SHPENDI I IM Nga ADEM ZAPLLUZHA
E Mërkurë, 07.16.2014, 10:28am (GMT+1)
Zogu im mos ik sonte Nuk mund të të lëshoj Beso Më duhet të jem i sinqertë Ndaj vetes Nuk e kam për ty Por s'e dua vetminë
Nëse ti ikën Çfarë të bëjë me duart e mia Ku ta varrosi frikën O lumë zogu Rri sonte me mua
Kjo natë po m'i përngjan Natës së thikave Korbat e kanë mbuluar qiellin Kurse gjarpinjtë Janë duke e helmuar diellin
Shpendi i im Rri vetëm sonte me mua Kam nevojë që dikush si ti Të më vë në gjumë Ndonëse është tepër vonë Për këtë frikë antike
ADEM ZAPLLUZHA
|