VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TUBIM I LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË NË HAIDELBERG TË GJERMANISË, PROMOVIM LIBRASH DHE PËRKUJTIM I FLAKËS SË JANARITNga ASLLAN DIBRANI

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 06:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

TUBIM I LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË NË HAIDELBERG TË GJERMANISË, PROMOVIM LIBRASH DHE PËRKUJTIM I FLAKËS SË JANARIT

Nga ASLLAN DIBRANI


E Martë, 02.23.2010, 08:07am (GMT+1)

 

 

 

Tubim i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë  në  Gjermani dhe manifestimi përkujtimor për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën dhe promovim librash pikërisht  për Vëllezërit Gërvalla nga Fahredin  Tafallari dhe tjetra   nga Marti Çuni "Radio Kosova e lirë".

 

Grupi i Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në  Gjermani

 

Me iniciativën  e shoqatës kulturore  "Iliria" e Hajdelbergut  pakë ditë ma parë u organizua manifestimi "Flaka  e Janarit" me të cilin ishte një atmosferë festive me flamurin e vetëm kombëtar  me ç'rast fillimisht  kryetari i kësaj shoqate  hapi programin  zoti  Sheramet Pantina i cili prezantoj  pikat e rendit te ditës dhe u këndua himni kombëtar   njëkohësisht  u bë edhe një minutë heshtje për dëshmorët e kombit. Fillimisht në skenë doli edhe Blerta Pantina  me një poezi për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën. Pastaj  në foltore u ftua zoti Sami Krasniqi  me ç'rast udhëhoqi fjalën kryesore kushtuar   "Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës" . Zoti Krasniqi  në emrin e shoqatës Iliria u përqendrua në historikun e aktivitetit te  Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekën.Pastaj zoti Pantina i dha fjalën Kadri Gërgalles  i cili foli për veprën e Fahredin Tafallarit   qe   doli nga shtypi me titull"Me tre yjet e pavarësisë ne ato vite të stuhishme" ku zoti Gërvalla dha një analizë të librit kushtuar tre  trimave te heronjve  te pa vdekshëm  ku Tafallari në këtë libër ka sjell mjaft argumente ,shkrime ,incizime  dhe faksimile të tyre duke e pasuruar këtë vepër edhe ma tepër ,pastaj Kadri Gërvalla theksoj se ky libër ishte me plot atdhedashuri  patriotizëm dhe mu ka dashtë një analizë  studiuese ta bëjë ky sipas vlerësimit dha një përshkrim  shumë te thukët mbi personalitetet e  Jusufi,Bardhoshiut dhe Kadi Zekës që si synim kishin çlirimin e vendit nga robëria dhe pikërisht  protagonistë ishin ata qe përjetuan terrorin dhe regjimin jugosllav deri në vdekje.

 

Zoti Sheremet  Pantina njoftoj një telegram përshëndetje nga bashkatdhetari  ynë shkrimtar dhe poeti i cili jeton  në  Sh.B.A Zeqir Gërvalla i cili përgëzoj të pranishmit me rasti përkujtimor te flakës se Janarit dhe promovimit te dy librave nga Martin Çunit dhe Fahredin Tafallarit.Ne vazhdim mori fjalën zoti Martin Çuni  ku i përshëndeti të pranishmit dhe  duke prezantuar  librin e ri dhe vlerat e saj  me titull" Radio Kosova e lirë" e cila luajti një rendësi të madhe  për informimin e zhvillimit të luftës në Kosovë.

Shënim i yni  Themelues i  kësaj Radio është  zoti Martin Çuni qe shfrytëzoj potencialin  e vet te vetëdijes si gazetar i ish Radio Prishtinës   la  luksin  dhe jetën në Gjermani  qe ishte si emigrant dhe  në frontin e luftës në  malet e Berishe  e ngriti zërin e shqiptarëve përmes "Radio Kosovës se lirë"

 

Pastaj Martin Çuni u përqendrua  ne sakrificat  financiare     dhe vështiruesit që ishin në teren nga barbaria serbe. Emitimi i Radio Kosovës së lirë  filloj ne ato kushte të jashtë zakonshme dhe  shpesh herë kemi qenë të sulmuar nga granatat serbe por gjithnjë kemi përdorur një taktikë lëvizëse  me qëllim të ndërrimit të valëve nga një vend në vend tjetër po pa marre parasysh ishim  te përpiktë që programi  me filluar ne ora 16,h. Kemi dhëne lajmet nga tereni mediave te huaja por  edhe me Radio Deutsche Velen kishim një korrespondencë të rregullt.

 

Martin  Cuni   themelues i Radio Kosovës dhe  autor  i  vepres  " Radio kosova e lire"

 

Me kujtohet  kur e vendosëm  Radio Kosovën  të stacionuar në shtëpinë e Riza Berishës  ku ishte një vend shumë strategjik për  neve por edhe për armikun qe u befasuan me transmetuesin e Radio Kosovës ku mediat serbe dolën me deklarata publike se në Shqipëri është themeluar Radio Kosova e  lirë ku ishte mjaft pengesë për forcat serbe që ky zë mori hapësira valore edhe përtej Kosovës,  ky zë  u bë po thuajse edhe zëdhënëse për frontin e luftës .Ne vazhdim zoti Çuni theksoj se një moment e di se e kemi ndërpre emetimin  pasi na sulmuan forcat serbe me avion ushtarak ku zbrazen mese 1600 bomba  me te cilin rast bombarduan cakun e radios  dhe u vranë 8 veta ne atë beteje . Me Nysret Pllanen  para se ta sulmonin cakun ne kishim ndërruar pozicionin sipas përcjelljes dhe vëzhgimit   qe kishim .Kjo   vepër i ka  1100 faqe me komente,shkrime ,emisione te ndryshme kemi dhëne komunikatat e shtabit te pergjitheshem të UÇK ,radio pati mungesë edhe   për kuadro kuadro,  por ekipin e Radio Kosovës së lirë  de kemi përbërë 9 anëtarë.

 

Halit Berisha  dhe Martin Çuni

 

Nga zoti Pantina  u ftua  zoti Halit Berisha I cili  diskutimin  e vet e sajoj ma tepër ne biografinë e autorit  Martin Çunit theksoj të nderuar miq të nderuar bashkatdhetarë  sot e ndiej veten shumë të privilegjuar   dhe kam nderin të flas për veprën e Martin  Çunit ,për të kaluarën e tij si një strateg i veçanet ne luftë ku dha kontribute te mëdha si luftëtar ,si gazetar   i asaj kohe por dhe si shkrimtar qe pikërisht po flas edhe për veprën e tij qe posa doli nga shtypi Radio Kosova e lirë .Për herën e parë theksoj ma tutje Berisha për Martin Çunin  kisha dëgjuar ne ngjarjet e vitit 1981, ku isha unë nxënës i shkollës se mesme për një njeri qe u akuzua  si armik dhe kundërrevolucionar  nga jugosllavet për Martin Çunin u fol shumë  që ishte një patriot intelektual dhe një veprimtar i pa thyeshëm i cili edhe u dënua  me shume vite burg nga aparatura serbe e asaj kohe.

 

Ëndrra ime u bë realitet për ta takuar Martin Çunin  në burgun e Prizrenit ku ma vonë na transferuan në burgun famëkeq te Nishit  me të cilin rast takuam edhe shumë ish të burgosur politik në atë ku vlen te përmendet edhe Asllan Dibrani qe sot është këtu  prezent ,pastaj Hydajet Hysenin Gani Kocin Bajram Kosumin  Sylë Mujen,Gani Krasniqin Berat Luzhen Gursel Sylemanin që u vra ne luftën e Jezercit  në Ferizaj etj. Në radhë të diskutimit fjalën mori Shaban Cakolli  i cili  e përshëndeti promovimin e dy librave të Fahredin Taffallarit  dhe të Martin Çunit dhe u përqendrua në biografinë e Pal Sokolit  botues  disa librave  dhe anëtar   kryesisë se Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve Shqiptar në Gjermani Cakolli  thesoj ecurinë e Palit në shtigjet e krijimtarisë  qysh nga Gjakova  në hapat e parë të shkrimeve të  tij .Në foltore doli  ish I burgosuri politik Tefik  Ramadani ku u shpreh   si motiv kishte të burgosurit politik dhe të kaluarën e tyre në periudhën e pas ngjarjeve te vitit  1981  dhe ma parë dhe propozoj që një nismë e hapjes se dosjeve  për ata qe i sollën robërinë dhe keqtrajtuan  mbi 60 vjet njerëzit ma me  influencë ne interesin kombëtar .Zoti Ramadani doli  me propozim konkret që të bëhet hapja e dosjeve  jo për t'u hakmarrë dikujt por me një komision  shtetëror te zbardhen  krimet e tyre .Ai përshkroi  arrestimin   e tij dhe përmendi disa ish inspektor  dhe gjykatës  ku sot e kësaj dite prapë gjinden  ne pozicione edhe ma te  mira?

 

 

 

Brikena,Bleder  dhe Blegin Berisha  nxënës te shkollës

shqipe me mësim plotësues

 

Ne skenë dolën tre fëmije motër e vëllezër Brikena,Bleder dhe Blegin Berisha  me këngën kush e vërua Jusuf Gërvallen  dhe  kushtuar  manifestimit  të flakës se janarit. Ne emrin  e shoqatës kulturore" Iliria" për mbarëvajtjet e aktiviteteve dhe plan programet vjetore  foli Agim Dauti.

 

 Zoti Nikolle Shabani  disktimin e vet e përqendroj në  organizimin e Mërgatës shqiptare  dhe qeverive aktuale qe nuk janë duke dhëne kurrfarë  kontributi. Diaspora  shqiptare dha shumë për atje dhe u përqendrua edhe në organizimin e diasporës në " Lobin  Shqiptar" foli edhe për pozitën e shqiptarëve në  Mal te Zi ,Greqi  për çamët dhe  pozitën e shqiptareve ne  Kosovën lindore dhe Maqedoni e ma gjërë .Ali Berisha foli për etnitetin tonë shqiptar ku përmblodhi një histori te dhimbshme  të  shqiptarëve  deri ne formimin dhe  organizimin  e tyre ne frymën kombëtare duke i përshkruar  ato periudha  kohore.

 

Në foltore doli Fahredin  Taffallari  autor i  librit  që u promovua për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën.

 

 

Fahredin  Taffallari  autor i librit"Me tre yjet e pavarësisë ne ato vite të stuhishme"

 

Zoti Tafallari  foli për biografinë e  këtyre  martireve dhe përshkroi  sakrificat e mërgatës ku pati vërejtje shume ne  organet  e Shqipërisë dhe te Kosovës që pak janë duke punuar si unike për heshtjen madhore te bashkimit ne një shtet  te bashkuar  në atë të Shqipërisë. Pavarësinë e Kosovës e quajti  si gjysme gëzimi dhe jo  pavarësi për çka punuam  ku ceku vërejtjet  ne deklaratat e liderëve serb qe edhe sot po e quajnë  Deçanin si  djep të Serbisë. Theksoj ma tutje se  UNMIK e Euleksi duhet ta ndihmojnë këtë popull e jo në ketë forme ta plaqkitë. Begzat  Gashi  mori fjalën u përqendrua ne figurat e Jusufit Bardhoshit dhe  Kadiut si pishtar te pararoje te lëvizjes kombëtare dhe ma në fund  edhe deri te formimi i U.C.K dhe tha se ne kombin tone ka nevojë të  bëhen reforma  si në Shqipëri  Kosovë e ma  gjerë dhe për Diasporën shqiptare  të funksionoj  Lobi Shqiptar që do ti rigjeneroj shume mekanizma  ne interesin kombëtar .Në radhë  në foltore doli Asllan Dibrani që i përshëndeti të pranishmit  dhe theksoj se për vëllezërit Gërvalla u fol mjaft ne këtë takim skam çka  flas por me vjen mire për  ti nderuar ata sot po dalin  vepra të artit dhe letërsisë për ta siç është  rasti i librit të Fahredin Tafallarit sot  e përgëzoj Tafallarin. E përshëndes dhe ju uroj punë të mëtutjeshme shoqatës se Heidelbergut qe ka dhënë shpeshherë  aktivitete që vërtet  janë shumë frytdhënëse pa ngjyrime politike . Për zotin Martin Çunin e çmoj punën e tij  dhe uroj për librin e tij ,e nderoj si bashkëluftëtar dhe bashkë ish i burgosur politik ,vepra e tij dhe guximi i tij për hapjen e Radio  Kosovës se lirë , aktivitetet, fotografit e tij  janë dëshmia ma e gjallë për luftën e Kosovës që pa botimin e tyre  lufta e Kosovës mendoj se do t'i zbeh  begatitë vetës së vet .Mandej Dibrani u shprehu  analizen rreth gjendjes aktuale për sot qe ceku se të burgosurit  politik janë duke u nëpërkëmbur ,bashkëkombësit  e mi që kemi bashkë jetua ne shtetet e Evropës si Mërgate  Shqiptare   nga  historia e re  shqiptare që nga  Jusufi Gërvalla  e deri  me sot po anashkalohen nga qeveritë aktuale e Kosovës  kur dihet  se çdo gjë është nisur  ,iniciuar  deri ne lënien e eshtrave me qindra  heronjve që i lanë  fëmijët e tyre këtu dhe shkuan e nuk u kthyen ma kurrë . Zoti Dibrani propozoj  pastaj që të  riorganizojmë  Mërgatën Shqiptare  ne nivel Lobi,bëri thirrje  që partitë politike  me  dekret ligj të shpërndahen në gjithë Evropën dhe te rregullohen marrëdhëniet  ligjore  në ndryshimin dhe interesin  e Kosovës të  qe konsideroj është një politikë e dobët  duke u udhëhequr  në politiken e jashtme ,në ekonomi që është rrënuar fare , në  kulturë që  është  shëmtuar nga matrapaz  kulturor në ministritë përkatëse  etj.

I një mendimi ishte  edhe nga  zoti Can Tahiri  i cili u theksoj për riorganizimin e Mërgatës Shqiptare .Diskutoj edhe Dan Gashi aktivist i hershem që dha kontribute të shumta    u angazhua për riorganizimin e Mërgatës Shqiptare  në diskutime te ngjashme  u  paraqiten edhe Pal Sokoli, Sheremet  Pantina ,Mujë Konjusha   pjestar i luftës  dhe ish i plagosur ne frontin e luftës etj.

 

 

Pamje nga  një grup  krijuesish

 

 

Pamje nga  një grup  krijuesish  në Heidelberg

 

 

Pamje nga  një grup  krijuesish

 

 

Pamje nga  një grup  krijuesish

 

 

Pamje nga  një grup  krijuesish

 

 

Can Tahiri  bashkepuntor i   T.V.SH

 

Pamje nga publiku ne Heidelberg Shaban Cakolli në diskutim

 

 

Agim Dauti.Martin Çunin  dhe Halit Berisha

 


Shtutgard shkurt 2010
Asllan Dibrani


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË DENJË PËR ARINJ - FITUESIT E FESTIVALIT TË 60-TË NDËRKOMBËTAR TË FILMIT NË BERLIN (02.21.2010)
AL PACINO ZËVENDËSON ROBERT DE NIRON NË FILMIN POLICESK (02.18.2010)
DANIELLE CAMPBELL, YLLI I RI I DISNEY-T (02.16.2010)
LAMTUMIRË KËNGËTARIT TË 'MY SHARON', DOUG FIEGER (02.15.2010)
RINGJALLET METROPOLIS (02.13.2010)
LADY GAGA I BËN NDERIME ALEXANDER MCQUEEN-IT (02.12.2010)
"Gëzuar ditëlindjen, Berlinale!" (02.11.2010)
Polanski i munguar mbizotëron Festivalin e Berlinit (02.09.2010)
Ka vdekur kompozitori jazz John Dankworth (02.07.2010)
Leonard Cohen shtyn turin pas fatkeqësisë fizike (02.06.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]