA E ÇAMITPoezi nga RRUSTEM GECI (03.28.2014)
PËRBALLË MEJENga QAZIM SHEHU (03.28.2014)
RUAJTËSI I FARIT I DO SHUMË ZOGJTËNga JACQUES PREVERT (03.28.2014)
I THA NJË FIJE BARINga KHALIL GIBRAN (03.27.2014)
RRUGA ME PLEPANirvanësNga FASLLI HALITI (03.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]