VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FESTIVALI I KANËS ME SHUMË FILMA TË HUAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 11:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
FESTIVALI I KANËS ME SHUMË FILMA TË HUAJ
E Premte, 05.14.2010, 07:34am (GMT+1)

 

Në qytetin e Kanës, në Jug të Francës, çeli siparin Festivali i 63-të Ndërkombëtar i Filmit. Në garë për të fituar «Palmën e Artë » janë renditur 19 filma nga regjisorë të mirënjohur të kinematografisë.

Me emocione të forta, me pretendime të theksuara dhe me një pjesëmarrje të gjerë, artistesh, yje te kinemasë, regjisorësh, kritikësh të artit, e gazetarësh, startoi në qytetin jugor të Kanës në Francë, evenimenti më i rëndësishëm i artit të 7-të për këtë vit.

Prej ditës së mërkurë e deri më datën 23 maj do të jenë në një konkurim të fortë 19 filma të metrazhit të gjatë.

Në formë përshëndetëse, në ditën e parë të çeljes, festivalin e nderoi prezantimi i filmit legjendar e spektakolar «Robin Hud », versioni më i fundit modern i regjisorit Ridley Scott.

Gilles Jacob, drejtori i përgjithshëm i emëruar për organizimin e Festivalit të 63-të Ndërkombëtar të Filmit thekson se për këtë eveniment të artit e të kulturës është treguar një kujdes tepër i veçantë:

" Buxheti për organizimin e Festivalit arrin në 20 milionë euro. Këto financime vijnë nga fondet publike, nga qyteti i Kanës, nga partnerët ekonomikë etj. Ishte e nevojshme të ndërtonim një festival të denjë për emrin që mban mbi vetvete. Tashmë mezi pres të shikoj titanët e kinematografisë në skenë si dhe talentet që pret e ardhmja. Ky vullnet është një shenjë e ndërkombëtarizimit të vlerave të artit, të filmit dhe të kulturës në shkallë botërore."

Filma kryesisht nga Evropa dhe Azia

Kryetari i Jurisë Qendrore për përzgjedhjen e filmave, Tim Burton, 51 vjeçar, përpara çeljes së Festivalit, shprehet i emocionuar :

« Për mua është një nder dhe një përgjegjësi e madhe të jem zgjedhur në këtë post të lartë. Franca, qyteti i Kanës dhe kinemaja kanë qenë për mua tepër të shtrenjta, qysh në fillim të karrieres sime në këtë fushë. Këtu njerëzit janë tepër të ndjeshëm ndaj filmave dhe vleresojnë imtësisht gjithçka. Jo vetëm kurioziteti i çon njerëzit të shikojnë filmat, por edhe një ndjenjë vlerësimi për mesazhin që percjellin ata. Do të jem i mrekulluar të ndjek filmat në këtë festival, pasi vetë kam punuar pa pushim prej dy vjetësh. Në SHBA, ne regjisorët jemi gjithnjë në qendër të vemendjes dhe njerëzit nuk na lënë të qetë të punojnë. Duhet ta dini është tepër e vështirë që të bësh një film, ndaj nevojitet përqendrim dhe pavarësi. »

Prurjet më të bollshme të krijimtarisë kinematografike këtë vit vijnë nga Evropa (9 filma) dhe nga Azia (5 filma).

Ndryshe nga herët e tjera, në këtë konkurim ka mbërritur vetëm një regjisor amerikan, Doug Liman me filmin e tij «Fair Game».

Si pjesëmarrje e rrallë shënohet prezantimi i një filmi afrikan. Regjisori nga Cadi Mahamat-Saleh Haroun, paraqet ne Kanë filmin e tij «Britma e një njeriu». Si e veçantë tjetër shënohet dhe prania për herë të parë e një filmi dhe e një regjisori nga Ukraina, «You, My Joy » i Sergei Loznitsas.

Franca përfaqësohet me tre filma në këtë konkurim. Ata janë : "Turneu" - i regjisorit Mathieu Amalric; «Njerëz dhe Idhuj » - i regjisorit Xavier Beauvois, si dhe « Princesha Montpensier » - e regjisorit Bertrand Tavernier.

Një film italian jashtë konkurrimit zyrtar shkakton diskutime

Me interes priten gjithashtu prezantimi i filmit "Route Irish" - i britanikut Ken Loach, filmi "Beautiful" i meksikanit Alejandro Gonzales, etj.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë nuk mund të shpëtojë edhe nga komentet, kritikat, thashethemet e vlerësimet.

Filmi « La Nostra Vita » i regjisorit italian, Daniele Luchetti, duket se ka ngjallur interesim. Por një film tjetër italian jashtë konkurimit zyrtar "Draquila" (Italia qe dridhet) e regjisores Sabina Guzzanti, ka shkaktuar reagimet e para deri në nivele ministrore. Në qytetin e Kanës, është ende ne mëdyshje mbërritja ose jo e Ministrit italian të Kultures. Sipas gazetave, ai ka refuzuar të qëndronte në një sallë ku do të shfaqet ky film i kritikuar, i cili trajton, sipas ministrit të vërtetën e historisë së Italisë dhe të popullit italian si dhe marrëdhëniet e drejtuesve të lartë të shtetit.

Një anëtar iranian i jurisë është i burgosur

Një e veçantë tjetër e këtij kompeticioni është edhe fakti i rrallë se njëri prej anëtarëve të jurisë është i burgosur. Bëhet fjalë për regjisorin e talentuar iranian, Jafar Panahi, 49 vjeçar, i cili nuk ka pasur mundësi të mbërrijë në qytetin e Kanës. Ai mbahet i pranguar ne Iran nga regjimi në pushtet, qysh prej datës 1 mars, pasi kishte guxuar thjesht të xhironte një film mbi evenimentet pas zgjedhore ne vendin e vet.

Lista e filmave në konkurim për «Palmën e Artë » :

« Route Irish » - i regjisorit Ken Loach ( Britania e Madhe )

« Tourrneu », i regjisorit Mathieu Amalric (Francë)

« Njerëz dhe Idhuj » i regjisorit Xavier Beauvois (Francë)

« Hors la Loi », i regjisorit Rachid Bouchareb (Algérie)

« Biutiful », i regjisorit Alejandro González Iñárritu (Mexique)

« Un homme qui crie », i regjisorit Mahamat-Saleh Haroun (Cad)

« Housemaid », i regjisorit Im Sang-soo (Coreja e Jugut )

« Copie Conforme », i regjisorit Abbas Kiarostami (Iran)

« Outrage », de Takeshi Kitano (Japon)

« Poetry », i regjisorit Lee Chang-dong (Corea e Jugut)

« Another Year », i Mike Leigh (Britania e Madhe)

« Fair Game », i Doug Liman (SHBA)

« You, My Joy », i Sergei Loznitsa (Ukrainë)

« La Nostra Vita », i Daniele Luchetti (Itali)

« Diell Mashtrues 2 » , i Nikita Mikhalkov (Rusi)

« Princesha Montpensier », i regjisorit Bertrand Tavernier (France)

« Uncle Boonmee Who Can Recall his Past Lives, i regjisorit Apichatpong Weerasethakul (Tailande)

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"ROBIN HOOD" HAP KANËN (05.13.2010)
Kanë: Hapet Festivali i Filmit (05.12.2010)
MBRËMJE KUSHTUAR KADARESË NË BUKURESHTNga BAKI YMERI (05.11.2010)
NËNË MOJ E IMJAnga RUDYARD KIPLING (05.09.2010)
Nostalgji kam për Kopështin BoboliNga Endri VELA (05.06.2010)
ÇMIMI NOBEL DHE KADARENga REMZI LIMANI (05.01.2010)
NGJARJE ARTISTIKE E VITIT PËR SHQIPËRINËNga EDLIRA DEDJA, Presidente e "Opéra sans Frontiêres" (04.28.2010)
PARIS: BABAI I SARKOZISË HAP EKSPOZITË PIKTURE (04.24.2010)
TRAGJIZMI I DY POPUJVENë romanin "Qyteti me dy kate" të shkrimtarit PIRRO LOLINga ALUSH AVDULI (04.24.2010)
SHTEGTAR ME TURMËN E BRENGAVENga BAKI YMERI (04.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]