VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - E QESHURA ËSHTË ARMA E PUSHTETITNga Jorida Pasku

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 07:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
E QESHURA ËSHTË ARMA E PUSHTETIT

Nga Jorida Pasku

E Mërkurë, 05.19.2010, 12:41pm (GMT+1)



Shuhet në moshën 79-vjeçare Edoardo Sanguineti, poet i avangardës dhe kritik. Kultura italiane në zi.

Një javë më parë ai mbajti në Palazzo Ducale një leksion për idetë e tij mbi të qeshurën

"Më pëlqen ta them, dhe e them në çdo rast të volitshëm, por edhe kur nuk është i volitshëm, që njeriu lind kafshë, dhe me shumë mundim dhe punë, të tijën dhe të atij që e bën njeri, ose përpiqet ta bëjë njeri, bëhet i tillë, duke lëvizur nga kafshëria e tij e natyrshme, në rrjedhat e shoqërisë dhe historisë."

Këto tha në esenë e tij të fundit, pohuar me gojën e tij, të enjten e shkuar, në Festivalin e Mendimit Komik në Palazzo Ducale, poeti italian Edoardo Sanguineti. Ishte një leksion që merrte në analizë mekanizmat e të qeshurës dhe që Corriere della Sera e botoi dje për herë të parë me titullin "Homo ridens", si homazh për vdekjen e autorit.

Është fjalimi i fundit publik i tij, pasi Sanguineti, i lindur më 9 dhjetor 1930, u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 79-vjeçare në një dhomë të spitalit "Villa Scassi" në lagjen Sampierdarena të Gjenovës ku ndodhej për një ndërhyrje kirurgjikale. Fillimisht operacioni shkoi mirë, por papritur, një bllokim në zemër i solli vdekjen.

Gruaja e tij, Luciana ka treguar se e gjitha ndodhi në mëngjes, ishin të dy vetëm në shtëpi, i shoqi pati një problem dhe ajo e shoqëroi urgjentisht në spital. I thanë se duhej shtruar menjëherë dhe nuk ia hodhi dot.

Krahas lajmit dhe hollësive të vdekjes, të përditshmet italiane nxjerrin nga arkivi intervistat e fundit me Sanguinetin, ku zbulohet një njeri dhe një personalitet tepër tërheqës.

"Iku një nga protagonistët e debatit të poezinë italiane të '900-ës, që ka kontribuar në rënien, në të njëjtën kohë dhe në rinovimin e ballafaqimin e kulturës italiane", shkruan Mario De Santis në "La Repubblica".

Edoardo Sanguineti ishte pjesëtar i grupit të 63-it. Me këtë emër njihen neoavangardët, për të bërë një dallim me poetët e avangardës në dekadat e para të '900-ës.

Kjo lëvizje letrare që lindi më 1963 në Palermo, u themelua nga të rinj intelektualë që mbanin qëndrim tepër kritikë për vepra të kapura pas modeleve tradicionale të viteve '50. Kërkoheshin forma të reja të shprehuri, kërkohej të thyheshin skemat.
Grupi i 63-it, pati meritën që i propozoi një frymë të re letërsisë italiane.

Tri vjet të shkruara, Sanguineti shkruante: "Në 50 vjet shumë gjëra kanë ndryshuar rrënjësisht, poezia ka ndryshuar, por nuk ka ndryshuar detyra e poetit: të skicojë profilin ideologjik të kohës."

"Corriere Della Sera" shkruante dje veprën e tij me tipare të theksuara satirike dhe groteske: "Poezia e tij eksperimentale është një shkëputje nga gjuha e përditshme, një dëshmi e pamundësisë për të komunikuar me shoqërinë e konsumit."

Sanguineti është një figurë e kompletuar. Ai ka dhënë kontribut dhe në mendimin eseistik dhe kritik mbi veprën e Dante Aligerit. Ka qenë profesor i Letërsisë në Universitetin e Torinos, Salernos dhe Gjenovës. Bashkë me Angelo Guglielmi-n, Edoardo Sanguineti ishte teoricieni më i njohur i grupit të 63-it.

Neoavangardisti italian ka një lidhje edhe me Shqipërinë. Në vitin 2005, në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Poeteka", u prezantua libri i tij "E kuqja është blu". Autori ishte i ftuar, por nuk mori pjesë për probleme shëndetësore. Megjithatë në linjë të drejtpërdrejtë telefonike ai u përcolli të ftuarve mesazhin: "Më dhemb në shpirt që nuk arrita të vij për arsye shëndetësore. Kam takuar shumë miq që më kanë folur për këtë vend ku nuk kam qenë kurrë.

Shpresoj që kjo të ndodhë shumë shpejt". Takimi i Poetekës atë vit u quajt "Labirinthi Sanguineti", një sfidë e drejtorit të festivalit, Arian Leka për të ringjallur format e vjetra poetike.

Vepra e Sanguinetit është e gjerë dhe e larmishme. Ka botuar vëllimet në poezi: "Laborintus" (1956), "Omaggio a Emilio Vedova", "Rebus", "Postkarten", "Alfabeto apocalittico" (1984), "Novissimum Testamentum" (1986), "Ëunderkammer" (1998), "Omaggio a Goethe" (2003), "Omaggio a Shakespeare" (2004), "Mikrokosmos", (Poezi 1951-2004), si dhe librat: "Capriccio italiano"(1963), "Il Giuoco dell'Oca" (1967), "L'orologio astronomico" (2002), dhe "Smorfie" (1967 dhe 2007).

"Do të vijë shpejt", premtoi Sanguineti më 2005-ën

Edoardo Sanguineti ka qenë ishte i ftuar në Shqipëri në vitin 2005, në edicionin e dytë të Poetekës, ku u prezantua edhe libri i tij "E kuqja është blu". Një takim që u mbajt në Galerinë "Jozef" dhe u quajt "Labirinthi i Sanguinetit". Për arsye shëndetësore, poeti nuk mundi të vinte.

Por në linjë të drejtpërdrejtë telefonike ai u përcolli të ftuarve mesazhin: "më dhemb në shpirt që nuk arrita të vij për arsye shëndetësore. Kam takuar shumë miq që më kanë folur për këtë vend ku nuk kam qenë kurrë. Shpresoj që kjo të ndodhë shumë shpejt".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FLAMURI I DËSHIRAVENga BAKI YMERI (05.18.2010)
MIJËRA VETË IA DHANË LAMTUMIRËN E FUNDIT ARTISTES SË FAMSHME LINA HORN (05.16.2010)
FESTIVALI I KANËS ME SHUMË FILMA TË HUAJ (05.14.2010)
"ROBIN HOOD" HAP KANËN (05.13.2010)
Kanë: Hapet Festivali i Filmit (05.12.2010)
MBRËMJE KUSHTUAR KADARESË NË BUKURESHTNga BAKI YMERI (05.11.2010)
NËNË MOJ E IMJAnga RUDYARD KIPLING (05.09.2010)
Nostalgji kam për Kopështin BoboliNga Endri VELA (05.06.2010)
ÇMIMI NOBEL DHE KADARENga REMZI LIMANI (05.01.2010)
NGJARJE ARTISTIKE E VITIT PËR SHQIPËRINËNga EDLIRA DEDJA, Presidente e "Opéra sans Frontiêres" (04.28.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]