VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ÇMIMI NOBEL DHE KADARENga REMZI LIMANI

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 01:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

ÇMIMI NOBEL DHE KADARE

Nga REMZI LIMANI


E Shtunë, 05.01.2010, 05:04pm (GMT+1)

Nëse ia kemi dalë të shkruajmë një libër, kemi ndezur një dritë në errësirën e njerëzimit. I nderuari Kadare ndezi shumë drita për të ndritur errësirën tonë shekullore. Tani, falë gjenialitetit krijues të këtij shqiptari të famshëm, letërsia shqipe është më afër se kurrë nën llamburitjen e dritave të skenës ndërkombëtare në fushën e letërsisë moderne.

Shpeshherë të arriturat e një njeriu e ndritin një botë të tërë. Dhe, për mrekullitë e shumta të cilat dalin nga mendja e krijuesit, shoqëria e kësaj bote, të cilës i takojmë edhe ne, ka menduar se krijuesitë janë njerëz të veçantë dhe për këtë ata duhet të vishen me petkun e të merituarëve. Së këndejmi, në këtë kuptim, na habit fakti se çka po ngjet me çmimin Nobel dhe me shkrimtarin tonë më të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare. Ky njeri, tashmë me një reputacion ndërkombëtar në fushën e letërsisë, i përkthyer në mbi dyzet gjuhë të botës, veçmas në ato gjuhët kryesore që i flet bota e qytetëruar, sikur mbeti peng i politikës së një kohe të mbrapsht... Merreni me mend tash e dy decenie, ky njeri i cili arriti në panteonin e letërsisë botërore, radhazi propozohet për çmimin Nobel dhe asnjëherë deri më tash, nuk arriti të vishej me petkun e nobelistit. Madje-madje, siç dihet, u propozua edhe nga vetë shteti i Francës, por sipas rregullave të mbrapshta dhe për mua tepër ironike, ai u refuzua me një arsyetim banal, sepse ai po shkruaka shqip dhe se shteti i Francës nuk mund ta nominoj një shkrimtar. i cili nuk shkruan në gjuhën e atij shteti nga i cili propozohet.

Nuk dua të merrem me spekulime, përderisa nuk më bind fakti dhe e vërteta për një gjë..., mirëpo, është përfolur shumë se vetë ne krijuam barrikada të shumta në dëm të Kaderesë, përkatësisht në dëm të vetvetes, në dëm të kulturës sonë dhe tërë kombit shqiptar. Në adresë të komitetit për ndarjen e çmimit Nobel, u dërguan shumë letra nga individ dhe nga asociacione kulturore shqiptare, dhe u munduan që sa më shumë ta minimizojnë personalitetin e Kadaresë, duke e veshur me epitete negative, prej një disidenti politik e deri tek ajo se gjoja ai na paska qenë edhe oborrtar i një presidenti diktator e pale sa akuza të tjera që mund ta rëndonin emrin e tij. Mbase edhe nga Ambasada e Shqipërisë, përkatësisht nga z. Bardhyl Kokallari, ambasador në Suedi, i kishte shkruar letër Komitetit për ndarjen e çmimit Nobel, në dëm të shkrimtarit tonë. Prandaj, për të gjitha këto që flitet, do të isha shumë i lumtur sikur këto marrëzira të jenë vetëm thashetheme të shkëputura nga trungu i interesave të qarqeve të caktuara, sepse sulmi ndaj Kadaresë është sulm ndaj gjithë botës shqiptare.

Me veprime të tilla e të ngjashme, u treguam sikur nuk ia dimë peshën këtij çmimi të madh që i nevojitet kombit tonë të vogël, sidomos kur kihet parasysh se ndarja e Nobelit për letërsi, është një çmim tepër i rëndësishëm dhe me peshë të veçantë, jo vetëm për një shkrimtar, por edhe për vetë kombin. Përmes këtij çmimi, përpos që peshohet kultura dhe letërsia, aty identifikohet edhe një popull i tërë, sepse me rastin eventual të ndarjes së këtij çmimi, do futeshin në lëvizje të gjitha shtëpitë botuese më prestigjioze botërore në kërkim të letrave shqipe dhe të identitetit kombëtar, për të mësuar edhe më shumë për kombin dhe kulturën shqiptare... Në të kësaj, mu kujtua rrëfimi i artistit, Amfion Redoni dhe nata e humbur në te... Ashtu, i humbur në mbretërinë e qytetit të dritave dhe të pafund, ishte drejtuar kah parkingu i taksive, në mënyrë që ta shpiente ndonjë prej taksistëve në adresën e caktuar, të cilën e mbante në grusht të mbyllyr.

Atëbotë, pasi iu afrua parkingut të taksive, në brendinë e ndriçuar të një taksie, nga jashtë, nën dritën e retrovizorit, e vërejti shoferin duke lexuar një libër. Pasi u lëshova në sediljen afër shoferit, ia hapi grushtin dhe ia trgoi pusullën ku ishte e shënuar adresa e një drite që ende e ndezur e priste diku - ndoshta matanë lumit Sena. Taksisti e theu cepin e një faqeje të librit, aty ku ishte duke lexuar, e mbylli librin dhe e futi në kasetën e hapur të automobilit. Meqë kaseta ishte e tipit të hapur, kopertina e librit dukej sheshazi dhe merreni me mend, në epiqendrën e kulturës botërore, asnjëherë të fjetur, emri i autorit të librit që rastësisht e zuri artisti me sy, ishte Ismail Kadare dhe romani i tij "Prilli i thyer". Taksisti i këtij qyteti francez, me shumë artistë, me shumë aktorë, me shumë teatro e kabare, me shumë galeri dhe me mrekulli të tjera arkitektonike - ani pse nuk e dinte asnjë fjalë të vetme të gjuhës shqipe, në kohën e pauzës, kur nuk qarkullonte me taksinë e tij, ai e lexonte librin e Kadaresë!

Fakti se një francez e lexonte librin e një shkrimtari shqiptar, artistin e mrekulloi pa masë dhe nga befasia e këndshme, nuk e foli asnjë fjalë, mbase edhe nuk ia kapte fare frëngjishten dhe as taksistit anglishten. Prandaj, jo rastësisht, tendenca e poligonit qitës, i cili në vazhdimësi rrjedhë nga ujërat e zeza që burojnë nga tokat sllave dhe agjenturat e tyre sekrete, të orkestruara nën psikozën e shkencës së urrejtjes, mundohen me mish e me shpirt për t`i zhvlerësuar dhe çmitizuar figurat më eminente të kombit shqiptar së bashku me identitetin tonë kombëtar, që nga Skënderbeu e deri tek Nëna Terezë e Kadareja dhe shumë personalitete tjera të shquara kombëtare me reputacion ndërkombëtar, të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në mozaikun e përgjakur të popullit shqiptarë për të arritur deri tek e sotmja dhe për të qenë vetvetja...

Remzi Limani


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NGJARJE ARTISTIKE E VITIT PËR SHQIPËRINËNga EDLIRA DEDJA, Presidente e "Opéra sans Frontiêres" (04.28.2010)
PARIS: BABAI I SARKOZISË HAP EKSPOZITË PIKTURE (04.24.2010)
TRAGJIZMI I DY POPUJVENë romanin "Qyteti me dy kate" të shkrimtarit PIRRO LOLINga ALUSH AVDULI (04.24.2010)
SHTEGTAR ME TURMËN E BRENGAVENga BAKI YMERI (04.20.2010)
ËSHTË GJETUR NJË FOTO E PAPARË E ARTHUR RIMBAUD (04.16.2010)
PARISI FESTON 100 VJETORIN E WILLY RONIS (04.15.2010)
AGJENCITË E LAJMEVE KËRCËNOJNË ME BOJKOTIM FESTIVALIN E KANËS (04.14.2010)
DYLAN THOMASMOS SHKONI KAQ BUTË NË KËTË NATË TË DLIRË (04.02.2010)
Artisti shqiptar dhe ariu i Berlinit (03.27.2010)
NJË LETËR PËR FISNIKUN ALEKSANDËR PROSI!Nga DR. PËRPARIM KABO (03.25.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]