VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NGJARJE ARTISTIKE E VITIT PËR SHQIPËRINËNga EDLIRA DEDJA, Presidente e "Opéra sans Frontiêres"

                                                                                      

E Martë, 05.21.2024, 10:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

NGJARJE ARTISTIKE E VITIT PËR SHQIPËRINË

Nga EDLIRA DEDJA, Presidente e "Opéra sans Frontiêres"


E Mërkurë, 04.28.2010, 08:21pm (GMT+1)

 

Dy yjet e lirikës shqiptare, ERMONELA JAHO dhe SAIMIR PIRGU takohen si protagonistët kryesorë te¨operës "Traviata" në "Royal Opera Haus Covent Garden" të Londrës në datat 11, 14, 19, 21 e 24 maj 2010

Në 17 janar të 2008, pas debutimit të parë të Ermonela Jahos në Covent Garden, mediat londineze shkruan ditën e nesërme: "Brava Ermonela Jaho; Netrebko u can go home now" (Të lumtë Ermonela Jaho; Netrebko mund të kthehesh tani në shtëpi..)

 

Pas "Idomeneos" në "Opernhaus" të Zurich-ut në shkurt 2010, mediat zvicerane shkruan:

« ...Saimir Pirgu është një nga yjet e rinj të skenës lirike: Tenori që debutoi përpara pak kohësh në MET (Metropolitan Opera-New York) dhe këndoi "Idomeneon" në Zurich me Harnoncourt-in ishte një sensacion: bukuria e timbrit të tij ishte në funksion të lojës teatrale dhe përmbante të gjitha aspektet e poezisë e teatrit me një itensitet të llogaritur si duhej. Zëri i tij lirik të kujton Tito Schipa-n dhe nëqoftëse e ruan formën e tij vokale, vetëm qielli mund të jetë limiti i tij. Nga Idomeneo, tenori shqiptar 28-vjeçar do të ngjitet në muajin maj në skenën e Covent Garden-it me rolin e Alfredos te "Traviata..."

 

Nuk ka se si të mos ndihesh mirë pasi lexon keto komente në shtypin e huaj për dy artistët e mrekullueshëm shqiptarë: Ermonela Jaho e Saimir Pirgu. Ecuria e karjerës së tyre artistike marramëndëse do t'i bashkojë kësaj radhe në njërën prej tribunave më të rëndësishme ndërkombëtare të artit operistik, në "Royal Opera Hause Covent Garden" të Londërs, si dy protagonistët kryesorë të operës "Traviata" të Giuseppe Verdit.

Dihet se në këtë skenë lirike europiane kanë lënë gjurmët e tyre të pashlyeshme emrat më të mëdhenj të artit operistik, që prej vitit 1892, në kohën kur ky teatër hijerëndë me kolonat klasike e formën ballore të stilit neoklasik, mori emrin dhe rëndësinë që ka edhe sot. Në skenën e tij kaluan Maria Callas, Luciano Pavarotti, Carlo Bergonzi, Elisabeth Söderström, Lisa Della Casa, Mary Collier që interpretoi "Toskën" më mbresëlënëse, Joan Sutherland, etj.

Në historinë e këtij teatri madhështor ruhet si relike edhe vënia në skenë e "Traviatës" nga regjisori i famshëm italian Luchino Visconti, e tëra vetëm në dy ngjyra: bardhë e zi. Vetëm një lule e hedhur përtokë në aktin e parë, që të lë përshtypjen e një njolle gjaku në formën e kamelias...e më pas, kjo njollë gjaku pushton dekoret që e përzjejnë pak nga pak me ngjyrën e bardhë. Më pas, të dyja këto ngjyra përpihen nga e zeza, e cila në aktin e fundit duket sikur sjell vdekjen mbi skenë që rrëmben Violetën...

Është pikërisht kjo hije e Violetës që ka lënë Visconti në skenën e Covent Gardenit, që do të ngjisë përsëri shkallët me forcën e saj të pakrahasueshme të interpretimit: e paarritshmja, e mrekullueshmja Ermonela Jaho, sopranoja më e madhe shqiptare e të gjitha kohrave, që me interpretimin e saj tronditës të Violetës në skenat më të mëdha operistike ndërkombëtare, i tejkalon të gjitha sopranot e epokës së saj.

 

Një imazh, mjafton një imazh i vetëm për të ilustruar « Traviatën » e saj: Ermonela Jaho, më tronditësja, më e zjarrta, më njerëzorja, thjesht njerëzorja e të gjitha heroinave të Verdit... Timbri i saj i ndritshëm dhe harmonik transmeton emocione të forta, alternuar me një lojë të brishtë e njëkohësisht sensuale, tronditëse për publikun që e shoqëron kudo me ovacione të gjata daljen e saj në skenë në fund të çfaqes.

Nuk mund ta harroj kurrë « Addio del passato"-n e saj në aktin e fundit, kur asistova në njërën nga shfaqet e "Traviatës" në Operën e Lyon-it. Zëri i saj tronditës mishëroi me vërtetësinë më të madhe vdekjen që trokiti në derë, lamtumirën e ditëve të arta të rinisë dhe Ermonela Jaho, edhe një herë tjetër e tërhoqi me vete të gjithë audotorin, spektatorët dhe telespektatorët që e ndiqnin, deri në thellësitë më intime të kësaj drame romantike, duke përcjellë emocionet e gjalla të dhimbjes më të thellë. Ajo u ngrit sublime në notat e fundit të operës, me duart që i vibronin nga dhimbja, ngashërimat dhe spazmat e brëndshme, duke krijuar përshtypjen se u shua në skenë, së bashku me personazhin e saj. ..."Për herë të parë, pas kaq vjetësh e pashë Callas-in të ringjallur përsëri në skenë..." u shpreh nje artiste e njohur zvicerane."

Spektatorët e shumtë që kishin mbushur sallës e Tetarit, nuk pushonin duartrokitjet dhe ovacionet kur dilte të përshëndeste në skenë Ermonela Jaho, e cila edhe pse në përfundim të operës, ishte ende e mbuluar me mister nën hijen e vdekjes së personazhit të Violetës, që vazhdonte të shuhej ende brënda saj...

 

Një BRAVO e pafund për këtë Diva të skenës shqiptare!

« ...Pa diskutim, si një nga 2 ose 3 Violetat (La Traviata) më të mëdha të kohes sonë, Ermonela Jaho është shfaqur në majat e karierës së saj : paraqitje rinore, rrezatuese në feminitetin e saj, me një sensualitet të pakrahasueshëm. Triumfuese ndaj të gjitha vështirësive që paraqet aria « Sempre Libera » dhe me mjeshtëri (çfarë timbri i artë !), sopranoja shqiptare mundet të realizojë me lehtësi gjithshka, madje edhe pëshpëritjen, me një kontroll të përsosur frymarjeje që të lë pa fjalë kur thotë « Dite alla giovine ». Ne përkulemi përpara kësaj performance, duke shprehur admirimin më të madh dhe shpresën që në një të ardhme të afërt, sopranoja e madhe Ermonela Jaho të mund t'a shfrytëzojë deri në maksimum talentin e saj të mrekullueshëm."

Shkruar nga Arnaud Buissonin në ResMusica.com, Paris-Francë

"...Kam patur fatin të prezantoj përpara publikut francez një këngëtare-aktore të cilësisë më të rrallë. Interpretimi i saj karakterizohej nga një forcë shprehëse spontane dhe natyrale, e cila e bënte për vehte menjëherë spektatorin që në skenën e parë të operës. E më pas, zëri i saj sensual mbushej pak nga pak me thellësinë lirike e dramatike të veprës, veshur me emocione dhe një feminitet të rrallë, duke shprehur instiktet më të holla dhe më të thella të personazhit. E po ashtu, me një shqiptim të shkëlqyer të gjuhës italiane..."

Gérard Korsten, dirigjent orkestre

« Një prezencë manjetike dhe një zë hyjnor : kjo grua e re shqiptare mishëroi një Violetë të paparë deri më sot, duke alternuar vokalin e saj të mrekullueshëm me forcën e saj të pakrahasueshme të interpretimit. »

MEZZO classic

Por le të kthehemi tek protagonisti tjetër kryesor i kësaj opere, Alfredo, interpretuar me aq mjeshtëri, bukuri e pasion nga tenori shqiptar 28 vjeçar, tashmë me fame botërore, Saimir Pirgu.. Eksperienca e Saimirit me Alfredon, u kurorëzuar në shkurtin e vitit të kaluar me çmimin ndërkombëtar « Corelli », për realizimin e kësaj kryevepre operistike me një thjeshtësi të madhe, me një liri të shprehuri si dhe me një autoritet të veçantë interpretimi. Mund të them pa frikë se ky rol është një nga kulmet e karrierës së tij operistike. Thjeshtësia e këtij djaloshi të ri shqiptar e mbush plot emocione sallën e teatrit që në çastet e para të daljes në skenë, ku del në pah buzëqeshja e tij plot dritë, siguria dhe personaliteti i fuqishëm artistik, ndërthurur me një zë brilant, plot jetë e ëmbëlsi.

Muzika e Verdit ishte magjepëse në tonet e zërit të tij, kur asistova për here të pare në "Traviatën" e tij në Teatrin e Operës në Lozanë. Atmosfera e teatrit dukej më e tendosur dhe të krijohej përshtypja se çdo gjë ndrronte pamje nën tingujt e këtij zëri të ëmbël e plot pasion. Të krijohej ndjesia se vetë rryma e jetës çlirohej prej saj ; të dukej sikur nuk kishte më kufij, por vetëm shkëlqim, melodi e dashuri. Në ato çaste, konturet e sallës shkriheshin me botën përreth dhe harroje se jashtë saj kalimtarët nxitonin për t'iu shmangur temperaturës së acartë të dimrit zviceran.

Mbasi e dëgjon në skenë Saimir Pirgun, e kupton menjëherë se ke përballë një tenor të përmasave të mëdha. Interpretimi i tij karakterizohet nga një ekspresivitet spontan dhe natyral, i cili e bën për vehte spektatorin që në momentet e para të daljes në skenë. E pak më vonë, zëri i tij vishet nga një thellësi lirike dhe njëkohësisht dramatike, mbushur me ndjenjë dhe elegancë, duke mundur të shprehë instiktet më të thella personazhit të Alfredos, me një ngjyrë vokale sensuale si edhe me një diksion të shqiptimit të shkëlqyer të gjuhës italiane.

Frazat e tij shpaloseshin thjeshtë dhe me elegancë, duke integruar vizionin dramatik të koncentruar në muzikën dhe libretin e kësaj vepre të mrekullueshme të literaturës operistike, ashtu siç është imagjinuar prej Verdit. Por nga ana tjetër, këto fraza pasuroheshin me një shumllojshmëri nuancash, të cilat i jepnin sensin e plotë sejcilës notë muzikore e po ashtu, sejcilës fjalë e sejcilës heshtje. Saimir Pirgu e pasuroi ketë rol, duke dhënë prej tij të gjithë forcën e ekspresivitetit dhe origjinalitetit të tij emocional.

Duke duartrokitur, m'u kujtua dita e pare kur e takova këtë djalosh të dlirë, tek i cili, gjëja e parë që më ra në sy ishe buzëqeshja e çiltër dhe thjeshtësia e madhe e komunikimit, të cilat më krijuan përshtypjen se e njihja prej një jete të tërë. Rrezatues, modest e njëkohesisht shumë dinjitoz, më tregoi për studimet e tij, për hapat e Por një gjë mund ta them sot me sigurinë më të madhe:

Saimir Pirgu, i cili e nisi karrierën e tij ndërkombëtare në moshë shumë të re, sot bën pjesë në mënyrë të padiskutueshme në elitën e tenorëve aktualë dhe është më i suksesshmi i gjeneratës së tij.

Do të ishte e udhës që edhe telespektatori shqiptar të njihej me këtë eveniment artistik të përmasave botërore, mbasi do të ndihej krenar për këta dy kolosë të artit shqiptar, Saimir Pirgun e Ermonela Jahon që nëpërmjet talentit të tyre nderojnë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen.

Edlira Dedja

Presidente e "Opéra sans Frontières"

"royal opera hause covent garden"

Edlira Dedja


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PARIS: BABAI I SARKOZISË HAP EKSPOZITË PIKTURE (04.24.2010)
TRAGJIZMI I DY POPUJVENë romanin "Qyteti me dy kate" të shkrimtarit PIRRO LOLINga ALUSH AVDULI (04.24.2010)
SHTEGTAR ME TURMËN E BRENGAVENga BAKI YMERI (04.20.2010)
ËSHTË GJETUR NJË FOTO E PAPARË E ARTHUR RIMBAUD (04.16.2010)
PARISI FESTON 100 VJETORIN E WILLY RONIS (04.15.2010)
AGJENCITË E LAJMEVE KËRCËNOJNË ME BOJKOTIM FESTIVALIN E KANËS (04.14.2010)
DYLAN THOMASMOS SHKONI KAQ BUTË NË KËTË NATË TË DLIRË (04.02.2010)
Artisti shqiptar dhe ariu i Berlinit (03.27.2010)
NJË LETËR PËR FISNIKUN ALEKSANDËR PROSI!Nga DR. PËRPARIM KABO (03.25.2010)
"Një ditë do t'i sjellim edhe shqiptarët!" (03.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]