VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GOLGOTA KOSOVARE NË GJUHËN RUMUNENga BAKI YMERI

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 05:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

GOLGOTA KOSOVARE NË GJUHËN RUMUNE

Nga BAKI YMERI


E Premte, 07.16.2010, 07:12am (GMT+1)

(Fehmi Kelmendi, Golgota kosovare, Botim i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, Bukuresht, 2010)

Këto ditë e pa dritën e botimit në Bukuresht edhe një libër i ri i një autori nga Kosova në gjuhën rumune. Golgota kosovare e Fehmi Kelmendit është një seleksionim vlerash lirike të shkëputura nga dy librat e tij të fundit të botuara në Tiranë: Plakur nga malli (2008) dhe Shpirti i ndezur (2009). Duke patur parasysh farefisninë linguistike të rumanishtes me shqipen, titulli tingëllon njësoj në të dy gjuhët. Në cilësi të përkthyesit kemi patur kujdes të posaçëm për organizimin e lëndës poetike duke e ndarë në tre cikle: Selia e zanave (Sediul zânelor), Mikropoema (Micropoeme) dhe Shekulli i ndezur (Secolul aprins). Librit i paraprin një parathënie e kritikut letrar Marius Chelaru (shq. Qelaru), si dhe bibliografia e autorit. Lënda poetike botohet në gjuhën rumune, ndërsa titujt e poezive, parathënia, pasthënia dhe shënimet për autorin dalin në të dy gjuhët.

Në foto: Fehmi Kelmendi

Në ciklin e parë defilojnë vargje mbi valëvitjet e ajrit, idilën e të njohurës, librat e shenjtë, lindjen dhe vdekjen e ditës, këshillat e lashta, lirinë e privuar, marshimin e rrugëve të vështira etj. Në ciklin e dytë defilon tempulli i djajve, ngërçi, çelësi, tantali, harresa, shodoli, pajtimi, diplomacia perfide, jeta e hidhur, atdheu i ndarë etj. Në ciklin e tretë defilon Kosova me dhembjet, durimin dhe triumfin e saj, me vargje kushtuar ardhacakëve, çudisë, hipokrizisë, sulmit barbar, zemërs sime, një vendi pa emër, unitetit, muzgut të jetës, Adem Demaçit, varrezave të dëshmorëve, pavarësisë, pasojave të luftës, numrit të shqiptarëve, vashës me bukuri të rrallë, etj.

Fehmi Kelmendi vjen në gjuhën rumune nga Kosova lindore, (aktualisht e administruar nga Serbia). U lind më 18 maj 1930 në Preshevë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, normalen në Prishtinë, ndërsa Fakultetin Filozofik (degën e Historisë), në Zagreb. Pas përfundimit të studimeve të larta u mor me studime dhe hulumtime historike, duke u dhënë prioritet atyre të karakterit kombëtar shqiptar. Fitoi atributet e profesorit duke dhënë leksione për studentët. Rrjedh nga një familje me tradita të theksuara patriotike. Ka qenë i persekutuar politik dhe të gjithë pjesëtarët e familjes Kelmendi, të ushqyer me ndjenja kombëtare, gjithë jetën e tyre ia kanë kushtuar çështjes së çlirimit kombëtar shqiptar. Gjithmonë ka qenë në shenjestër të UDB-es. Asnjë rresht nuk ka patur të drejtë ta botojë. Kur ka ardhur në Zvicër (1991), gjithë akumulimi i tij ka shpërthyer si një vullkan, duke e derdhur lavën patrotike në letër. Ëndrra e tij e vetme është që krejt shqiptarët një ditë të jetojnë në një shtet të vetëm, me një flamur të vetëm, në Shqipërinë historike të rilindësve tanë. Parathënia e Golgotës kosovare në gjuhën rumune mban titullin Bota e shikuar pas shpinës së pasqyrës, apo aventura e hidhur. Në vazhdim po e japim versionin e saj në gjuhën shqipe.

Golgota shqiptare me shkëndija mendimesh në mërgim

Fehmi Kelmendi vjen në gjuhën rumune nga një familje e moçme dhe fisnike, e cila e ka shkrirë jetën për kauzën shqiptare. Këtë e dëshmojnë madje edhe titujt e disa librave të tij. Profesor Kelmendi është autor i disa veprave të botuara me karakter historik dhe letrar. Ndër to shquhen librat Kush janë shqiptarët, Përjetime, Duke pritur agimin e kombit tim, Plakur nga malli, Shpirt i ndezur etj. Si pasojë e persekutimeve politike të diktaturës serbe në Kosovë, autori është shpërngulur në Zvicër para 20 vitesh. Nuk është lehtë të karkaterizosh fshehtësitë unitare në këtë vëllim, ku degjohen herëpashere tinguj rrëfimesh, përpjekjet e shkarkimit të "ofshamës" së veshur në petkun e vjershërimit, tek-tuk duke qenë "kriptik", madje edhe me nynca proliktike të prozaikut. Vargun e tij e prek malli ndaj shtëpisë dhe mllefi ndaj atyre që e determinojnë shqiptarin të shpërngulet në botën e huaj. Tejmatanë aspekteve kualitative-stilistike, me pluse të panumërta që e anashkalojnë minusin, Fehmi Kelmendi mund të lekturohet, vlerësohet dhe kundrohet edhe përmes një grile kriteriumesh të cilave nuk u mungon patriotizmi dhe mënyra personale për ti plasuar sentimentet në poezi. Në këtë kontekst, evident është edhe fakti se poeti shkruan për atdheun tejmatanë kufinjve të tij, në një botë të huaj, atje ku autori e ka marrë me vete edhe të shkuarën e tij, së bashku me ëndrrat, frustrimet, mundimet, problemet dhe shpresat e prura nga atdheu në mërgim.

Poeti ka sjellë me vete botën kosovare, të cilën e sheh të prekur nga ideale fisnike, nga faktet e atdhetarëve, por edhe të idiotëve, të përtacëve dhe tradhëtarëve, një botë e prekur nga konflikte të përzjera me atdhetarizëm dhe tradhëti, një botë që ka përjetuar luftëra të tmerrshme për liri, por pa e harruar edhe spektrin e pamundësisë së një kohe dhe të atyre që nuk janë në gjendje ta shpëtojnë botën nga traumat ekzistenciale të shpërbërjes dhe rraskapitjes. Ekzistojnë autorë të gjuhës shqipe te të cilët ndërshihet, qoftë qyteti, qoftë fshati, herë i ashpër, herë i ngarkuar me peshën sentimentale apo metafizike, herë me rrezatime të skëtershme. Këtu kemi përballë një botë disi amorfe, disa herë duke u ballafaquar me elemente që të shpiejnë në drejtim të fshatit, apo urbanes.

Shpeshherë rrëfimet e autorit shndërrohen në vjershërime me aspekte personale. Origjinaliteti shtrihet dhe zgjerohet e kullon nga njëra në tjetrën, konform jetës dhe qenjes së një individi që i përket një bote, të një shoqërie në të cilën "parimet ekzistenciale kanë rënë në humnerë", pjesë e një universi të prekur nga shenjat e koncentracionizmit. Kësaj bote nuk i mungojnë engjëjt që digjen për komb e atdhe, por as "plehraxhinjtë" apo "plehu" moral i "tradhëtarit që trembet nga frika dhe përgjegjësia". Përplasja (në këtë botë ku edhe "stinët kalben") është e lyer shpeshherë në nyanca të ashpra që shëmbëllejnë me një shembje në atavizëm biologjik, edhepse nganjëherë autori shkëlqen me shprehje të çmuara/kriptike, duke skalitur një eksperiment të çuditshëm të një vendi pa emër, ku të çupit Trypanosama, të kafshon Çerberi, edhe atje ku varrosen njerëzit të gjallë, ku myshken ëndërrat e thata, atje ku ulërijnë ulkonjat me barrë, ku djalli ka xhaketë me sumbulla të sidefta, atje ku ulërin zëri i tellallit dhe priftërinjtë e djegin "kërcunën në skëterrë".

Përndryshe, braktisja e atdheut për të kërkuar ekzistencën në botë të huaj kundrohet nga autori si një "aventurë", një short i hidhur, një lojë e shtrembët e fatit, një "tentativë e dështuar". Kështusoj, braktisja e atdheut është vetëm një "aventurë e hidhur", pothuajse mashtrimtare, larg realitetit. Mund të flitet për zvetënim, për vetminë lirike individuale që gërshetohet me traumat sociale. Dhe, me siguri, duke patur parasysh mënyrën në të cilën shkruan autori, mesazhet/ substrati tematik nuk ka të bëjë me individualizëm apo unitarizëm, por me ëndërrim, diversitet dhe llojllojshmëri.

Po qe se do ti referoheshim vetëm kërkimit të lirisë, nganjëherë edhe ajo duket e "burgosur" ("për fat të keq ende nuk jemi çliruar nga parantezat e lirisë së privuar"). Duke u ndërlidhur me shqetsimin ndaj atdheut, Fehmi Kelmendi shkruan, për shembull, edhe për dimensionet e brendshme (Atdheu i ndarë), nevoja për unitet (Bashkimi, Adem Demaçi), për vërtetësi dhe drejtësi, shënon autori: "nuk gjendet askund vend/ në favor të naivëve që flasin", për të shkuarën dhe të tanishmen, për pavarësinë e shenjtë dhe trimat e saj, pa e harruar të shkuarën kur "gjarpërinjtë e gjakut" e "helmonin lirinë me erëtimën e skllavërimit". Apo për dashuri ("me fantazinë që e zbukuron bukurinë"), për femrën e dashur (si te Beta, Denada, E dashur etj.), e kundruar në një mënyrë të idealizuar, madje të levarashtë, e shikuar më shumë si një ndjenjë e çiltërt, tejmatanë erotizmit ku në vend të ndjenjës dhe shpirtit zotëron tuli i femrës. Një numër i madh perlash poetike të këtij autori kosovar janë koncize, të tipit mikropoem (mos të harrojmë se edhe titujt, relativisht të ngjashëm, tingëllojnë pothuajse njësoj në të dy gjuhët: Aventura, Selia e zanave, Vampiri, Hipokrizia, Baladë kosovare, Tempulli i Dodonës, Murmurima, Panorama sekrete etj.). Ka edhe poema të cilave u mungon formula e vjershërimit, por të cilat janë "shkëndija mendimesh", siç thoshte Vasile Voikulesku te ne. Për justifikim po citojmë nga Dardania: "Në këtë vend të njohur për trimëri/ Liria zgjohet disi vonë.".

Duke konkluzionuar, nëse gjykojmë kualitativisht dhe stilistikisht, mund të arrijmë te mendimi se Golgota kosovare e Fehmi Kelmendit na jep një "përgjigje" me shënime që dallojnë nga ajo që kemi diskutuar për nevojën e kuptimit të nevojës për të thënë, për tu rrëfyer, për të dëshmuar, për të ndarë së bashku, në këtë mënyrë, ëndrrat, sentimentet dhe idealet. Padiskutueshëm, nuk është njëri nga emrat e rangut të parë të poezisë shqipe në Kosovë, por mund të themi se është një tip eksponent i poezisë së një gjenerate që është formuar nën shenjën e patriotizmit që gjallëron edhe sot e kësaj dite, me shpirtin e ndarë në dy pjesë, duke shkruar me gjysmën e shpirtit në atdhe dhe me gjysmën tjetrë larg vendit të tij, për atë se si dhe se çka përjeton shpirti shqiptar i mbetur në kotaret e atdheut të vet. (Marius Qelaru)

BAKI YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ME RASTIN E 150 VJETORIT TË KOMPOZITORIT GUSTAV MAHLER (07.14.2010)
LASGUSH PORADECI - VIJA THEMELTAREEssé nga SKËNDER LUARASI( Shoqëruar me një letër të Lasgushit dërguar M. Kutelit dhe me një shënim përkatës për botimin tonë nga Petro Skënder Luarasi ) (07.04.2010)
FILLON NË UASHINGTON FESTIVALI FOLKLORIK SMITHSONIAN (07.03.2010)
VLERA TË REJA RUMUNE NË GJUHËN SHQIPE - POEZIA DHE PËRJETËSIA FEMËRORENga ALBERT KOVÀCS (07.01.2010)
PREZANTOHET ROMANI "GOJA E BOTËS" I SHKRIMTARIT TË NJOHUR ZIJA ÇELA (06.30.2010)
TRIUMF NË FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR (06.29.2010)
SHTËPIA BOTUESE "NACIONAL" PROMOVON TË HËNËN ROMANIN "SEKRETI I VARRIT TË VETMUAR" TË RESHAT KRIPËS (06.27.2010)
SHUHET SADRI AHMETI, POETI I GJUHËS SË EZOPITNga BEDRI MYFTARI (06.27.2010)
SH.B. NACIONAL NXORI LIBRIN PËR FËMIJË "KUÇEDRA DHE DRAGOI" TË SHKRIMTARES VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (06.26.2010)
FLORI BRUQI - TRIUMF SHQIPTARNga Prof. dr. ESHREF YMERI (06.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]