VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHTËPIA BOTUESE "NACIONAL" PROMOVON TË HËNËN ROMANIN "SEKRETI I VARRIT TË VETMUAR" TË RESHAT KRIPËS

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 06:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
SHTËPIA BOTUESE "NACIONAL" PROMOVON TË HËNËN ROMANIN "SEKRETI I VARRIT TË VETMUAR" TË RESHAT KRIPËS
E Djelë, 06.27.2010, 09:11pm (GMT+1)

 

Shtepia Botuese "Nacional" të hënen me 28 qershor 0ra 11.00, organizon promovimin e romanit "Sekreti i varrit të vetmuar" i shkrimtarit të mirënjohur Reshat Kripa. Veprimtaria mbahet në sallen e madhe të Muzeut Historik Kombetar, Tiranë.

Romani përshkruan ngjarje të ndodhura në një nga periudhat më pak të prekura të historisë së vendit tonë. Bëhet fjalë për dy periudha historike, ajo e luftës per çlirim nga okupatorët dhe tjetra vitet e para të vendosjes së sistemit komunist.

E para paraqitet duke vënë përballë njera-tjetrës dy forcat më të mëdha ndërluftuese. Nga njera anë forcat nacionaliste të përfaqësuara nga Balli Kombëtar dhe nga ana tjetër Fronti Nacional-Çlirimtar. Të parët paraqiten të matur në veprimet e tyre. Politika e tyre synon në arritjen e qëllimit me sa më pak humbje. Por në fund edhe ata gabojnë. Pushimi i luftës kundër okupatorit gjerman, për të përballuar ofensivën e formacioneve partizane kundër tyre, solli në një farë mase humbjen e kredibilitetit dhe si pasojë disfatën e tyre. Ndërsa te të dytët, krahas vlerësimit të luftës së masave të gjëra të bashkuara me ta, vihen në pah edhe veprimet tinzare të udhëheqjes komuniste, që përfunduan me prishjen e marrëveshjes së përbashkët dhe fillimin e luftës civile. Gjithashtu në roman dalin në pah edhe vrasjet tinzare që krerët komunistë bënin njeri kundër tjetrit, vetëm e vetëm për shkak karriere apo egoizmi, siç është rasti i Maksutit.

Në të dytën kemi një shndërrim të plotë të politikës së udhëheqjes komuniste duke e kthyer fitoren e lirisë në një robëri të dytë, kësaj here shqiptarët kundër shqiptarëve. Tipik në këtë drejtim është vënia përballë njera-tjetrës e dy familjeve Berberi dhe Selmani, e para përfaqësuese e nacionazlizmit, tani e destinuar të zhdukej dhe e dyta përfaqësuese e fitimtarëve që duhej të komandonte. Por edhe këtu bie në sy karakteri njerëzor i një pjese të tyre, të përfaqësuar nga Urani që më mirë përfundon në vetvrasje se sa të bëhet shkaktarë i zbatimit të luftës së egër klasore ndaj miqve të tij më të mirë. Këtu vihet gjithashtu në dukje politika e hollë e sundimtarëve që përpiqen qëllimisht t'i trazojnë njerëzit e ndershëm nacionalistë, që kishin luftuar për liri, me tradhëtarët që bashkëpunuan me pushtuesit.

Në roman spikasin edhe figura të tjera te shquara. Bie në sy karakteri burrëror i profesorit të matematikës apo komandantit të çetës, dy figura që përfaqësojnë dy personazhe realë të historisë shqiptare, profesor Bego Gjonzenelin dhe komandant Maliq Koshenën. Dy figura të tjera të spikatura janë edhe nënë Gjyla dhe Donika. E para e veshur me tiparet e nënave shqiptare të paepura edhe përpara fëmijve të tyre të pushkatuar dhe e dyta si një amazonë që vendos të sakrifikojë jetën e saj për hir të dashurisë për djaloshin e pushkatuar. Pirrua na del si një atdhetar i përsosur, por që rrethanat e detyrojnë të emigrojë dhe të kthehet përsëri, për të vdekur në atdhe, ku gjen një familje të tërë të zhdukur. Luani dhe Petriti, dy vëllezër që shkojnë me kokat lart drejt vdekjes.

Në përfundim dua të them edhe dy fjalë për simbolikën e varrit të vetmuar dhe trëndafilave të bardhë që e mbuluan dhe ruajtën atë për një kohë shumë të gjatë. Ai varr tregon se krimi, sado të zgjasë periudha pa u zbuluar, do të vijë drita që do të dalë në dritë. Simbolika e tij dhe e Skënderit tregojne se jeta, me gjithë tmerret dhe pabesitë e saj, vazhdon. Ky është sekreti i varrit të vetmuar.

Parathenie nga Xaj Nimani

Jeni te lutur qe te na e pasqyroni ne median Tuaj.

Ju faleminderit!

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHUHET SADRI AHMETI, POETI I GJUHËS SË EZOPITNga BEDRI MYFTARI (06.27.2010)
SH.B. NACIONAL NXORI LIBRIN PËR FËMIJË "KUÇEDRA DHE DRAGOI" TË SHKRIMTARES VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (06.26.2010)
FLORI BRUQI - TRIUMF SHQIPTARNga Prof. dr. ESHREF YMERI (06.24.2010)
KA VDEKUR INFERMIERJA E FOTOGRAFISË SIMBOL TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (06.23.2010)
PRINCE KTHEHET NË EVROPË (06.20.2010)
PROZA NË DORËSHKRIM E MARK TWAIN KUSHTUAR SË BIJËS SHITET $242500 (06.19.2010)
ANKAND: DORËSHKRIMI I LENONIT 1.2 MILIONË DOLLARË (06.19.2010)
THEDE KAHL: RUMUNËT DHE ARUMUNËT DALLOJNË NGA NJËRI TJETRI (06.19.2010)
UNIVERSITETI NEHEMIA ME MODEL TË RI STUDIMI (06.13.2010)
PËRVJEDHJE NË INTERNET TË ALBUMIT "RECOVERY" TË EMINEMIT DY JAVË PARA KOHE (06.09.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]