VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FLAMURI I DËSHIRAVENga BAKI YMERI

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 01:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

FLAMURI I DËSHIRAVE

Nga BAKI YMERI


E Martë, 05.18.2010, 11:11am (GMT+1)

Pas "Glinës joshëse", "Flamuri i dëshirave" është libri i dytë i poeteshës rumune Florica Bud, që del në dritë në dy gjuhë (shqip/rumanisht), në sajë të bashkëpunimit me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, botim i redaksisë së revistës "Shqiptari". Kritiku i mirënjohur letrar, Nicolae Manolescu, president i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, konsideron se "poezitë më të mira të Florika Budit janë invokacione dhe blatime/dhurata. Poetja e fton dashurinë (më parë se sa një të dashur), me të gjitha zërat dhe me gjithë zemrën. Dhe u frohet me të njëjtën zemërgjerësi zërave të sirenës. Një lirikë mbi tehun e thikës ndërmjet senzualitetit dhe vetëdijes morale."

Sipas poetit dhe kritikut Gheorghe Grigurcu, në kuadrin e medalionit estetik "Estetizëm sensual", kuptojmë se "në fillim të shekullit XIX-të, lulëzonte në Vienën sharmante, që na fanitej plot salltanete mëndafshi dhe kadifeje, e konsteluar me stoli, duke u lazdëruar në ritme valsi, piktura e Gustav Klimt/it. Në qendër të kësaj frononte gruaja e lëngshme, dashamire ornamentesh, ajo vetë një ornament i këtij arti të robëruar nga fama e Jugendstilit, një nga jakat e fundit të periudhës që mbante emrin la belle epoque. Më pëlqen ta shikoj në poezinë e bashkëkohanikes sonë Florica Bud një thërrimë të një vizioni të këtillë dhe, pse jo, një ilustrim të tipit human që e promovon. Ndjeshmëria që e fisnikëron është vetëm një dukje pikturale.

 

Në foto Florica Bud

Paleta koloristike të cilën e përdor në mënyrë provokuese, qoftë kur indikon një "të kuqe regale/mbretërore", të cilën e "Silabizon atërisht semafori/ kur/ e zbavitur/ harroj ti mbuloj/ rrënjët/ me përzjerje çorbore/ prej diellit e çernoziomit." (E kuqja mbretërore), qoftë kur përkulet me elegancë mbi çastin efemer: "Oh, vdektar me/ kohë e përshkuar/ me nxitim/ ndale fluturimin e këtij/ çasti me kundërmim të verdhë flamengo/ që refuzon/ të dashurojë/ hapsirën e magjepsur." (E verdha flamengo), qoftë kur invokon në mënyrë romantike/plastike një "vjollcë dashurie/ për vasha lucide/ të përkulshme dhe të ëmbla". Poetja kultivon një gamë asociacionesh, një teksturë dekorative për t'u kundruar dhe çikur me ëmbëlsi dhe delikatesë. Fantezia e saj ofron lëndinën e një senzualiteti të metamorfozuar. Një çelës intencionalisht formale e përkthen intencën e një estetizmi që turfullon me përmasa të madhe mbi ndjenjat, porsi një flutur me flatra të mëdha, duke u lëvizur ngadalë ndërmjet korolave: "Po rendi e trembur drejt teje/ bie e penguar për të prekur dheun/ me ngjyrë të portokalltë nën flutura/nga fijet me shprehje të uritura/ fis i varfër i fijes së Ariadnës/ ajo nonkonformiste në etapën e parë e kënaqur pastaj/ bie dhe më në fund mund të brohoras/ sa shumë më ka kapluar për ty!" (E portokalltë nën flutura)

Impulset e shtresave primare të qenjes përpiqen të tërhiqen nga një ekspresion përmasash insulare, duke kërkuar me pangopshmëri koneksione tjera e tjera, duke e denoncuar qëllimin e njerëzimit për t'o përmbushur "zbrazëtirat me çdo gjë tjetër/ sidomos me dashuri". Nganjëherë kjo përfiton aspektin e një ëndrre galante, në rozenë e mënyrës Watteau: "Të dua/ rose des vents/ ma ka prishur këpucën roze/ nga sidefi i dantelluar/ jam nganjëherë/ zonjusha e nderit/ e plakave epshndezëse/ madje as për muerte rosa/ që shëmbëllejnë me mua/ stivon flokëdredhur gjylpëra të breut/ që do të na ngjesin me kushtëzim në qiej." (Rose des vents). Zakonisht, ndërkaq, Florica Bud i dorëzohet vullnetit të një përzjerjeje simpatike të Klintit dhe suprarealizmit, kështusoj i dozuar sa që i dyti mos ta bezdisë thurrjen madhështore të të parit, "e grisur nga/ vuajtjet/ turbulluese dhe e rëndë/ argjend i gjallë që ngjeshet në tulin/ e plotë/ gërmadhë dëshirash/ të rënda si plumbi". (Guantanamera). Është një brokart i flakur mbi zbrazëtirat që, definitivisht e orientojnë aq herë punën mjeshtërore të dorës dhe mëndjes njerëzore."

Në këtë kontekst, kritiku letrar Dan Silviu Boeresu thekson se "më është bërë zakon që Florica Bud të më befasojë me çdo libër të ri, indiferent nga gjnia letrare që trajton, autorja duke shtjelluar me gjendshmëri, stile, kanone, konvecione. As ky vëllim vargjesh aforistike nuk bën përjashtim, me formulime që i përkthejnë në përditshmëri ankthet e hapësirës publike dhe, përkundrazi, të unit të vetmuar."

Përndryshe, Florica Bud u lind në komunën Ulemi të Maramureshit (21 mars 1957), ka kryer liceun në Baia Mare dhe ka studjuar në Institutin e Xeheve në Petroshan. Revolucioni antikomunist i Dhjetorit 1989 e gjen si programuese e Qendrës Territoriale të Llogarive në Baia Mare. Është e martuar me deputetin Nicolae Bug dhe ka dy fëmijë (Roksana dhe Aleksandru). Ka debutuar në vitin 1993 me vëllimin me prozë të shkurtë, Dashuri jam një objekt që fluturon, duke botuar në ndërkohë vëllimet me prozë Billklintonienët (1999) dhe Mariatereza jam unë (2007), prezente në antologjitë Çelësi i shpirtit (2008), Tempulli i fjalës (2009), Fluturimi i fjalëve (2009), Magjia e fjalëve (2009), si dhe në koleksionin Personaliteteve maramureshene të Bibliotekës së Rrethit "Petre Dulfu" (Baia Mare, 2008). Për prozën e saj kanë shkruar personalitete të shquara të botës letrare rumune. Sipas kritikut Horia Gârbea, Florica Bud praktikon një gjini të rrallë në letërsinë bashkëkohore. Shkrimi i saj është në përkufizim ndëmjet fikcionit, eseut dhe publicistikës. Eksperienca e vëllimeve paraprake të saj, dedikuar si fëmijëve dhe të mëdhenjve, ia shtojnë vlerën teksteve që bëhen të kapshme dhe të brishta. Florica Bud është një shkrimtare që përpiqet ti përvetësojë të gjithë përmes brishtësisë. Në botën letrare ajo manifeston plotësisht vokacionin kulturor, ngase ka talentin për ti afruar artistët dhe për të mediatizuar me delikatesë krenarinë e tyre. Shkrimtarja nga Baia Mare është një Madame de Recamier e vitit 2000 që i mbron artistët nga pasojat e tranzicionit.

Baki Ymeri


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MIJËRA VETË IA DHANË LAMTUMIRËN E FUNDIT ARTISTES SË FAMSHME LINA HORN (05.16.2010)
FESTIVALI I KANËS ME SHUMË FILMA TË HUAJ (05.14.2010)
"ROBIN HOOD" HAP KANËN (05.13.2010)
Kanë: Hapet Festivali i Filmit (05.12.2010)
MBRËMJE KUSHTUAR KADARESË NË BUKURESHTNga BAKI YMERI (05.11.2010)
NËNË MOJ E IMJAnga RUDYARD KIPLING (05.09.2010)
Nostalgji kam për Kopështin BoboliNga Endri VELA (05.06.2010)
ÇMIMI NOBEL DHE KADARENga REMZI LIMANI (05.01.2010)
NGJARJE ARTISTIKE E VITIT PËR SHQIPËRINËNga EDLIRA DEDJA, Presidente e "Opéra sans Frontiêres" (04.28.2010)
PARIS: BABAI I SARKOZISË HAP EKSPOZITË PIKTURE (04.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]