VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LUFTA ME DEMA NË KATALONJE - TRADITË E PËRGJAKSHME

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 02:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
LUFTA ME DEMA NË KATALONJE - TRADITË E PËRGJAKSHME
E Enjte, 07.29.2010, 05:11pm (GMT+1)

Një dem hedh me kokë një burrë që e kishte tërbuar

Parlamenti i rajonit autonom të Spanjës, Katalonja, e ka ndaluar luftën me dema. Vendimi është i drejtë - por ai është marrë jo aq për motive etike, se sa për motive të forta politike

Nuk duhet të jesh një mbrojtës i bindur i kafshëve, për të refuzuar luftën me dema: Në duelin e supozuar burri kundër demit kafsha asnjëherë nuk ka shans: Ajo torturohet kafshërisht dhe pa arsye, derisa toreroja i jep fund tmerrit me një goditje pak a shumë të rafinuar shpate. Prej kohësh qarkullojnë fjalë, sipas të cilave kafshët manipulohen me medikamente, ose atyre u lëmohen brirët, për të minimizuar rrezikun për toreron.

Cinizëm quajtja shfaqje kulturore e luftës me dema

Është cinizëm i pastër, që një spektakël të tillë ta shpallësh si një shfaqje kulturore nga antikiteti spanjoll: Corrida në formën që ekziston sot i ka fillimet e saj nga fundi i shekullit të 18. Supozimet se kultivuesit dhe torerot i adhurojnë demat dhe kujdesen për vazhdimësinë e tyre, nuk i shërbejnë asgjëje tjetër veç interesave të tyre, sepse me ndalimin e kësaj shfaqjeje vihet në pikëpyetje puna e tyre.

Parë nga ky këndvështrim vendimi i parlamentit katalonjas për ta ndaluar luftën me dema duke filuar nga viti 2012 është i drejtë. Megjithatë ky vendim të lë një shije të pakëndshme: nëse e vështron më thellë rezultatin e votimit, të bie në sy që pikërisht deputetët e partive nacionaliste katalonjase kanë votuar me shumicë për ndalimin.

Katalonjasit japin me ndalimin sinjal kundër Spanjës

Kjo pak dëshmon për një votë kundër luftës me dema, më shumë ajo është një votë kundër Spanjës: Corrida është për nacionalistët katalonjas një ndër simbolet e shtetit të Spanjës, prej nga ata duan të shkëputen. Por ka edhe një argument tjetër që tregon, se vendimi nuk ka synuar aq ndalimin e një spektakli jo dinjitoz: Deputetët nacionalistë nuk ishin aspak entuziastë nga ideja për të ndaluar njëkohësisht edhe correbous-in, forma katalonjase e luftës me dema. Në ndeshjen correbous demi nuk vritet, por as nuk trajtohet si duhet. Ndalimi i vendosur tani mund të kuptohet edhe si një reagim i nacionalistëve ndaj gjykimit të Gjykatës Kushtetuese spanjolle, e cila para pak kohe kufizoi autonominë katalonjase.

Sidoqoftë debati patetik dhe emocional për ndalimin e luftës me dema ishte krejtësisht i ekzagjeruar: "La Monumental", arena e fundit e madhe e Barcelonës me 20.000 vende, sivjet ka shitur vetëm 400 abone, rrallëherë ajo ka qenë plot, ndërsa në vitin 2009 ka pasur vetëm 18 ndeshje me dema - një dëshmi e qartë kjo që shumica e njerëzve nuk kanë më interes për këtë spektakël të përgjakshëm. Ndalimi në përgjithësi i tij do të ishte pra një konsekuencë logjike.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
20 MIJË TITUJ LIBRASH NË PANAIRIN E LIBRIT "ULQIN 2010"Nga FLORA NIKOLLA (07.29.2010)
NJË RRUGË E PUBLICISTIKËS E PAPËRFUNDUAR, FAIK KONICA OSE 'ETALONI I ENCIKLOPEDISË QË ECËN'Nga NEKI KOTHERJA (07.26.2010)
SHPIRTI SHQIPTAR NË NJË FESTIVAL NDËRKOMBËTARNga BAKI YMERI (07.23.2010)
REVISTA 'PENA' DHE MISIONI I Sj (07.22.2010)
AGIM SPAHIU: DITARI QË ZBULON POETIN E DY DRINAVENga HAKI KASUMI (07.20.2010)
MUZEU I SPIUNAZHIT NË UASHINGTON TËRHEQ VIZITORË TË RINJ (07.20.2010)
GOLGOTA KOSOVARE NË GJUHËN RUMUNENga BAKI YMERI (07.16.2010)
ME RASTIN E 150 VJETORIT TË KOMPOZITORIT GUSTAV MAHLER (07.14.2010)
LASGUSH PORADECI - VIJA THEMELTAREEssé nga SKËNDER LUARASI( Shoqëruar me një letër të Lasgushit dërguar M. Kutelit dhe me një shënim përkatës për botimin tonë nga Petro Skënder Luarasi ) (07.04.2010)
FILLON NË UASHINGTON FESTIVALI FOLKLORIK SMITHSONIAN (07.03.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]