VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Eminemi shpallet artisti i dekadës në klasifikimet amerikane

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 03:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Eminemi shpallet artisti i dekadës në klasifikimet amerikane
E Shtunë, 12.19.2009, 01:44pm (GMT+1)

 

 

 

Voal-online -Eminem ka fituar titullin e artistit të dekadës të Billboard, në diç më pak se 10 vjet pasi bëri debutin në Billboard Hot 100.

 

Fundi i dekadës shënon edhe renditjen e artistëve aktualë të dhjetë viteve (nga 4 dhjetori 1999 deri më 28 nëntor 2009) bazuar në akvititetin e dy klasifikimeve: lista e albumeve të Billboard 200 dhe radhitja e këngëve të Billboard Hot 100.

 

Mbreti i hip-hopit u shfaq së pari në klasifikimin Hot 100 më 27 shkurt 1999, me këngën "My Name Is" (Emri im është) pastaj pati 27 pjesëmarrje të tjera nga 2000 e në vijim. Në Billboard 200, pesë albume të vëna në qarkullim në dekadë arritën No. 1. Në këtë konteskt, albumi "The Slim Shady LP" debutoi dhe arriti No. 2 në pranverën e vitit 1999, por vazhdoi të klasifikohet edhe në vitin 2000.

 

Eminem është gjithashtu artisti më i mirë mashkull i dekadës. Nga femrat këtë nder e ka Beyonce, ndërsa për duetet dhe grupet Nickelback.

 

Karriera solo e Beyonce filloi më 2000, duke arritur me 23 single Hot 100 dhe me pesë No. 1. Në Billboard 200, ajo pati gjashtë pjesëmarrje, duke përfshirë tri realizime në studio që arritën No. 1.

 

Sa për Nickelback, e gjithë historia e tij me Hot 100 është në vitet 2000, dhe e filloi suksesshëm me të parin No. 1, "How You Remind Me" (Si më kujton ti mua). Grupi rok ka fituar deri tani edhe pesë single të tjera në top 10. Katër albumet e fundit të grupit arritën top 10 në Billboard 200, përfshirë No. 1 "All the Right Reasons"  (Të gjitha arsyet e vërteta) që qëndroi 156 javë në listë.

 

Ndonëse Eminem është artisti kryesor i dekadës, ai nuk ishte artisti i vitit asnjëherë. Më 2000 e 2001, çmimin e mori Destiny's Child, ndjekur nga Nelly më 2002, 50 Cent më 2003 e 2005, Usher më 2004, Chris Brown më 2006 e 2008, Akon më 2007 dhe Taylor Swift më 2009.

 

Eminem e filloi dekadën me një shpërthim. "The Marshall Mathers LP" ishte një nga pesë albumet në vitin 2000 që do të shiste të paktën 1 milion kopje në javë. Në Billboard 200, më 10 qershor 2000, albumi filloi me No. 1 me 1.8 milionë, pikërisht një javë pasi albumi i Britney Spears "Oops! ... I Did It Again" debutoi No. 1 me 1.3 milionë dhe dy muaj pasi 'N Sync sipas Nielsen SoundScan shiti 2.4 milionë me "No Strings Attached."

 

"No Strings Attached", albumi i dytë i kuintetit pop, kryeson radhitjeen e albumeve të dekadës të Billboard 200, ndërsa Usher me "Confessions" (No. 2) e Eminem me "The Eminem Show" (No. 3). (http://www.reuters.com)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BALADË PËR VETEN DHE PËR MIKUN TIM XHO (humor)Nga THANI NAQO (12.18.2009)
Kontrastet poetike të Skënder BuçpapajtNga Dr.Xhavit Aliçkaj, Dekan i Fakultetit të Letërsisë, Prishtinë (12.14.2009)
Albumi i U2 më i miri i vitit 2009 (12.13.2009)
LE TË JEM UNË ZAMIRA...(Fragmente tregimi)Nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (12.11.2009)
E ardhmja e Facebook (12.11.2009)
Oktavio Pac: Perëndimi kthehet nga Lindja në mbarimin e historisë (12.06.2009)
Albumi i Suzanë Bojle debuton No 1 në klasifikimet amerikane (12.02.2009)
Treichel prezantoi në Tiranë librin "I humburi" (11.29.2009)
Filmi 'Precious' - një histori nga Harlemi (11.27.2009)
Shpërthen debati për identitetin francezNga Associated Press (11.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]