VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUR MOS TË TË DUA MË…Nga DRITA LUSHI

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 02:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
KUR MOS TË TË DUA MË…
Nga DRITA LUSHI

E Premte, 03.06.2015, 11:25am (GMT+1)


**
Kur të ndodhe kjo,
mos prit të ketë
ndonjë rrëmet,
katastrofë apo tërmet.
Dielli do lindë si çdo ditë,
Dhe qiellit s'do ti mungojë
e kaltra,as nata;
e yjet s'do jenë më të pakta.
Ato që do të mungojnë,
janë gjëra të thjeshta:
Si përshembull,
Përshëndetjet e mëngjesit dhe mbrëmjeve,
prekja e duarve,
pyetjet :"si Je", "si Jam",
Dhe mbështetja e kokës sime
në supin tënd të majtë.
**
Kur mos të të dua më,
S'do ketë asgjë të jashtëzakonshme;
Njerzit do puthen dhe urrehen përsëri
do lindin fëmije nga dashuria,
dhe të tjerë do të vdesin nga uria.
**
Por nëse s'do më shohësh mua,
Luftëtare,
ndonjëherë edhe të egër;
ironike dhe shpotitëse,
te rrëmujshme,
te çuditëshme, në të gjitha gjendjet
brenda një dite;
At'herë kam nisur, mos të të dua si më parë.
**
Nëse, duke më lexuar ditë pas dite,
Befas, nuk do gjesh veten në asnjë varg
apo fjalë,
nëse as heshtjen time,s'do të dish t'a përkthesh si më parë,
nëse brenda lumturisë tënde, do ndihesh befas i palumtur,
at'here dije:
Dije se ke humbur një grua që të do.
Dhe më shumë se një emër,
Një Zemër.
**
Kur mos të të dua më...
Ka ende kohë...
**
Ende ka kohë...!

DRITA LUSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË SHKREPËSENga DRITËRO AGOLLI (03.05.2015)
AROME FEMIJENga LUMO KOLLESHI (03.05.2015)
MARSI IM(Që nga 1958-a)Nga FETI ZENELI (03.02.2015)
XHIXHILÉNga THANI NAQO (03.01.2015)
MOS MA VRISNI ATË PAK LIRINga AGIM GASHI (03.01.2015)
ZEMRA E FEMRËSNga VASIL TABAKU (03.01.2015)
KUR MUNDJA SUPERFUQITËNga SINAN KËRPAÇI (03.01.2015)
STANI NË BJESHKË TË KAKISËNga PAL NEÇAJ, NY, USA (03.01.2015)
PAMJE ME KOKRRIZË RËRENga WISLAWA SZYMBORSKA (02.27.2015)
LUÇIA MARTINEZNga FEDERICO GARCIA LORCA (02.27.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]