LËRE TË RRJEDHË PUTHJEN TËNDE Nga JUAN RAMON JIMENEZ
E Shtunë, 08.23.2014, 08:16pm (GMT+1)
Lëre të rrjedhë puthjen tënde si një burim - fill i freskët në tasin e zemrës sime!
Zemra ime, pastaj, kah ëndërron, ta kthen dyfish ujin e puthjes sate, nga kanali ëndrrës, nga fshehtësia e jetës.
E uji i puthjes sate - apo agimi i ri i burimit! do të jetë e përjetshme, sepse zemra ime do të jetë rrëkeja e saj.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
|