VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kanë: Hapet Festivali i Filmit

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 06:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Kanë: Hapet Festivali i Filmit
E Mërkurë, 05.12.2010, 04:34pm (GMT+1)

Sot hapet Festivali i 63-të i filmit në Kanë, me 19 kandidime nga gjithsejtë 15 vende. Gjatë 12 ditëve të këtij festivali, filma të ndryshëm do të garojnë për Palmën e Artë, shpërblim ky që jepet për filmin më të mirë. Tim Burton, regjisor amerikan i filmave "Edward Scissorhands" dhe "Alice In Wonderland", do të jetë në krye të jurisë nëntëanëtarëshe.

Burton e ka quajtur "nder të madh" të kryesojë panelin gjykues, duke thënë: "Kur mendoni për Kanën, ju mendoni për kinemanë botërore". Dhe, në fakt, festivali i sivjetmë tregon më shumë se kurrë natyrën globale të industrisë së filmit.

Filmat e ofruar vijnë nga vende të ndryshme, si: Meksika, Korea e Jugut, Çadi, Tajlanda dhe Hungaria. Në listë është po ashtu një rritje e numrit të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në mesin e filmave më të pritshëm në konkursin kryesor është "Certified Copy", i regjisorit iranian, Abbas Kiarostami. Filmi, i pari i këtij regjisori i xhiruar jashtë Iranit, është vendosur në rajonin Toskanë të Italisë dhe paraqet një roamancë në mes të një tregtareje veprash artistike franceze, në rolin e së cilës është Juliette Binoche, dhe një shkrimtari anglez, të portertizuar nga William Shimell.

Kiarostami, një nga pionerët e lëvizjes së re kinematografike iraniane, ka kohë që është duke prodhuar vepra qëllimisht jopolitike. Megjithatë, "Certified Copy" ishte ndaluar menjëherë nga Qeveria iraniane. Federata Ndërkombëtare e Kritikëve të Filmit protestoi, në fillim të marsit, kundër arrestimit të regjisorit iranian, Kiarostami, dhe asistentit Jafar Panahi, vendndodhja e të cilëve nuk dihet ende.

Festivali i sivjetmë i Filmit në Kanë shënon një moment historik për Ukrainën, e cila këtë vit ka një film në konkursin kryesor për herë të parë "My Joy" nga Sergei Loznitsa. Në film, një ngasës kamioni, Georgy, niset në një odisejadë nëpër krahinat ruse, që ndryshon jetën e tij në mënyrë të paparashikueshme.

Loznitsa kishte lindur në Bjellorusi dhe kishte jetuar në Gjermani që nga viti 2001. Në një intervistë për shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, ai theksoi natyrën globale të filmit të tij, i cili ishte prodhuar nga një ekip, përfshirë më se 10 njerëz të kombësive të ndryshme.

"Filmi nuk i përket një kombi të veçantë. Vitet e fundit, kjo ka bërë që të mos ketë më kuptim. Para epokës së industrializmit, veprat e artit nuk i përkisnin një kombi të veçantë, për shkak se vendet, si të tilla, nuk kanë evoluar. Unë do të thosha se ky është më tepër një koncept politik dhe është thjesht i lidhur në mënyrë indirekte me artin", tha Loznitsa.

Regjisori rus, Nikita Mikhalkov, hyn në Kanë me filmin "Exodus", një vazhdim i filmit të tij të suksesshëm "Burnt By The Sun", i cili në vitin 1994 fitoi Oskarin për filmin më të mirë të huaj.

Mikhalkov, i cili është i njohur për përqafimin e vlerave të epokës cariste dhe Kishës Ortodokse në vitet e fundit, luan rolin e një të burgosuri në njërin nga gullagët sovjetikë, i cili arrin të largohet nga kampi për të luftuar nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, në tregun e brendshëm, ky film nga epoka e luftës nuk ka arritur sukses të madh.

Kritikët thonë se stili Mikhalkovit është një pasqyrim besnik i epokës së Putinit në Rusi. Mbetet për t'u parë nëse juria e Kanës e sheh këtë stil si tërheqës për një audiencë ndërkombëtare.

Hapja e festivalit të Kanës është komplikuar nga disa sfida. Kryetari i Kanës, javën e kaluar, u detyrua të deklarojë gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve. Edhe hiri i reve nga vullkani islandez ka gjymtuar trafikun ajror në aeroportin e Nicës.

Një skandal ka shpërthyer po ashtu për një dokumentar italian, që kritikon trajtimin e situatës nga ana e kryeministrit Silvio Berluskoni pas tërmetit në L'Akuila, vitin e kaluar. Ministri italian i Kulturës, Sandro Bondi, po bojkoton festivalin, duke thënë se është tronditur me faktin se dokumentari i titulluar "Draquila: Italy Trembles" do të shfaqet në Kanë.

Kana nis festivalin e vitit 2010 sonte, me një shfaqje të "Robin Hood"-it , një interpretim i ri i rrëfimit klasik nga një regjisor tjetër britanik, Ridley Scot, që do të jetë jashtë konkurrencës.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBRËMJE KUSHTUAR KADARESË NË BUKURESHTNga BAKI YMERI (05.11.2010)
NËNË MOJ E IMJAnga RUDYARD KIPLING (05.09.2010)
Nostalgji kam për Kopështin BoboliNga Endri VELA (05.06.2010)
ÇMIMI NOBEL DHE KADARENga REMZI LIMANI (05.01.2010)
NGJARJE ARTISTIKE E VITIT PËR SHQIPËRINËNga EDLIRA DEDJA, Presidente e "Opéra sans Frontiêres" (04.28.2010)
PARIS: BABAI I SARKOZISË HAP EKSPOZITË PIKTURE (04.24.2010)
TRAGJIZMI I DY POPUJVENë romanin "Qyteti me dy kate" të shkrimtarit PIRRO LOLINga ALUSH AVDULI (04.24.2010)
SHTEGTAR ME TURMËN E BRENGAVENga BAKI YMERI (04.20.2010)
ËSHTË GJETUR NJË FOTO E PAPARË E ARTHUR RIMBAUD (04.16.2010)
PARISI FESTON 100 VJETORIN E WILLY RONIS (04.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]