VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË LETËR FISNIKUT "TEATRI KOMBËTAR"Nga DR. PËRPARIM KABO

                                                                                      

E Enjte, 05.16.2024, 04:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

NJË LETËR FISNIKUT "TEATRI KOMBËTAR"

Nga DR. PËRPARIM KABO


E Shtunë, 05.29.2010, 06:53am (GMT+1)

I nderuar fisniku "Teatri kombëtar", shifrat thonë se më 28 të majit 2010 ju mbushni 65 vjet aktivitet. Ndokush do të përpiqej të na korigjonte dhe të shtyhej të thoshte, jo vite aktiviteti por vite jetë, duke e shëndruar këtë datë simbolike në datë të lindjes! Jo i dashur teatër, unë nuk mund kurrë se si t'a pranojë një formulim të tillë. Është e provuar se ç'do teatër ka më shumë se një moshë. Një e tillë është ajo universale që daton qysh atëherë kur antropologjia mitike përpara se të votonte për politikën, ajo duartrokiste për performimin teatror, dhe filozofët e politikanët e kohës, ligjëbërësit dhe mbajtësit e prangave të burgjeve ishin të "dënuar" të shkonin në një shfaqje teatri ku kuptonin se liria që vjen nga arti teatror mëkonte qyetari dhe jo thjesht shtetas.

 

Prej asaj kohe-kronos, nisi dhe hodhi rrënjë një mësim gjithëkohorë, kuptimi mbi kohën dhe marrëdhëniet me të."Ai për të cilin e tashmja është e vetmja gjë me të vërtetë e pranishme, asgjë nuk di për epokën e tij".Ti fisnik, që për mua i mat pulsin e humanizmit shoqërisë, ti që si askush i kontrollon thellësinë demokracisë dhe tregon se si dhe sa ajo është shëndruar në edukatë antropologjike, ti-TEATËR që si një orakull i'u lexon në pëllëmbën e dorës dhe në labirinthin e shpirtit enigamt e fatit njerëzve në pushtet, vetëm ti Fisnikrace, ndërtonë një marrëdhënie me kohën si askush tjetër. Brenda magjisë tënde atje në skenën ku "...Arti nuk shpreh gjë tjetër veç vetes së vet", universalja vjen e bëhet prezente, ndërsa dialogimi i tyre shtron udhën e së ardhmes që kalon vetëm përmes shtegut të imagjinatës.Teatri si art i gjallë, ku fryma njerëzore, fjala dhe ndjenjat, ngjizen, si asnjë art tjetër e ndihmon njeriun të shoh kah horizonti, të imagjinojë duke u "aratisur nga vetja" për një të ardhme më të mirë.


Në gjithëkohësi shumë gjëra kanë lindur, kanë jetuar dhe janë plakur! Shumë syresh kane vdekur duke lënë pas kujtime të hidhura apo të ëmbla. Ka që nuk kanë as varre, as "˜nam e as nishan".Kanë rënë sistemet dhe pushtetet, kanë ikur nga kjo botë mbretëritë dhe skllevërit, por jo ti fisniku TEATËR! Bota nuk ka pasur dotë fuqi për të të zhdukur, jo sepse ty mund të të konsideronin si pasqyra e saj! Një vlerësim i tillë do të ishte tejet i gabuar dhe anti-teatror sepse ti je një univers më vete që në raport me botën vlen si një perdhe, që kur ngrihesh apo bie, e bënë atë të rënkojë, të rregullojë frymëmarrjen dhe të shoh se si i ka hallet dhe dertet e saja.Teatri ka hapsirë që ta fusi brenda mjegullnajës së vet të gjithë botën, si atë prezente edhe atë të të gjitha kohërave! Ndërsa bota do të ishte mjerane dhe në fatkeqësi nëse do të përpiqej qoftë edhe në një rast të vetëm për ta strehuar Teatrin si bujtës "që shlodhë kuajt e ju hedh ushqim në hanin e saj". Bota ka pasur dhe ka vetëm një alternativë, ajo duhet të pranojë binomin TEATRI dhe BOTA! Ato shoqëri që e shohin horizontin përmes këtij këndi ekzistencial, zhvillohen, ecin në udhë krijimi dhe prosperiteti. Ndërsa krejt në të kundërtën, ato grumbuj njerëzish( nuk mund t'i quash shoqëri civile) që e kuptojnë teatrin si pjesë të magazinës së tyre, janë pa fat, janë pa të ardhme! Ja përse nëse themi se TEATRI KOMBËTAR-ka përvjetorin e 65-të fillimit të aktivitetit, politika do duhet të heshtë, të bjerë në meditim dhe t'i shohë njollat e saja përmes rontgenit teatror. Shoqëria do duhet të shoh në të shkuarën, duke analizuar se si i ka pasur marrëdhëniet me teatrin, sa pranë ka qenë me të, a ka biseduar dhe a i ka kuptuar këshillat e tij!"Qëllimi i vërtetë i edukimit është dashuria për të bukurën"! Arti në përgjithësi dhe teatri në mënyrën e vet e me mjetet që ka, e dhuron një dashuri të tillë. A mund të thotë, fjala vjen tregu,-urdhëroni blini me çmim të lirë të bukurën! A mund të mburet pa gënjyer veten dhe naivët politika, duke lakonizuar zërin për të lëshuar fjalët,-urdhëroni të bukurën që krijojmë ne! Nuk ndodh kjo, sepse tregu ka interesa, ndërsa politika do pushtete dhe nuk mund t'i bashkojë njerëzit sa kohë që ca e duan ta marrin fuqinë, ca të tjerë do të duhet të përgatiten ta lënë atë!


"Metodat me të cilat vepron arti dhe teatri për të na e edukuar dashurinë për të bukurën, është formimi i karakterit, kultura e shijes, krijimi i shpirtit kritik"! I dashur TEATRI ynë KOMBËTAR! Isha vetëm 13 vjeç kur erdha tek ty dhe u "dashurova me shikimin e parë"! Nëse sot jam ky që jam, e ndjejë të ta them me përnjusi, jam edhe saj teje!


Një karakter njerëzor i formuar përmes dramaturgjisë nuk ka frikë nga e vërteta, përkundrazi ai ngjizet me të dhe nuk e tradhëton në asnjë rrethanë. Jeta ka shije kur ka ndjenjë dhe jo kur ka pasuri materiale! Kultura e shijes është delikate, është e butë në eterin ndjenjësor, por është edhe fortunë dhe shtërngatë kur e godet dhe e shnderon të shëmtuarën dhe gënjeshtrën. Një edukim i tillë nuk mund të jetë thjeshtë dhe vetëm moral.
Moralizimi e vyshk shpirtin! Shpesh ky lloj dogmatizmi e ka deformuar njeriun për të mos thënë që e ka shtrënguar të dorëzojë lirinë e tij duke e shkëmbyer me të qenit i reshtuar në grupime ideologjike.


Estetika për këto arsye, kur vjen përmes mjeteve artistike qëndron më lart se Etika, ajo i përket një sfere më shpirtërore.Tek ty Teatri ynë Kombëtar unë takova Eskilin, Euripidin, Shilerin, Shekspirin, Gogolin, Cehovin, Molierin, Hipsenin, Brehtin, De Filipon, Dyremantin, Williamsin, O'Nil, Sebastianin, Milerin, Pirandelon, etj etj. Në asnjë vend tjetër ata nuk do të mund të më afronin mua dhe gjithë spektatorëve një audiencë të tillë, kaq ceremoniale, ku koha vinte e veshur me kostumet e personazheve, fjala vinte përmes shiqpes tonë të mrekullueshme e muzikore, që duke përcjellur muzën teatrore të këtyre personaliteteve të skenës, ka treguar njëherësh se për nga vjetërsia dhe murri i moçëm i leksikut, ajo strehon gjithçka që mendja dhe pena dramatike kishte shkruajtur, jo duke u ngjyer thjesht në mendje, por direkt e në zemër. Nuk thuhet kot se "nëse një njeri e sheh jetën si artist, truri i tij nuk është veçse zemra e tij"!


Ti ke rrugëtuar me kohën dhe pulsin e zemrës së kësaj dramaturgjie, ndaj do të ishte gabim po të gjykohej për jetën tënde aktive si e ndarë në dy copa. Njëra në shoqërin e djeshme tiranike dhe tjetra në cop-kohën e sotme demokratike. Gjithnjë teatri ka qenë i rezikuar nga kafshimet, që mund të kenë qenë të helmuara nga xhelozia, që mund të silleshin si urdhra që respektonin frymën popullore. Nëse 45 vjet i dashur "Teatri-Kombëtar", i ke të numuruara nga ajo kohë, këto për mua janë vetëm statistika.


Unë personalisht kohën dhe aktivitetin tënd e mas ndryshe. Fillimisht do të dëshiroja të ndaja me ty o Fisnik një postulat se "jeta është i vetmi dhe më i miri nxënës i artit"! Nëse në ata 45 vite jeta jonë do të kishte qenë edhe pa teatër, atëherë po shtroj pa mëdyshje pyetjen, që është më shumë se e tillë! Si do të ishte jeta jonë, si do ishte ëndërrimi ynë, si do të ishte vuajtja dhe gëzimi ynë pa teatrin?! Me një fjalë,"më të mjera"! Më ndje, Fisnik, e them këtë sepse në këto ditë-vigjilje, dëgjoj të thonë,"teatri në atë kohë", "teatri në këtë kohë". Ai i djeshmi edhe vlen por edhe nuk vlen. Ky i 20 viteve të fundit është ndryshe, është më i kohës, etj! Jam i shqetësuar Fisniku Teatër. Koha e një universi të tillë nuk mund të njësohet me kohët e sistemeve politike.


Ky është një gabim serioz.Nëse nën diktaturë njerëzit vinin tek ty, jo me urdhër por me dëshirë, kjo zbehte kultin e atyre institucioneve ku njerëzit shkonin me urdhër dhe nga frika! Nëse njerëzit duartrokisnin tek ty sepse ndjeheshin më të lirë, dhe më afër atyre mendimeve që bujonin brenda shpirtit të tyre, por nuk thuheshin nga frika e diktaturës, atëhere fal teje, ata notonin në ujërat e humanizmit që të shpinte tek liria! E nëse, qoftë edhe një natë "kulla e fatit" të diktaturës u shqetësua nga teatri dhe aktrimi teatror, kjo vlen më shumë se mijëra "pseudo" argumente, për të parë kundërshtimin e totalitaritet gjetkë, atje ku bisedohej me "sundimtarin" por se gjoja "mbahej shënim për gjëmat që na prisnin"! Sfida jote Teatër nuk u krye as aso kohe dhe as kurrë, në emër të hipotekimit të një dekorate kallpe në një kohë tjetër! Kishte qenë thjesht dhe qartazi, një shëmbull për më shumë liri dhe dinjitet, një formë tjetër për t'i ç'jerë maskën hipokrizisë, një aspiratë që gjurmonte vlerat që vinin nga e vërteta!


Dje(në kohën e totalitaritetit) fisnik, pa të të marrë leje të emërtuan "Teatri POPULLOR"! Zyra civile që ta dha këtë këtë emër nuk kishte nguruar më 28 maj 1945 të të kishte quajtur edhe ndryshe.


Eshtë më shumë se për të qeshur kur sheh se si "materia" antiteatrore të quan sipas stinës administrative dhe humorit politik! Emri YT në të gjitha kohët është TEATËR! Nëse pranë këtij emri, vjen si emër i dhënë edhe ai KOMBËTAR, kjo sillet si një arsye që pranohet! Përmes aktivitetit tënd të gjallë, si kur ke qenë nën trysnin e pseudoteatrit, ashtu edhe kur ke qenë në ujërat e paana të dramaturgjisë, Ti-Fisnik si një filozofi lëvizëse gjithëkohore ke ditur të zgjidhesh me mënyrën dhe mjetet e tua raportin me publikun duke treguar se: "Arti nuk mund të jetë kurrë popullor, i duhet publikut të shëndrohet në një amator i përkushtuar i artit. Kjo pasi arti është gjithnjë një protestë e gjallë, sepse emocioni i krijuar prej tij vjen nga ëndja për emocion! Ky është qëllim gjithëkohorë i artit si një "materje" e shpirtit! Emocioni që shkaktohet nga dëshira për veprim është thjesht qëllimi i jetës!


Të protestosh përmes së bukurës, të protestosh duke goditur të shëmtuarën, një "mekanizëm" i tillë në teatër ku përball ke njerëz si ty, artistët e mrekullueshëm të skenës, e gjithë kjo të sjell në fatin që ta gjesh veten si në një barazim antropologjik. Ti-spektatori=ai/ajo aktori!


Vetëm një ekuacion i tillë mban larg totalitarizmin, ai shmag raportin nënshtrim-sundim! Princi ndjehet keq në sallën e teatrit sepse ka vetëm një karike për të ulur, dhe jo fronin e pushtetit, si dhe për faktin magjiplotë që atje nuk duartrokasin për të, por për aktorët e skenës, madje edhe kur luhet artistikisht për rënie pushtetesh! Ndërsa artisti i teatrit si në dramë, komedi apo tragjedi, në fund të shfaqjes duke sikur "rilind" pasi hovacionet e publikit pas çdo shfaqje i tregojnë atij se "vetëm artisti mund të bëjë gjëra të bukura, pa ndonjë lidhje me ambientin e tij e pa dëmtuar të tjerët; dhe nëse nuk e bën këtë për kënaqësinë e tij të pastër ai nuk është artistë"! Me fjalë më të shkoqura, më shumë art më shumë bukuri ndjenjash dhe virtyt, më shumë rrugëtim njerëzor me teatër, më pak përçdunim politik dhe komercial!


Princi dhe princat gjithnjë dhe kudo, janë duartrokitur për autoritetin që kanë dhe jo për vlerat që përcjellin, sepse njeriu nuk ndjehet i barabartë me të, ndryshe ai nuk mund të quhej princ!


Artistët mund edhe të mos shkojnë, ose janë të detyruar të shkojnë kur "princat" mbyllin sytë dhe largohen nga kjo botë, por se e kundërta ndodhë gjithmonë."Sundimtarët" nuk mungojnë kur artistët ëngjëllizohen sespe si në një rëfim të brendëshëm "mbretërit" e të gjitha kohërave komunikojnë postmortem për të thënë ndjesat e pathëna, si dhe për të "rëmbyer"sado pak nga dashuria publike që njerëzit e skenës e kanë si askush tjetër!
Pozimi që politika bën shpesh pranë arkëmortit të artistit të skenës së teatrit, është performimi më i keq teatror! Kjo sepse ai që ka jetuar në skenë dhe përmes teatrit e ka mësuar qysh në shfaqjen e parë se"misteri i vërtetë i botës është e dukshmja dhe jo e padukshmja"! Ata që shpirtin e dramaturgjisë me frymën, zërin dhe ndjenjat e tyre, çdo mbrërmje e dhurojnë për spektatorin na kanë blatuar ne njerëzve që e duam sinqerisht skenën e fisnikut teatër me një mësim të vyer që nuk vjetrohet se :"Arsyet morale gjithmonë janë streha e fundit e atyre që nuk kanë asnjë ndjenjë të së bukurës"! E gjithë kjo sepse bukuria është shumë më pak e sipërfaqëshme se sa mendimi! Bukuria shpirtërore është më shumë etike se normat e thata që e bëjnë njeriun që shpesh të shtiret për t'u dukur dhe të fshihet për të mos e lexuar nga të tjerët!

Fisniku TEATRI-KOMBËTAR, ka ndodhur që kur shfaqja ka mbaruar kam hypur atje tek "dhogat" e tua, shoqëruar nga ai rënkim përvuajtës i tyre që më shumë se vuajtjen e vjetrimit të bënë të dëgjosh shpirtërat e të gjitha personazheve që kanë qarë e qeshur, kanë gënjyer apo kanë thënë të vërtetën, të ndjesh se si reh pulsi i fatit njerëzor dhe se ku ndodhet horizonti dhe ku të ka zënë pusinë mirazhi! Sa herë që kam përqafuar artistet dhe artsitët e skenës, nuk e di, por se djersa e tyre më ka qullur ndryshe nga çdo lloj shiu! Frymëmarrja e tyre ende e shpeshtuar më ka bërë të shoh veten gjithnjë të vogël para njeriut-artist. Faleminderi i tyre në ato momente, më është dukur gjithnjë si një fjalë që mban brenda gjithë detyrimin njerëzor që ne duhet të shprehm ndaj humanizmit dhe lirisë. Vetëm në ato momente sublime, pasi ke shijuar performimin e tyre, pikat e horizontit sallë-skenë, duket sikur bashkohen dhe të thonë me një modesti shëmbullore se, "skena nuk është vetëm vëndi ku takohen të gjitha artet, por është edhe arena ku arti kthehet në jetë"! Atje kuptohet përse jeta nuk duhet vrarë, përse dashuria nuk duhet braktisur, përse vuajtja nuk duhet përbuzur, përse e ardhmja nuk është tunel i mbyllur, përse puthja njerëzore mban brenda mesazh që duhet lexuar, përse universi grua ka brenda sekretet e botës, përse atdheu filllon tek vetëdija jote, përse fëmijët nuk duhen braktisur, përse tradhëtia shpaguan një ditë, përse paraja nuk e blen dot pavdekësinë, përse vesi njerëzor është brenda nesh dhe detyra është ta kurojmë dhe jo ta fshehim! Në teatër kuptohet përse nuk jetohet pa teatër nëse vërtetë do të jesh qytetar. E nëse krimi të ka viktimizuar apo vulgariteti të ka zënë në çarkë kjo ka ndodhur sepse të mungon mësimi që vjen nga arti teatror se "çdo krim është vulgar, ashtu si çdo vulgaritet është krim"!


Teatri dramatik nuk mund t'i tregojë vlerat në gjithë-anësinë e tyre veçse bazuar te "ligjet" që sjellin në skenë vet vepra.I gjithë shqetësimi krijues ka të bëjë me problemin nëse vepra është apo jo në harmoni me veten e saj. Sa herë që dalim shpirtërisht të mbushur nga salla jote, kjo ka nodhur sepse emocioni njerëzor, mëkimi civil, fryma optimiste apo pengu i vetevlerësimit, kanë qenë të lidhura me veprën e zgjedhur, me filozofinë e regjizurës dhe me trazmetimin që i kanë bërë aktorët. Pjesa dramatike ka në themel fjalën, magjinë që na sjell kuptimin nga arsyeja, përjetimin nga shpirti dhe drejtim-ecjen nga bashkëvperimi njerëzor. Njohja e parimeve të artit që ndërtohet mbi fjalën dramatike, mbi fjalën që të bën të qeshësh apo të qash është një "universitet vlerash" fal të cilit mund të kuptosh parimet e të gjitha arteve. Ndërtimi i repertorit dramatik është një nga prurjet e Tua fisniku TEATËR! "Lëvizja, shkruante Oscar Wild, ky problem i arteve të dukshme mund të realizohet me të vërtetë vetëm nga letërësia. Kjo na tregon trupin në shpejtësinë e tij dhe shpirtin në shqetësimin e tij"! Ndaj në këtë ditë sublime duhet të kujtojmë me respekt ato pena që sollën në skenën tënde dramaturgjinë shqipëtare, si Xhemal Broja, Kol Jakova, Besim Levonja, Sulejman Pitarka, Vedat Kokona, Spiro çomora, Fadil Paçrami, Teodor Laço, Minush Jero, Ruzhdi Pulaha, Bashkim Kozeli, Fadil Kraja, Kasem Trebeshina, Serafin Fanko, Loni Papa, Adelina Balashi, etj.


Vepra e tyre krijuese lidhet me frymën kritike, me besimin se njeriu mund të ndryshojë, se gjithçka mund të bëhet nga e para më mire, më humane.Një drejtëpeshim i tillë i ka lejuar të zbulojnë edhe forma të reja të të shprehurit pa mbetur pengje të formës por duke shpalosur në vijimësi pathosin e luftëtarit që përpiqet të ndryshojë thellë në rrënjë. Nuk kanë munguar rastet kur janë bërë përpjekje që "ndryshimin" në shtëpinë tënde fisniku-Teatër, ta sillnin përmes"modernizimit të kulluar të formës duke lënë pas si një gjurmë jo të këndëshme elemente të vulgarizmit!


Ndokush mund të na qortojë dhe të na thotë që tek skena jote mund të bujtin të gjithë, edhe formalistët pa formë dhe absurdët iracional, dhe qesharakët pa humor dhe tragjikët pa funebritet, dhe mitikët me deformime dhe anonimët pa histori! Unë nuk jam i këtij mendimi! Kam dhe disa argumente.Qysh nga antikiteti arti ka joshur spektatorin jo duke ju drejtuar thjesht intelektit apo thjesht dhe vetëm emocioneve. Arti ju drejtua qysh në agim të vet temperamentit artistik ose si thuhet ndrysh shijes. Në mardhënie me teatrin kjo shije u përsos jo nga kontakti i thjeshtë por nga shpeshtësia e takimit me veprat më të mira.Vetëm në këtë bashkëjetesë ndëraktive, shija shëndrohet në një mënyrë gjykimi aktiv dhe dritërëfenjëse ku njeriu me përpikmëri frymëzohet për një botë ndryshe më të mirë! "Bota dhe natyra shëndrohen në materie të artit vetëm kur kthehen në norma artistike" Njeriu mësoi të ishte kritik ndaj vetes, ndaj të sotmes dhe ndaj të shkuarës, të ishte kritik edhe ndaj asaj pjese që nuk dukej, por që gulonte në shpirtin e tij! Të jetuarit kritik është forma e vetme e qytetruar e antropologjisë, sepse kështu njeriu nuk mbetet thjesht në hetimin e ngjarjeve apo dukurive fizike, nuk shtriqet aq sa e lejojnë rrethanat, por se ushqen dhe drejtohet nga gjendja shpirtërore, nga pasionet dhe imagjinata e shpirtit! Nëse njeriu i antikitetit nuk do të ishte ushqyer shpirtërisht, njeriu moderne nuk do të ishte ai që është në ditët tona, si"ëndërrimtari që e gjen rrugën veçse në dritën e hënës dhe që është i "dënuar" të shohi agimin më herët se të tjerët"! Fal teje fisniku TEATRI KOMBËTAR, unë jam i tillë! Të faleminderit ky është urimi i ndjerë për TY!

Dr. Përparim Kabo


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAOLO COELHO, 'MICK JAGGER I LETËRSISË' (05.26.2010)
JOLANDA GUAZZONI NË SHKRIME DHE KUJTIMENga ELSA DEMO (05.26.2010)
MCCARTNEY JEP KONCERT PËR ÇIFTIN OBAMA (05.25.2010)
ROBERTO SAVIANOS I JEPET ÇMIMI I LARTË I GAZETARISË (05.24.2010)
FESTIVALI 2010 - FILMI GJERMAN NË KANË (05.22.2010)
LETËRSIA DHE PSIKOLOGJIANga FLORI BRUQI (05.20.2010)
E QESHURA ËSHTË ARMA E PUSHTETITNga Jorida Pasku (05.19.2010)
FLAMURI I DËSHIRAVENga BAKI YMERI (05.18.2010)
MIJËRA VETË IA DHANË LAMTUMIRËN E FUNDIT ARTISTES SË FAMSHME LINA HORN (05.16.2010)
FESTIVALI I KANËS ME SHUMË FILMA TË HUAJ (05.14.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]