BIBLA (Ali Podrimjes) Nga SABIT GECAJ
E Martë, 07.22.2014, 03:16pm (GMT+1)
Fjalë pa shtëpi
pa strehë nuk ka kur Ti je aty
asnjë shenjë ogurzezë nuk merr frymë asnjë erë nuk digjet
N`Atdheun tënd koha e harresës nuk duket
kumte vdekjesh nuk këndohen
për Ty fundi i botës nuk vje nuk vdesin as fluturimet
Si dje edhe sot zjarri është po ai shpirti piqet i mbushur mall dhe atje
Tokë qiell e lum je sy e zemër që sheh re që prek majat e Olimpit
fundin e ëndërrave t`prarueme
Për mallin që rritet Ti n`jaj zot ishe sikur je
fjala e kësaj shtëpie sot dje...
SABIT GECAJ
|